EN

2022

22.12.22
19:00
EAP Vol. 2 Prezentim Publik / Neo_School
Neo_School Muzikë

Prezentimi publik i audio tracks të prodhuara nga studentët e modulit Electronic Audio Production (EAP) Vol. 2 të Neo_School nga Kino ARMATA

Jemi krenarë që mund të prezentojmë audio tracks të prodhuara nga studentët e modulit për prodhimin elektronik të muzikës dhe zërit Electronic Audio Production (EAP) Vol. 2, pjesë e shkollës joformale Neo_School nga Kino ARMATA.

STUDENTËT
Fisnik Bekolli
Milot Hajredini
Valmir Mustafa
Viola Recaj
Andi Thaqi

LIGJËRUESIT
Bujar Aruqaj
Ilir Bajri
Liburn Jupolli
Tomor Kuçi
Dritëro Nikqi
Vigan Nimani
Driton Pllana – Toton
Alia Schafer

Mes 18 tetor - 12 nëntor 2021, kandidatët e zgjedhur kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të produksionit muzikor, prej inçizimit në teren, efekteve të zërit, akustikës, sintezës, aranzhimit, punës softuerike, miksimit, etj., nga liderët në fushët e teorisë dhe praktikës muzikore. Pas punës intenzive teorike dhe zhvillimit të idesë për projektin e tyre, çdo pjesëmarrës prodhoi nga një audio track i cili është pjesë e kompilacionit final të projektit. Ata u sfiduan personalisht dhe në grup me operimin e sintisajzerëve, prodhimin e tingujve, punën me Ableton dhe softuerë tjerë, miksimin, si dhe me aspektet tjera të këtij procesi.

Krijimi i platformës së edukimit në Kino ARMATA është vazhdim i logjikshëm i punës tonë trevjeçare në ndërtimin e bazës kreative për krijuesë, artistë, punëtorë kulturor, etj. Pos një numri të konsiderueshëm të sintisajzerëve që janë pjesë integrale e arsenalit muzikor të Kino ARMATA, me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) jemi pajisur me njësi produksioni që i mundësuan të gjithë pjesëmarrësve të Neo_School realizim teknik FALAS të audio track të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo_School / EAP janë liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguroi se pjesëmarrësit morrën udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në medium muzikor.

Neo_School përkrahet nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna e Prishtinës.

21.12.22
19:00
Jeta është e Mrekullueshme (1946)
Film

It's a Wonderful Life (1946) / Shteti: Shtetet e Bashkuara / Regjisor: Frank Capra / Kohëzgjatja: 135 min / Gjuha: Anglisht / Titrat: Shqip / Hyrja: FALAS

It's a Wonderful Life është komedi-dramë amerikane e Krishtlindjes me produksion dhe regji të Frank Capra, e bazuar në tregimin e shkurtë dhe fletushkën The Greatest Gift nga Philip Van Doren Stern.

Në film paraqitet James Stewart si George Bailey, një njeri i cili ka harruar ëndërrat e tij për t'i ndihmuar të tjerëve, dhe përpjekja e vetëvrasjes për Krishtlindje të të cilit sjellë intervenim nga engjëlli, Clarence Odbody (Henry Travers). Clarence i tregon George krejt jetërat në të cilat kishte ndikuar, dhe sa e ndryshme do të ishte jeta në Bedford Falls po që se ai të mos kishte lindur.

It's a Wonderful Life ishte nominuar për pesë shpërblime Oscar, përfshirë atë për Filmin më të Mirë, dhe është zgjedhur nga Instituti Amerikan i Filmit si filmi më inspirues amerikan i të gjitha kohërave. Capra ka treguar se ky ishte filmi më i dashur që kishte drejtuar, dhe ia shfaqte familjes së tij çdo Krishtlindje.

