EN

2023

08.10.23
16:00
REDO Day III
LigjeratëGraphic Design

Team Thursday (NL) 
D-E-A-L (BE)

REDO është një ngjarje tre-ditore në lëvizje që bashkon dizajnerë nga e gjithë bota për të krijuar një diskutim rreth çështjeve aktuale brenda praktikës së dizajnit grafik. Përmes një sërë bisedash, ngjarjesh muzikore, librash dhe shëtitjeve nëpër qytet, REDO ofron një mundësi për dizajnerët që të mblidhen së bashku në dhe rreth qytetit të Prishtinës.

07.10.23
16:00
REDO Day II
LigjeratëGraphic Design

Selina Bernet (CH)

BlackMass Publishing (USA)

REDO është një ngjarje tre-ditore në lëvizje që bashkon dizajnerë nga e gjithë bota për të krijuar një diskutim rreth çështjeve aktuale brenda praktikës së dizajnit grafik. Përmes një sërë bisedash, ngjarjesh muzikore, librash dhe shëtitjeve nëpër qytet, REDO ofron një mundësi për dizajnerët që të mblidhen së bashku në dhe rreth qytetit të Prishtinës.

06.10.23
20:00
REDO Day I
LigjeratëGraphic Design

Maximage (CH)
Archival Consciousness (NL)

REDO është një ngjarje tre-ditore në lëvizje që bashkon dizajnerë nga e gjithë bota për të krijuar një diskutim rreth çështjeve aktuale brenda praktikës së dizajnit grafik. Përmes një sërë bisedash, ngjarjesh muzikore, librash dhe shëtitjeve nëpër qytet, REDO ofron një mundësi për dizajnerët që të mblidhen së bashku në dhe rreth qytetit të Prishtinës.

15.06.23
19:00
Coming Out: A 50-Year History (2017)
Film

Coming Out: A 50-Year History of Public Gay Identity (2017)) / Regjisore: Phil Siegel / Kohëzgjatja: 60 min. / Gjuha: Anglisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

American Corner Prishtina dhe Kino ARMATA, një hapësirë publike në Prishtinë që promovon kulturën alternative dhe dialogun shoqëror, vazhdojnë partneritetin e tyre duke sjellë për publikun e Prishtinës dhe Kosovës disa nga veprat më të rëndësishme dhe relevante të regjisorëve amerikanë.

Coming Out: Historia 50-vjeçare e identitetit publik homoseksual

Përshkrimi i filmit:
Adoleshenti transgjinor, Jazz Jennings, është rrëfyesi i këtij dokumentari ku disa të rinjë intervistojnë njerëz ne moshë të komunitetit LGBTQ të cilët dolën haptazi me identetin e tyre në periudha të ndryshme historike nga vitet 1950 deri në ditët e sotme. Këto biseda frymëzuese japin një pasqyrë të ndryshimeve politike dhe personale që formësuan lëvizjen moderne LGBTQ. Intervistuesit e rinj kanë një mundësi për të krahasuar dhe dalluar përvojën e tyre të "coming out" me njerëzit që bënë të njëjtën gjë gjatë periudhave të McCarthy, të Drejtave Civile, post-Stonewall dhe AIDS. Në fund, ata mësojnë se çdo brez aktivistësh qëndron mbi supet e atyre që erdhën më parë dhe se aktivizmi duhet të vazhdojë edhe në kohëra të ndryshimeve të mëdha shoqërore.

14.06.23
19:00
About Love on a Small Island (2019)
FilmDokumentar

About Love on a Small Island (2019) / Regjisore: Elaheh Habib / Kohëzgjatja: 26 min. / Gjuha: Persiane / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kemi kënaqësinë të prezantojmë javën e filmit etnografik organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, UP, në bashkëpunim me Kino ARMATA. Ky program përbëhet nga një përzgjdhje e tre filmave që paraqesin vizualisht shumësinë dhe kompleksitetin e përvojave njerëzore në kontekste të ndryshme sociale, politike e kulturore në periudha të ndryshme. Përmes fuqisë së rrëfimit antropologik ky program do të na japë mundësi të zhytemi më thellë në njohjen e kulturave dhe praktikave jetësore të cilat paraqiten përmes këtyre veprave të veçanta.

Bashkë do të mblidhemi për të parë krijimin e filmave dhe për t'u përfshirë në biseda kuptimplota rreth larmisë dhe thellësitë së ekzistencës njerëzore përmes thjerrëzës së kinemasë etnografike.

Filmi “About love on a small island” i qaset marrëdhënieve mes njerëzve dhe intimitetit në një fshat të Iranit përmes përditshmërisë së një familjeje. Filmi vë në pikëpyetje përfaqësimet stereotipike të grave muslimane dhe hap pas hapi, zbulon kompleksivitetin e martesës dhe shumllojshmërinë e ideve për dashurinë ideale dhe seksualitetin. Kjo vepër është shpërblyer
nga Shoqata e Antropologëve Amerikanë si filmi më i mirë etnografik për studentë.

Pas shfaqjes së filmit do zhvillohet një diskutim me filmbërësen Elaheh Habibi, e cila do të na bashkangjitet virtualisht. Diskutimi do të moderohet nga Rozafa Berisha.

Elaheh Habibi është antropologe vizuale, shkrimtare dhe filmbërëse me bazë në Berlin. Aktualisht ajo ndjekë studimet e doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në Paris, me fokus fotografinë gjatë luftës Iran-Irak (1980-1988). Hulumtimi i saj mbështetet nga Marie Skłodowska-Curie Fellowship.

13.06.23
19:00
Unity Through Culture (2011)
FilmDokumentar

Unity Through Culture (2011) / Regjisorë: Christian Suhr, Ton Otto / Kohëzgjatja: 59 min. / Gjuha: Tok Pisin, Tok Baluan dhe Anglisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kemi kënaqësinë të prezantojmë javën e filmit etnografik organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, UP, në bashkëpunim me Kino ARMATA. Ky program përbëhet nga një përzgjdhje e tre filmave që paraqesin vizualisht shumësinë dhe kompleksitetin e përvojave njerëzore në konteskte të ndryshme sociale, politike e kulturore në periudha të ndryshme. Përmes fuqisë së rrëfimit antropologik ky program do të na japë mundësi të zhytemi më thellë në njohjen e kulturave dhe praktikave jetësore të cilat paraqiten përmes këtyre veprave të veçanta.

Bashkë do të mblidhemi për të parë krijimin e filmave dhe për t'u përfshirë në biseda kuptimplota rreth larmisë dhe thellësitë së ekzistencës njerëzore përmes thjerrëzës së kinemasë etnografike.

"Unity Through Culture" (2011) është shpërblyer me çmimin “The Intangible Culture Film Prize” dhe “Richard Werbner Award for Visual Ethnography”; filmi shpërfaq përpjekjet e vendasëve në ishullin Baluan (Papua Guinea e Re) për të (ri)definuar kulturën, traditën, dhe idenitetin. Përmes ritmeve muzikore dhe pamjeve mbresëlënëse filmi thërret të refelktojmë mbi transformimet shoqërore në kontekstet post-koloniale dhe efektin e globalizimit.

Ton Otto është profesor i Antropologjisë në Universitetin Aarhus dhe në Universitetin James Cook, Australi. Bazuar në kërkimin afatgjatë etnografik në terren në Papua Guinenë e Re, ai ka botuar gjerësisht mbi çështjet e ndryshimeve sociale dhe kulturore.

Christian Suhr është profesor i asocuar dhe koordinator i Eye & Mind MSc-Track of Visual Antropology në Universitetin e Aarhus në Danimarkë. Ai eksploron se si filmi mund të përdoret për t'iu qasur dimensioneve të padukshme të jetës njerëzore.

12.06.23
19:00
Chronicle of a Summer (1965)
FilmDokumentar

Chronicle of a Summer (1961) / Regjisorë: Gábor Herendi / Kohëzgjatja: 85 min. / Gjuha: Frengjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kemi kënaqësinë të prezantojmë javën e filmit etnografik organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, UP, në bashkëpunim me Kino ARMATA. Ky program përbëhet nga një përzgjdhje e tre filmave që paraqesin vizualisht shumësinë dhe kompleksitetin e përvojave njerëzore në kontekste të ndryshme sociale, politike e kulturore në periudha të ndryshme. Përmes fuqisë së rrëfimit antropologik ky program do të na japë mundësi të zhytemi më thellë në njohjen e kulturave dhe praktikave jetësore të cilat paraqiten përmes këtyre veprave të veçanta.

Bashkë do të mblidhemi për të parë krijimin e filmave dhe për t'u përfshirë në biseda kuptimplota rreth larmisë dhe thellësitë së ekzistencës njerëzore përmes thjerrëzës së kinemasë etnografike.

"Chronicle of a Summer" (1965) është film me ndikim jashtëzakonisht të madh në antropologjinë vizuale dhe në skenën filmike në përgjithësi, paraqet një kronikë socio-politke dhe kulturore të përditshmërisë në Parisin e viteve 1960. Përmes intervistave filmi ngërthen tema të ndryshme shoqërore, si kënaqshmëria e klasës punëtore, lufta në Algjeri, thyerjet dhe shpresat e njerëzve. Frymëzuar nga dëshmi dhe histori të njerëzve realë, kjo vepër paraqet jetën sociale përmes cinéma vérité, stil të cilin anthropologu Jean Rouch filloi ta praktikojë.

Jean Rouch ishte antropolog dhe filmbërës francez. Ai ka zhvilluar rreh 120 filma dhe veprimtaria e tij ka lujatur rol kyç në zhvillimin e antropoogjise vizuale, stilit cinéma-vérité dhe valës së re në të filmit në përgjthësi.

Edgar Morin është sociolog dhe filozof francez. Kontributet e tij shtrihen në fusha të ndryshme shkencore si studimet e medias, politika, sociologjia, antropologjia vizuale, dhe ekologjia.

13.04.23
18:00
Pongo Calling
Film

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe ngritur vëmendjen në vështirësitë të cilat komuniteti rom i përjeton çdo ditë, të enjten, 13 prill, në 18:00h, bashkohuni me ne (DE dhe EU) për shfaqjen e filmit PONGO CALLING në Kino ARMATA.

Ky është filmi i fundit i serisë së filmave organizuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe BE në Kosovë.

Pongo është bërë aktivist në vitin 2018, kur reagoi në deklaratat raciste të Presidentit çek Miloš Zeman, sipas të cilit shumica e romëve uk punojnë. Ai bëri thirrje romëve të postojnë në rrjete sociale fotografi të tyre duke punuar.

Ky dokumentar shpërfaqë entuziazmin e Pongos dhe betejat e tij me bashkëshorten, e cila ka idetë e veta mbi pajtueshmërinë e aktivizmit të burrit të saj me jetën familjare.

Ky film do të shfaqet falas në gjuhët origjinale me titra anglisht. Gazmend Salijević, Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim, dhe Isak Skenderi, Drejtor Ekzekutiv i Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve do ta mbajnë fjalën hyrëse..

06.04.23
19:00
Bet on Revenge (2017)
Film

Bet On Revenge (2017) / Regjisor: Gábor Herendi / Kohëzgjatja: 121 min. / Gjuha: Hungarisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Ambasada e Hungarisë në Prishtinë dhe Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, fillojnë me partneritet për t'i sjellur audiencës në Prishtinë dhe Kosovë disa prej punëve më të rëdësishme dhe relevante të autorëve hungarez.

Fillojmë me shfaqjen e filmit të vitit 2017 "Bet on Revenge", me regji nga Gábor Herendi. Ernõ Blaskovich ka humbur gjithëçka pas Revolucionit Hungarez të vitit 1848. Kincsem, një kalë i shkëlqyeshëm, i jep kuptim jetës së tij pa qëllim dhe vet-shkatërrim. Ai ka shansë për të kthyer të gjitha: hakmarrjen, dashurinë dhe famën.

Filmi shfaqet në hungarisht, me titra anglisht.

04.04.23
19:00
Earthlings (2005)
Film

Earthlings (2005) / Regjisor: Shaun Monson / Kohëzgjatja: 95 min. / Gjuha: Anglisht / Titra: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

“Earthlings” është deri tani dokumentari më gjithëpërfshirës i prodhuar ndonjëherë mbi korrelacionin midis natyrës, kafshëve dhe interesave ekonomike njerëzore.

Duke mos qenë të vetmet specie në këtë botë, ne ndajmë atë me miliona krijesa të gjalla sepse të gjithë evoluam këtu së bashku. Meqenëse ne të gjithë banojmë në Tokë, të gjithë ne konsiderohemi tokësorë. Nuk ka seksizëm, racizëm, apo specieizëm në termin tokësor, ai përfshin njësoj secilin prej nesh qofshim me gjak të ngrohtë apo të ftohtë, kurrizorë apo pakurrizorë, zogj apo zvarranikë, amfibë apo peshqi, gjitarë e njerëz.

“Earthlings” është një dokumentar me metrazh të gjatë që flet për varësinë absolute të njerëzimit nga kafshët dhe thelbësisht ilustron mungesën e respektit tonë të plotë ndaj tyre.

Dokumentari përdor kamera të fshehta dhe pamje të paparë më parë, me një studim të thelluar në dyqanet e kafshëve shtëpiake, fermat e fabrikat, industritë sportive dhe argëtuese, dhe së fundmi hulumtimet mjekësore dhe shkencore duke ekspozuar praktikat e përditshme të disa prej industrive më të mëdha në botë, të cilat të gjitha mbështeten tërësisht tek kafshët për përfitim.

11.03.23
19:00
Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi: Poezitë Revolucionare
DiskutimLibër

HAXHI YMER LUTFI PAÇARIZI: POEZITË REVOLUCIONARE

Pykë/Presje ka kënaqësinë të ju ftojë në lansimin e librit ‘Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi: Poezitë Revolucionare’, vëllim që sjell tri poezitë revolucionare të Lutfi Paçarizit (1870-1928) i cili njihet si ndër poetët më të rëndësishëm të Prizrenit. Paçarizi poashtu ishte sheh i teqesë Melami. Të tri poezitë ishin shkruar në vitin 1920 si mbështetje ndaj lëvizjeve socialiste në Kosovë dhe Maqedoni, në gjuhën turke në alfabetin osman ndërkaq më e gjata ‘Vëllezërve Fshatarë e Punëtorë’ ishte botuar në gazetën socialiste të Shkupit ‘Socyalist Fecri’ (Agimi Socialist). Vëllimi përmban fragmente të nxjerra nga tema e masterit të Taxhida Hafëzit rreth Paçarizit, parathënie, bibliografi si dhe anotime gjithëpërfshirëse të përpiluara nga Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada. Përkthimi në gjuhën shqipe, përfshirë përkthimet e reja të poezive janë bërë nga Blerta Haziraj. 

Ngjarja do të mbahet të shtunën, me datë 11.03.2023 në orën 19.00 në Kino Armata ku do të mund të gjeni edhe publikime të tjera të Pykë/Presje përfshirë ‘Albanian Summer’ si dhe materiale të tjera të sapo shtypura!

Një falenderim i veçantë për Ott Kagovere për dizajnin e librit.

Botimi i librit është mbështetur nga Foundation for Arts Initiatives.

10.03.23
19:00
Delphine et Carole insoumuses (2021) / Where are the Women?
FilmDiskutim

Delphine et Carole insoumuses (2021) / Regjisor: Callisto McNulty / Kohëzgjatja: 69 min. / Gjuha: Frengjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA është krenare të prezantojë një seri filmash dhe diskutimesh feministe të titulluar KU JANË GRATË?, që do të mbahet midis 8-10 Mars 2023.

Ky program përkrahet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze në Prishtinë, Collections CINEMATEK dhe Fondation Chantal Akerman.

Ku janë gratë? Në hapësirat tona publike dhe private? Në reflektimet tona dhe mënyrat tona të rregullimit dhe perceptimit të jetës sonë të përditshme? Ku janë gratë në shoqërinë tonë moderne që është bërë nga burrat për burrat, ku gratë dhe grupet e margjinalizuara duhet të përshtaten dhe të krijojnë hapësirë ​​për nevojat dhe dëshirat e tyre specifike, të cilat janë gjithmonë të panjohura?

E premte, 10 mars 2023, 19:00h
— "Delphine et Carole insoumuses", 2021, me regji nga Callisto McNulty, 69 min.
— Një dokumentar i ndjekur nga një bisedë për gratë në art me aktivisten feministe Fjolla Muçaj. Si gratë artiste i krijojnë rrënjësisht hapësirat e tyre në terren?

Programin e mbyllim me "Delphine et Carole insoumuses" të Callisto McNulty, një film dokumentar i vitit 2018 që tregon se si në mesin e viteve 1970, regjisoret Delphine Seyrig dhe Carole Roussopoulos filluan të bënin video si ndërhyrje politike për të mbrojtur luftën e grave. Delphine dhe Carole e rishikojnë këtë bashkëpunim duke përzier video imazhe të filmuara nga dy regjisoret, intervista dhe materiale arkivore. Ky dokumentar jo vetëm që prezanton dhe kontekstualizon kontributet e panjohura, por edhe ato krijuese dhe politike të bëra nga dy gra jashtëzakonisht të talentuara në fushën e videos, por në thelb filmi është gjithashtu frymëzim për fuqinë e kinemasë, dhe veçanërisht se si filmi i lirë, i lëvizshëm dhe i fleksibël—video atëherë, digjital tani—mund të përdoret si një mjet shprehës për avokim, dokumentar dhe ndryshim.

09.03.23
19:00
Je ne suis pas un homme facile (2018) / Where are the Women?
FilmDiskutim

Je ne suis pas un homme facile (2018) / Regjisore: Eléonore Pourriat / Kohëzgjatja: 98 min. / Gjuha: Frengjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA është krenare të prezantojë një seri filmash dhe diskutimesh feministe të titulluar KU JANË GRATË?, që do të mbahet midis 8-10 Mars 2023.

Ky program përkrahet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze në Prishtinë, Collections CINEMATEK dhe Fondation Chantal Akerman.

Ku janë gratë? Në hapësirat tona publike dhe private? Në reflektimet tona dhe mënyrat tona të rregullimit dhe perceptimit të jetës sonë të përditshme? Ku janë gratë në shoqërinë tonë moderne që është bërë nga burrat për burrat, ku gratë dhe grupet e margjinalizuara duhet të përshtaten dhe të krijojnë hapësirë ​​për nevojat dhe dëshirat e tyre specifike, të cilat janë gjithmonë të panjohura?

E enjte, 9 mars 2023, 19:00h
— "Je ne suis pas un homme facile" ("I am not an easy man"), 2018, regjia Eléonore Pourriat, 98 min.
— Një komedi edukative e ndjekur nga një bashkëbisedim me aktivistet feministe Trina Binaku dhe Fjolla Muçaj se si hapësirat publike krijojnë dhe përforcojnë stereotipe, duke ndikuar në sjelljet tona seksiste.

Programin e vazhdojmë me "Je ne suis pas un homme facile" të Eléonore Pourriat ("I am not an easy man"), me Vincent Elbaz si një shovinist (Damien) i cili përfundon në një univers paralel ku rolet stereotipike gjinore ndryshojnë. Damien ndihet i hutuar: tani që përjeton seksizmin, ai përpiqet të gjejë vendin e tij në këtë botë të re të huaj. Ai takon dhe josh Aleksandrën, një romanciere me ndikim që është edhe vetë një shoviniste. "I am not an easy man" është një satirë e tepruar që prek tmerret me të cilat përballen gratë në një botë ku ato nuk kanë barazi ose iniciativën e duhur për të pasur sukses; filmi sugjeron që Zoti të na ndihmojë nëse këpuca është ndonjëherë në këmbën tjetër.

08.03.23
19:00
Jeanne Dielman (1975) / Where are the Women?
FilmDiskutim

Jeanne Dielman, 23, quai du Commerce, 1080 Bruxelles (1975) / Regjisore: Chantal Akerman / Kohëzgjatja: 201 min. / Gjuha: Frengjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA është krenare të prezantojë një seri filmash dhe diskutimesh feministe të titulluar KU JANË GRATË?, që do të mbahet midis 8-10 Mars 2023.

Ky program përkrahet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze në Prishtinë, Collections CINEMATEK dhe Fondation Chantal Akerman.

Ku janë gratë? Në hapësirat tona publike dhe private? Në reflektimet tona dhe mënyrat tona të rregullimit dhe perceptimit të jetës sonë të përditshme? Ku janë gratë në shoqërinë tonë moderne që është bërë nga burrat për burrat, ku gratë dhe grupet e margjinalizuara duhet të përshtaten dhe të krijojnë hapësirë ​​për nevojat dhe dëshirat e tyre specifike, të cilat janë gjithmonë të panjohura?

E mërkurë, 8 mars 2023, 19:00h
— "Jeanne Dielman, 23, quai du Commerce, 1080 Bruxelles", 1975, regjia Chantal Akerman, 201 min.
— Prezantimi i ngjarjes dhe prezantimi i filmit nga Chantal Akerman, pasuar nga një bashkëbisedim i shkurtër me aktivistet feminste Trina Binaku dhe Fjolla Muçaj për çështjen e shtëpisë si hapësirë ​​e caktuar për gratë.
(*bisedë para shfaqjes)

Programin e fillojmë me 'filmin më të mirë të të gjitha kohërave' - "Jeanne Dielman, 23 Quai du Commerce, 1080 Bruxelles" nga Chantal Ackerman. Një vepër e veçantë në historinë e filmit, filmi i Chantal Akerman detajon në mënyrë të përpiktë, me një ndjenjë të frikës së përhershme, rutinën e përditshme të një të vejushe në moshë të mesme, punët e së cilës përfshijnë rregullimin e shtretërve, gatimin e darkës për djalin e saj dhe kohë pas kohe, prostitucionin. Në simplicitetin e tij të jashtëzakonshëm, filmi i Akerman duket i thjeshtë, por ai përfshin një botë të tërë. Mund të shihet si një studim i saktë i personazheve apo si një nga përshkrimet më hipnotike dhe më të plota të hapësirës dhe kohës në kinema, Jeanne Dielman është një film eksperimental mahnitës, bindës, i cili është analizuar dhe argumentuar për dekada.

07.03.23
19:00
Backlash: Misogyny in the Digital Age (2022)
FilmDokumentar

Backlash: Misogyny in the Digital Age (2022) / Regjisorë: Lea Clermont-Dion, Guylaine Maroist / Kohëzgjatja: 80 min. / Gjuha: Italisht, Frengjisht, Anglisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas do ta shfaqim filmin “BACKLASH: MISOGYNY IN THE DIGITAL AGE” që paraqet katër gra nga dy kontinente të ndryshme, të cilat vendosin ta sfidojnë urrejtjen misogjene.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe BE-së, SH.T. Jörn Rohde dhe SH.T. Tomas Szunyog, Udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport dhe Sh. S. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajnë fjalë rasti.

Filmi hedh dritë mbi urrejtjen ndaj grave dhe misogjininë online. Kjo shfaqje dokumentare kanadeze i përcjell katër gra nëp dy kontinente të ndryshme: Laura Boldrini-n, ish-Kryetare e Dhomës së Deputetëve Italianë; Kiah Morris-in, ish-përfaqësuese e demokratëve; aktoren franceze dhe krijuesen në YouTube Marion Séclin dhe Laurence Gratton-in, një mësuese shkolle nga Montreali. Pasi janë bërë subjekt i sulmeve seksiste, kërcënimeve me dhunim dhe vrasjem të katër gratë nuk e pranojnë më urrejtjen mbi bazë të misogjinisë dhe vendosin t’i sfidojnë platformat online, shtetin dhe vetë keqbërësit.”

01.03.23
19:00
Homo Sapiens (2016) / Urbanism and Gentrification
FilmVideo

Homo Sapiens (2016) / Regjisor: Nikolaus Geyrhalter / Kohëzgjatja: 94 min. / Gjuha: Pa dialog / Hyrja: FALAS

Vende në tokë që tashmë i kemi lënë, kemi hequr dorë prej tyre ose i kemi harruar. Hapësira të vogla, intime si banesa apo shtëpi, si dhe komplekse të mëdha industriale apo vende të jetës publike, të ripushtuara nga natyra në faza të ndryshme. Era shpesh lëviz gjethet e bimëve ose pjesë të ndërtesave që shpërbëhen.Ndonjëherë bie shi ose borë, gjë që ka një efekt krejtësisht të ri brenda një ndërtese. Shumë nga këto vende janë të banuara edhe nga kafshë, kryesisht zogj. Dhe herë pas here është rëra e shkretëtirës që fryn butësisht nëpër ato që dikur ishin dhomat e ndenjes.

Ky film nga Nikolaus Geyrhalte është një eksplorim i ndërtesave që dikur gumëzhinin nga jeta e që atëherë janë harruar, braktisur dhe lënë për t'u rikuperuar nga natyra.

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

28.02.23
19:00
The Human Scale (2012) / Urbanism and Gentrification
FilmDokumentar

The Human Scale (2012) / Regjisor: Andreas Dalsgaard / Kohëzgjatja: 83 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Sisteme gjigante të ndërtesave të larta dhe rrugëve të larta. Njerëz që jetojnë jetën e tyre në kuti të veçanta betoni. Jeta në qytete është moderne dhe magjepsëse, por si t'i planifikojmë këto qytete në një mënyrë që të marrë parasysh sjelljen njerëzore?

Arkitekti revolucionar Jan Gehl dhe kolegët e tij janë në një mision, ata duan të sjellin në jetë qytetet. Ata duan t'i dizajnojnë qytetet në një mënyrë që të marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe nevojat njerëzore për përfshirje dhe intimitet. Ata duan të çlirojnë qytetet nga pushtimi i makinave dhe në këtë mënyrë të krijojnë hapësirë për këmbësorët dhe rrugët për biçikleta.

The Human Scale është një përvojë estetike: një dokumentar fantastiko-shkencor nga një e ardhme që tashmë është e pranishme.

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

25.02.23
19:00
Pa Vend (2021) / Zgjoi (2021)
Film

Si pjesë e aktiviteteve për nderimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së, në Kino ARMATA shfaqen filmat Pa Vend (2021) me regji nga Samir Karahoda dhe Zgjoi (2021) me regji nga Blerta Basholli.

Mbi Pa Vend / Në Kosovën e paslufte, të shtyrë nga ambicia për ta mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur, dy lojtarë lokal shkojnë nga një lokacion i çuditshëm në tjetrin duke bajtur të vetmen pronë të klubit: tavolinat e tyre.

Zgjoi rrëfen për Fahrijen e cila pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Drama e një gruaje kosovare gjatë luftës dhe ngadhnjimi i saj mbi vështirësitë e ringritjes pasluftës, ku për gratë rëndonte dhe mentaliteti i papërgatitur i shoqërisë që sheh me sy të keq ambicien për ringritje.

Shfaqja e filmave mundësohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

24.02.23
19:00
A House Made of Splinters (2022)
Film

A House Made of Splinters (2022) / Regjisor: Simon Lereng Wilmont / Kohëzgjatja: 87 min. / Gjuha: Rusisht, Ukrainisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

24 shkurti do të shënojë 1 vit nga pushtimi i paprovokuar dhe pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës. Për të shprehur solidaritetin e BE-së dhe Gjermanisë me Ukrainën, ne do ta shënojmë këtë ditë me shfaqjen e filmit ukrainas "A HOUSE MADE OF SPLINTERS" (2022), ku shfaqen fëmijët e prekur nga agresioni. Filmi do të shfaqet në gjuhën origjinale, me titra anglisht. Të premten, më 24 shkurt 2023, në Kino ARMATA në Prishtinë, në orën 19:00 dhe pa pagesë, bashkohuni me ne për të shprehur mbështetjen tonë të palëkundur dhe #QëndroniMeUkrainë️n!

Ambasadorët e Gjermanisë dhe BE-së, H.E. Jörn Rohde, H.E. Ambasadori i BE-së Thomas Szunyog, H.E. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, si dhe gazetarët ukrainas që marrin pjesë në Programin e Gazetarëve në Rezidencë të Kosovës, do të mbajnë fjalë hyrëse.

RRETH FILMIT
Edhe para pushtimit rus në 2022, jeta ishte e vështirë për fëmijët në këtë shtëpi korrektuese në Luhansk në Ukrainën lindore. Një dëshirë e madhe për siguri dhe normalitet përderisa përballen me nënat e dehura, baballarët e dhunshëm dhe varfërinë e dëshpëruar. Kolya, Eva dhe Sasha gjejnë strehë për disa muaj në një jetimore të shkatuërruar hpranë vijës së frontit. Është një strehë sigurie ku lotët mund të shndërrohen në flluska sapuni dhe përqafimet përfundojnë në përleshje. Por është një shtëpi e improvizuar, e përkohshme. Menjëherë pasi regjisori mbaroi xhirimet, fëmijët e Luhanskut iu desh të iknin nga një sulm rus.

22.02.23
19:00
Selfie (2019) / Life Through Young Eyes
Film

Selfie (2019) / Regjisor: Agostino Ferrente / Kohëzgjatja: 78 min. / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Si mund të bëni një film për jetën në një lagje të varfër të Napolit si i huaj? Dhe ndoshta edhe më e vështirë, si bëhesh pjesë e jetës së të rinjve italianë si regjisore për të rritur? Regjisori Agostino Ferrente doli me një ide sa të thjeshtë aq edhe brilante: ai u dha adoleshentëve në lagjen napolitane të Traianos një telefon për të filmuar jetën e tyre në çfarëdo mënyre që u pëlqente.

Rezultati është një film i bukur intim në të cilin miqtë më të mirë Alessandro dhe Pietro i mbajnë vazhdimisht kamerat e tyre në modalitetin selfie dhe kështu marrin rolin e regjisorit në një film për jetën e tyre. Një rol të rëndësishëm luan prania e gjithanshme e mafies dhe vdekja e shokut të tyre të lagjes Davide, i cili u qëllua gabimisht nga policia. Por dy të rinjtë janë gjithashtu të etur për të na treguar se jeta e tyre nuk dominohet tërësisht nga krimi dhe dhuna.

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

21.02.23
19:00
69 Minutes of 86 Days (2017) / Life Through Young Eyes
Film

69 Minutes of 86 Days (2017) / Regjisor: Egil Håskjold Larsen / Kohëzgjatja: 70 min. / Gjuha: Arabisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Nga një port i panjohur grek në rrugët e qeta të Uppsala të Suedisë, një refugjate e guximshme trevjeçare siriane bën udhëtimin e gjatë nëpër Evropë me familjen e saj për të gjetur rehati dhe një fillim të ri në një shtëpi të re.

Filmi jo vetëm që ndjek këndvështrimin e saj, duke nxjerrë në pah të qeshurën dhe habinë në fytyrën e saj, por vëzhgon edhe fytyrat e të rriturve. Ata janë të lodhur dhe të pasigurt për atë që ka përpara, megjithatë ata ngulmojnë me shpresën për t'u ofruar fëmijëve të tyre një jetë më të mirë. Lean mund të mos përfundojë duke kujtuar ngjarjet e këtij filmi: muajt e të qenit pjesë e një grupi të madh që shkonte drejt tokës së premtuar; udhëtimet me varkë, makinë dhe autobus; koha e kaluar duke pritur për ushqim, një vend për të fjetur, transport ose qartësi.

Ajo duket e pavëmendshme ndaj trishtimit dhe dhimbjes së të rriturve përreth saj. Por a është ajo me të vërtetë?

“Kinematografia e jashtëzakonshme, montimi i përsosur, dizajni kreativ i zërit
dhe muzika shkrihet e gjitha në një përvojë të përhumbur.”
- Juria CPH:DOX

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

16.02.23
15:00
“Gratë e lirisë” (2018)
FilmDokumentar

“Gratë e lirisë” (2018), film dokumentar me regji nga Lum Çitaku, është një dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave të Kosovës si pjesë kruciale e lëvizjes së shqiptarëve për liri e pavarësi.

Filmi fiton në peshë me rrëfimet e protagonisteve të shumta të lëvizjes politike të grave, veçmas për aktivitetet dhe organizimin e protestave në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë.

Në film janë përfshirë fragmente nga momentet më kritike të aktivitetit të grave që kulmuan me protesta të mëdha në vitet e luftës së armatosur në Kosovë më 1997- 1998, me fokus në protestën më masive të grave - Marshin për Drenicë me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”.

15.02.23
18:00
Trapped by Law (2015)
FilmDiskutim

Trapped by Law (2018) / Regjisor: Sami Mustafa / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Anglisht, Romani / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Bashkohuni me ne të mërkurën, më 15 shkurt 2023, për shfaqjen e filmit të shumëpritur "Trapped by Law" (në anglisht, me titra shqip) nga Sami Mustafa dhe një panel diskutimi mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqëri në Kosovë. Organizuar nga Manifesta 14 Prishtina, eventi do të zhvillohet në Kino ARMATA duke filluar nga ora 18:00. Mos e humbisni rastin të dëgjoni Almira Bajramin nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, Avni Mustafa nga Roma Versitas Kosova dhe Sakibe Jashari nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë teksa janë duke u përfshirë në një diskutim që nxit mendim mbi çështjen në fjalë. Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e United Nations Mission in Kosovo (UNMIK).

Filmi "Trapped by Law" është një portretizimi prekës i betejave me të cilat përballen dy vëllezërit e rinj, Kefaet dhe Selami, teksa lundrojnë në kompleksitetin e ligjit të "riintegrimit të detyruar" të nënshkruar mes Kosovës dhe Gjermanisë, së bashku me shtetet e tjera të BE-së. Ky film i fuqishëm, i xhiruar gjatë një periudhe prej pesë vitesh, tregon historinë e rrugëtimit të dy vëllezërve përmes ndarjes së tyre të detyruar nga familja, miqtë dhe kulturën hip-hop ku ata u rritën.

Kjo histori e ndarjes së familjes, e treguar përmes thjerrëzave të kulturës hip-hop, është një portret i mprehtë i përvojave të komuniteteve të margjinalizuara dhe luftës për drejtësi. Përmes filmit, audienca do të kuptojë më thellë vështirësitë me të cilat përballen komunitetet e margjinalizuara dhe barrierat sistematike që i pengojnë ata të kenë akses në të drejtat dhe liritë e tyre.

14.02.23
18:30
Biseda të thella me Swami Ananda Tirtha
LigjeratëDiskutim

Jemi tu jetu n’kohna dinamike ku najherë s’po i dhojmë vetes kohë me u ulë edhe me i bo disa pyetje e biseda ma të thella që na rrisin kualitetin e jetës, po edhe na bojnë me reflektu se çka po dojmë me bo me jetën tonë. 

“Biseda të Thella me Ndryshimtarët” është një seri eventesh të hapura publike ku do të prekim tema si qëllimi i jetës, mirëqenia, mendësia, edukimi, spiritualiteti, jeta n’Kosovë, e shumë tjera. Në këto Biseda të Thella me Ndryshimtarët do të kemi të ftuar musafirë prej çdo fushe t’jetës dhe do të eksplorojmë pyetje t’thella bashkë me ta. 

Me 14 Shkurt, n’ora 18:30 e kemi një musafir shumë special i cili po vjen nga Kroacia për me nda rrugëtimin e tij si Murg (ose Monk në anglisht). Musafiri quhet Swami Ananda Tirtha, i cili është mësues i meditimit dhe praktikues i Bhakti Yoga (Yoga e Përkushtimit) edhe na bashkangjitet neve për me i hi thellit edhe me i prek këto tema: 

Si është jeta e një Murgu në një botë materiale? 
Në një botë ku dinamika është maksimale, qysh me gjet gëzim e lumturi? 
Çka është dashnia, edhe qysh me dashtë veten?
Qysh me pas një marrëdhënie t’shëndoshë me teknologjinë?
Çka është meditimi edhe qysh me praktiku? 
Edhe pyetjet që i keni ju.

PS: 14 Shkurti është dita e Shën Valentinit, edhe ky event është mundësi shumë e mirë me i marr me vete të dashurit dhe me eksploru diçka t’bukur. 

Biseda do të moderohet nga Mentor Dida dhe do te mbahet në anglisht (vetëm kësaj radhe se musafiri nuk flet shqip). 

Disclaimer: Edhe pse eventet tona aty-këtu do të kenë të ftuar liderë shpirërorë e religjiozë prej të gjitha traditave - ky nuk është event religjioz. Këto evente e kanë për qëllim që me mësu prej njoni-tjetrit edhe nëse mendojmë ndryshe. Na si shqiptarë gjithë i kemi respektu besimet e tjerve edhe kemi mësu prej kulturave tjera.

11.02.23
19:00
Burak Çevik FILM SHOWCASE / DAY 3
FilmVideoDokumentar

11 shkurt, 19:00h
A Woman Escapes (3D), 81 min.

Kino ARMATA është krenare ta prezentoj opusin filmik të Burak Çevik, filmbërësit ekperimental nga Stambolli, Turqia, mes 9-11 shkurt 2023. Burak Çevik (1993, Stamboll) ka themeluar Fol Cinema Society dhe ka kuruar shfaqje filmike eksperimentale dhe arthouse. Ai ishte ligjërues i Jo-Fiksionit mes 2018-2020 në Universitetin Istanbul Bilgi. Filmat e tij The Pillar of Salt (2018), Belonging (2019) dhe Forms of Forgetting (2023) kanë pasur premierë në Berlinale Forum. Video punët e tij janë shfaqur në festivale të ndryshme, si Locarno Festival, Toronto International Film Festival dhe New York Film Festival.

10.02.23
19:00
Burak Çevik FILM SHOWCASE / DAY 2
FilmVideoDokumentar

10 shkurt, 19:00h
Belonging, 70 min.
A Topography of Memory, 30 min.
Pyetje/Përgjigje me Burak Çevik

Kino ARMATA është krenare ta prezentoj opusin filmik të Burak Çevik, filmbërësit ekperimental nga Stambolli, Turqia, mes 9-11 shkurt 2023. Burak Çevik (1993, Stamboll) ka themeluar Fol Cinema Society dhe ka kuruar shfaqje filmike eksperimentale dhe arthouse. Ai ishte ligjërues i Jo-Fiksionit mes 2018-2020 në Universitetin Istanbul Bilgi. Filmat e tij The Pillar of Salt (2018), Belonging (2019) dhe Forms of Forgetting (2023) kanë pasur premierë në Berlinale Forum. Video punët e tij janë shfaqur në festivale të ndryshme, si Locarno Festival, Toronto International Film Festival dhe New York Film Festival.

09.02.23
19:00
Burak Çevik FILM SHOWCASE / DAY 1
FilmVideoDokumentar

9 shkurt, 19:00h
While Cursed by Specters, 10 min.
The Pillar of Salt, 70 min.
PREZENTIM / Prodhimi i filmit të parë të pavarur në Turqi

Kino ARMATA është krenare ta prezentoj opusin filmik të Burak Çevik, filmbërësit ekperimental nga Stambolli, Turqia, mes 9-11 shkurt 2023. Burak Çevik (1993, Stamboll) ka themeluar Fol Cinema Society dhe ka kuruar shfaqje filmike eksperimentale dhe arthouse. Ai ishte ligjërues i Jo-Fiksionit mes 2018-2020 në Universitetin Istanbul Bilgi. Filmat e tij The Pillar of Salt (2018), Belonging (2019) dhe Forms of Forgetting (2023) kanë pasur premierë në Berlinale Forum. Video punët e tij janë shfaqur në festivale të ndryshme, si Locarno Festival, Toronto International Film Festival dhe New York Film Festival.

07.02.23
19:00
Samsara (2011) / Part or Apart from Nature
FilmDiskutim

Samsara (2011) / Regjisor: Ron Fricke / Kohëzgjatja: 102 min. / Gjuha: Nuk ka / Titra: Nuk ka / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA dhe DYVÓ prezantojnë serinë e bashkëpunimeve të përmuajshme mbi temën e ndryshimit klimatik dhe ambientit. Çdo muaj do të shfaqen filma që trajtojnë relacionet tona me natyrën, kafshët, mjedisin dhe temat si ndotja plastike dhe ndryshimi klimatik të përcjellura me diskutime dhe reflektime pas shfaqjes së filmit.

Bashkëpunimin e parë e hapim me filmin “Samsara” të regjisorit Ron Fricke, një film poetik mbi jetën industriale që është bërë pjesë e jona e pashmangshme.

Sa jemi të vetëdijshëm për mënyrën si jetojmë, por sa jemi të vetëdijshëm për mënyrën se si konsumojmë si shoqëri? A jemi pjesë e natyrës apo e shohim atë si diçka të ndarë prej nesh të cilën ne mund ta shfrytëzojmë? A janë shprehitë tona të ndryshueshme dhe a mund ta evitojmë bashkë një ngjarje që ndryshe ka mundësi të jetë katastrofale për tokën? Shpresojmë se ky film na frymëzon drejt një ndërgjegjësimi të ri për ambientin rreth nesh.

I filmuar në njëzet e pesë vende gjatë një periudhe pesëvjeçare dhe i vlerësuar për pamjet dhe muzikën e tij magjepsëse, ky film kap si të lodhshmen, ashtu edhe të mrekullueshmen dhe thellësitë më të mëdha të shpirtit njerëzor.

03.02.23
19:00
Return of the Kung Fu Dragon (1976) / Trash Trilogy
Film

Return of the Kung Fu Dragon (1976) / Regjisor: Chick Lim Yu / Kohëzgjatja: 84 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Trash trilogjinë e mbyllim me Return of the Kung Fu Dragon, film tajvanez i vitit 1976 me regji të Chick Lim Yu. Në ishullin idilik Phoenix në detin jugor kinez qyteti i artë bëhet vendlindje e llojit të ri të kung fu. Së shpejti një tiran keqbërës kërcënon paqen dhe harmoninë e këtij qyteti dikur krenar. Gjeneratat rriten dhe princi trim, princesha guximtare dhe një xhuxh me fuqi të jashtëzakonshme bëhen bashkë për ta kthyer mbretërinë njerëzve të saj derisa ata luftojnë me tiranin.

02.02.23
19:00
First Spaceship on Venus (1960) / Trash Trilogy
Film

First Spaceship on Venus (1960) / Regjisor: Kurt Maetzig / Kohëzgjatja: 79 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

First Spaceship on Venus është film fantastiko-shkencor polako/gjerman i vitit 1960, i bazuar në romanin e vitit 1951 The Astronauts nga Stanisław Lem. 

Pasi gjindet një incizues fluturimi antik i cili ka ardhur nga fluturakja, si duket nga Venera, një anije kozmike lëshohet në orbitë. Ekuipazhi zbulon civilizimin e vdekur të Venerës i cili ka ndërtuar një pajisje e cila don ta shaktërroj jetën në Tokë para invazionit. Para se të mund ta ekzekutojnë planin e tyre, ata zhduken në luftën nukleare globale.

01.02.23
19:00
Attack from Space (1964) / Trash Trilogy
Film

Attack from Space (1964) / Regjisor: Teruo Ishii / Kohëzgjatja: 76 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Trilogjinë e trash filmave e fillojmë me Attack from Space (1964), filmin i cili flet për superheroin Starman i cili dërgohet në planetin Emerald për ta mbrojtur tokën nga jashtëtokësorët armiqësor të Galaksisë Sapphire. Sapphire-ët e kidnapojnë Dr. Yamanaka dhe e shtyejnë të përdor fluturaken e tij kundër Tokës. 

Attack from Space ishte montuar për televizionin amerikan nga filmat #5 dhe #6 të serisë japoneze të filmave të shkurtë Super Giant, gjithashtu në regji të Teruo Ishii.

31.01.23
19:00
2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë
FilmDokumentar

“2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë” prezanton tre dokumentarë të shkurtër mbi objekte të përzgjedhura të arkitekturës moderne. Qëllimi i realizimit të këtij cikli të dokumentarëve është video-dokumentimi i arkitekturës moderne përmes rrëfimeve personale të shfrytëzuesve të ndërtesave moderniste si dhe shpalosjes së pikëvështrimeve të profesionistëve të arkitekturës mbi vlerat dhe rëndësinë e arkitekturës moderne në Kosovë.

1. Dokumentari i shkurtër "Ngjyrat" mbi ndërtesën e Bankosit, Pejë
2. Dokumentari i shkurtër "Vijat" mbi ndërtesën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
3. Dokumentari i shkurtër "Kupollat" mbi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë

Pas prezentimit të dokumentarëve do të zhvillohet një diskutim mbi rëndësinë e dokumentimit të trashëgimisë moderne.

27.01.23
19:00
KONCERT: Orkestra Frymore Prizreni
KoncertMuzikë

KONCERT / Orkestra Frymore Prizreni

Musa Piperku, Leonard Deda, Jusuf Gërvalla, Simon Gjoni, Johann Sebastian Bach, Astor Piazzolla, Mark Ronson, Jon Bon Jovi, Pharell Williams 

Dirigjent: Edon RAMADANI 

27.01.2023
E premte, 19:00h
Kino ARMATA

Përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

26.01.23
19:00
Teenagers from Outer Space (1959) / B-Trilogy
Film

Teenagers from Outer Space (1959) / Regjisor: Tom Graeff / Kohëzgjatja: 86 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e B-filmave fantastiko-shkencor përfundon me Teenagers from Outer Space, film i pavarur amerikan bardh e zi i vitit 1959 i distribuar nga Warner Bros. Filmi është prodhuar, shkruar dhe drejtuar nga Tom Graeff, me David Love, Dawn Bender, Bryan Grant, Harvey B. Dunn, Tom Graeff, dhe King Moody në role kryesore.

Në film, tinejxheri jashtëtokësor Derek largohet nga ekipazhi i tij për të kërkuar jetë të re në tokë, derisa njëri nga kolegët e tij dërgohet për ta vrarë atë, në përpjekje për ta zhdukur njerëzimin dhe populluar Tokën me karavidhe gjigante të quajtura Gargonë.

TRIVIA: Buxheti i filmit ishte aq i vogël sa që produksioni nuk pati mundësi të siguroj ndriçim, prandaj skenat e 'natës' janë xhiruar gjatë ditës.

25.01.23
19:00
Voyage to the Planet of Prehistoric Women (1968) / B-Trilogy
Film

Voyage to the Planet of Prehistoric Women (1968) / Regjisor: Peter Bogdanovich / Kohëzgjatja: 78 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e e B-filmave klasik fantastiko-shkencor vazhdon me Voyage to the Planet of Prehistoric Women, film i vitit 1968 me regji të Peter Bogdanovich, verzion i adaptuar i Voyage to the Prehistoric Planet të Curtis Harrington, i cili është në fakt adaptim i filmit rus Planeta Bur të vitit 1962 nga Pavel Klushantsev.

Astronautët zbarkojnë në Venerë ku ballafaqohen me krijesa të rrezikshme dhe gati se takojnë gratë sexy të Venerës. Astronautët vrasin krijesën e cila adhurohet nga gratë e Venerës, të cilat pastaj përpiqen t'i përdorin fuqitë e tyre për t'i vrarë astronautët, por pa sukses. Më në fund, astronautët lëshojnë planetin dhe roboti i tyre i cili është djegur nga flaka e vullkanit shndërrohet në zot nga gratë e Venerës, të cilat veçse kishin shkatërruar bustin e zotit të tyre të kaluar (zogut).

24.01.23
19:00
Plan 9 from Outer Space (1959) / B-Trilogy
Film

Plan 9 from Outer Space (1957) / Regjisor: Edward D. Wood Jr. / Kohëzgjatja: 79 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e B-filmave fantastiko-shkencor fillon me Plan 9 from Outer Space (titulli origjinal Grave Robbers from Outer Space), film i pavarur amerikan bardh e zi fantastiko-shkencor i vitit 1959, i shkruar, i prodhuar, me regji dhe montazhë nga Ed Wood, me Gregory Walcott, Mona McKinnon, Tor Johnson dhe Vampira (Maila Nurmi) në role kryesore. Filmi gjithashtu krediton si aktor pas vdekjes edhe Bela Lugosi (xhirimi pa zë i aktorit është bërë nga Wood për një film tjetër të pakryer para vdekjes së Lugosi në vitin 1956).

Rrëfimi fokusohet në jashtëtokësorët të cilët duan ta ndalin njerëzimin prej krijimit të armës për shkatërrim në masë që mund ta zhdukë universin. Jashtëtokësorët implementojnë "Planin 9", skemë për ringjalljen e të vdekurve në Tokë, të cilëve iu referohen si "vampirë". Duke shkaktuar kaos, jashtëtokësorët shpresojnë se kriza do ta shtyej njerëzimin t'i dëgjoj ata. Nëse jo, jashtëtokësorët do ta shkatërrojnë njerëzimin me armët e të pavdekurve.

Plan 9 from Outer Space u shfaq në televizion pa ndonjë ndikim deri në vitin 1980, kur autorët Harry Medved dhe Michael Medved e cilësuan si "filmi më i keq i prodhuar ndonjëherë" në librin The Golden Turkey Awards. Wood dhe filmi i tij janë shpërblyer pas vdekjes me dy Golden Turkey Awards për Regjisorin më të Keq Ndonjëherë dhe Filmin më të Keq. Ai më vonë është vlerësuar si "epitom i kinemasë aq-e-keqe-sa-që-është-e-mirë" dhe është ngritur në nivel kulti.

20.01.23
19:00
La Chinoise (1967) / Homazh për Jean-Luc Godard
Film

La Chinoise (1967) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 96 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë La Chinoise, film politik francez të vitit 1967 me regji nga Jean-Luc Godard, për një grup aktivistësh maoist në Paris.

La Chinoise është adaptim i romanit Demonët të Fyodor Dostoyevsky nga viti 1872. Në roman, grupi i pesë qytetarëve të pashpresë, secili duke përfaqësuar bindjet dhe personalitetet e ndryshme ideologjike, krijojnë konspiracion për ta rrëzuar regjimin imperial rus përmes fushatës së dhunës së qëndrueshme revolucionare. Filmi është i vendosur në Parisin bashkëkohor dhe ndodhë kryesisht në një banesë të vogël, duke u strukturuar si seri e dialogjeve personale dhe ideologjike duke dramatizuar kontaktet mes pesë studentëve francez—tre meshkujve dhe dy femrave—pjesë të grupit radikal maoist "Aden Arabie Cell" (emër i marrë nga romani Aden, Arabie nga Paul Nizan). FIlmi ka fituar Shpërblimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Venedikut të vitit 1967.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml

19.01.23
19:00
Alphaville (1965) / Homazh për Jean-Luc Godard
Film

Alphaville (1965) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 99 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë Alphaville, film neo-noir fantastiko-shkencor i Valës së Re Franceze nga viti 1965 me regji të Jean-Luc Godard. Në role kryesore janë Eddie Constantine, Anna Karina, Howard Vernon dhe Akim Tamiroff. Filmi e fitoi Ariun e Artë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 1965.

Alphaville kombinon zhanret e film noir dhe fantastiko-shkencës distopike. Nuk ka pajisje speciale ose aranzhime futuristike; filmi është xhiruar në lokacione të vërteta në Paris, ku rrugët e kryeqytetit shndërrohen në Alphaville, derisa xhamat modernist dhe ndërtesat e betonit (të cilat në vitin 1965 ishin të reja dhe kishin dizajn të çuditshëm arkitektonik) paraqesin enterieret e qytetit. Filmi është vendosur në të ardhmen por personazhet u referohen ngjarjeve të shekullit XX; për shembull, heroi përshkruan veten si veteran i Gadalcanal.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml

18.01.23
19:00
Breathless (1960) / Homazh për Jean-Luc Godard
Film

Breathless (1960) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë Breathless, dramë krimi franceze e vitit 1960 me skenar dhe regji të Jean-Luc Godard. Në role kryesore është Jena-Paul Belmondo si kriminel bredhës i quajtur Michel, dhe Jean Seberg si e dashura e tij amerikane me emrin Patricia. Ky ishte filmi i parë i gjatë i Godard, i cili e bëri Belmondon aktor të njohur.

Breathless është shembull me ndikim i kinemasë së Valës së Re. Ai, së bashku me The 400 Blows të Truffault dhe Hiroshima Mon Amour të Alain Resnais, të dy të prodhuar një vit më herët, solli vëmendje ndërkombëtare mbi stilet e reja të filmbërjes në Francë. Në atë kohë, Breathless tërhoqi vëmendje për stilin e guximshëm vizuel, duke përfshirë përdorimin jokonvencional të montazhës së shpejtë.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml

13.01.23
19:00
The Jazz Singer (1927) / Public Domain 2023
Film

The Jazz Singer (1927) / Regjisor: Alan Crosland / Kohëzgjatja: 89 min. / Gjuha: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë The Jazz Singer, dramë muzikale amerikane me regji të Alan Crosland dhe të prodhuar nga Warner Bros Pictures. ky ishte filmi i parë i gjatë me soundtrack të incizuar dhe sinkronizuar, si dhe këndim dhe të folur të përshtatur (në disa sekuenca të izoluara). Dalja e tij shënoi ngritjen e filmave me zë, me sistemin zë-në-disk të Vitaphone së bashku me gjashtë këngë të performuara nga Al Jolson.

Filmi shtjellon rrëfimin fiksional të Jakie Rabinowitz, një burri të ri i cili refuzon traditat strikte të familjes së tij hebreje. Pas këndimit të këngëve të njohura në kopshtin e birrave, ai dënohet nga babai i tij dhe vendosë të ikë nga shtëpia. Disa vite më vonë, kur e quan veten Jack Robin, ai bëhet këngëtar i talentuar xhazi, duke performuar me fytyrë të zezë. Ai përpiqet të zhvillojë karierë si zbavitës, por ambiciet e tija personale bijnë në konflikt me kërkesat e shtëpisë dhe trashëgimisë së tij.

12.01.23
19:00
The Lodger: A Story of the London Fog (1927) / Public Domain 2023
Film

The Lodger: A Story of the London Fog (1927) / Regjisor: Alfred Hitchcock / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë Lodger: A Story of the London Fog, film britanez pa zë i vitit 1927 me regji të Alfred Hitchcock dhe Marie Ault, Arthur Chesney, June Tripp, Malcolm Keen dhe Ivor Novello në role kryesore. Filmi është i bazuar në romanin Lodger nga Marie Belloc Lowndes të vitit 1913 dhe shfaqjen Who Is He? të bashkëshkruar me Belloc Lowndes. Ngjarja shtjellon ndjekjen e vrasësit serik në Londër të ngjashëm me Jack the Ripper.

Si trilleri i parë i Hitchcock, ky film e bën të njoftur si regjisor. Pas daljes, revista Bioscope shkruan: "Ky film ka mundësi të jetë prodhimi më i mirë britanik ndonjëherë". Këtu Hitchcock bën paraqitjen e parë të tij në film; është i ulur në një redaksi lajmesh, si dhe për një çast paraqitet në turmë njerëzish kur arrestohet aktori kryesor.

11.01.23
19:00
Metropolis (1927) / Public Domain 2023
Film

Metropolis (1927) / Regjisor: Fritz Lang / Kohëzgjatja: 153 min. / Tabelat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë Metropolis, filmin fantastiko-shkecor gjerman me regji nga Fritz Lang dhe skenar nga Thea von Harbou në bashkëpunim me Lang nga romani me të njejtin emër i vitit 1925 të von Harbou. Ky film pa zë konsiderohet si pionier në domenin fantastiko-shkecor, duke qenë njëri ndër filmat e parë të gjatë të këtij zhanri.

I prodhuar në Gjermani gjatë periudhës së Weimar, Metropolis ndodhë në një distopia futuristike urbane dhe ndjekë përpjekjet e Freeder, birit të pasur të ushëheqësit të qytetit, dhe Marias, të bekuares së punëtorëve, për ta zhdukur ndarjen e madhe mes klasave të qytetit të tyre dhe për t'i afruar punëtorët me Joh Fredersen, udhëheqësit të qytetit. Mesazhi i filmit përmbledhet në titrin e fundit: "Ndërmjetësuesi mes kokës dhe dorës duhet të jetë zemra".