20.12.22
19:00
Shfaqja e filmave dokumentarë të Neo_School Doc Vol. 3
Neo_School Film

Kino ARMATA ka kënaqësinë t'i shfaqë gjashtë filma të prodhuar gjatë Neo_School Doc Vol. 3, shkollës joformale një-mujore për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë. Mes 17 tetor - 25 nëntor 2022, nën mentorimin e regjisorit Ilir Hasanaj kandidatët e zgjedhur kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të filmbërjes së dokumentarëve, prej produksionit, hulumtimit, zhvillimit të skenarit, regjisë, montazhit, audios, etj., nga liderët në fushët e filmit dhe hulumtimit. Pas punës intenzive teorike dhe zhvillimit të idesë për film, çdo pjesëmarrës ka prodhuar nga një film të shkurtë dokumentar. Ata u sfiduan personalisht dhe në grup me operimin e kamerave, montazhin e filmit, post-produksionin dhe aspektet tjera të procesit të filmbërjes.

FILMBËRËSIT:
Ron Idrizaj
Korab Mala
Ana Morina
Enis Murati
Vesa Shahini
Dita Xhaferi

LIGJËRUESIT:
Eranda Bokshi
Dea Gjinovci
Dafina Halili
Ilir Hasanaj
Blerta Haziraj
Valmirë Hyseni
Tomor Kuçi
Vigan Nimani
Enis Saraçi
Dren Suldashi

Krijimi i platformës së edukimit Neo_School është vazhdim i logjikshëm i punës dyvjeçare të Kino ARMATA në ndërtimin e bazës kreative për krijuesë, artistë, punëtorë kulturor, etj. Me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Kino ARMATA është pajisur me kamera, audio pajisje, njësi montazhi, etj., që u mundësoi të gjithë pjesëmarrësve të Neo_School realizim teknik FALAS të filmit të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo_School ishin liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguron se pjesëmarrësit kanë marrë udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në medium filmik.

Neo_School përkrahet nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna e Prishtinës.

27.11.22
19:00
Illusions perdues (2021)
Week of Francophonie Film

Illusions perdues (2021) / Regjisor: Xavier Giannoli / Kohëzgjatja: 149 min. / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Iluzionet e Humbura është një film dramatik francez i bashkëshkruar dhe drejtuar nga Xavier Giannoli, i lëshuar në vitin 2021. Është një përshtatje e romanit Illusions Perdues (1837-1843) nga Honoré de Balzac, një nga romanet kryesore të La Comédie Humaine.

Lucien de Rubempré është një poet i ri idealist i lindur pa pasuri në Angoulême në fillim të shekullit të 19-të. Marrëdhënia e tij me një grua të martuar nga fisnikëria vendase është mundësia për të shkuar në Paris për të kënaqur ambiciet e tij. Së shpejti i lënë në duart e tij në këtë qytet të egër dhe mizor, ai do të zbulojë se jeta letrare, intelektuale dhe artistike pariziane është vetëm fasada e një sistemi të madh ekonomik cinik, ku "çdo gjë blihet dhe shitet, letërsia si shtypi, politika si ndjenja, reputacion si shpirtra. Falë talentit të tij si kritik, ai filloi të ngrihej brenda shoqërisë së lartë pariziane. Por ky sistem do të kthehet kundër tij.

19.11.22
19:00
Les Infidèles (2012)
Week of Francophonie Film

"Les Infidèles" (2012) / Regjisorët: Emmanuelle Bercot, Fred Cavayé, Alexandre Courtès, Jean Dujardin, Michel Hazanavicius, Jan Kounen, Éric Lartigau, Gilles Lellouche / Kohëzgjatja: 109 min. / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Les Infidèles është një film francez i drejtuar nga Emmanuelle Bercot, Fred Cavayé, Alexandre Courtès, Jean Dujardin, Michel Hazanavicius, Éric Lartigau, Gilles Lellouche dhe Jan Kounen, i publikuar në vitin 2012.

Tradhtia mashkullore dhe variacionet e saj të shumta parë nga tetë regjisorë: Fredi dhe Greg, dy miq, kalojnë mbrëmjet e tyre duke vizituar klubet e natës për të gjetur pushtimin e natës. Bernard e gjen veten në spital në një situatë të sikletshme. Laurent është bllokuar në një seminar biznesi për disa ditë dhe synon të përfitojë nga qëndrimi i tij në një hotel larg gruas së tij për ta tradhtuar atë.

18.11.22
19:00
King of the Belgians (2016)
Week of Francophonie Film

King of the Belgians (2016) / Regjisorët: Peter Brosens, Jessica Woodworth / Kohëzgjatja: 94 min. / Gjuha: Frengjisht, holandisht dhe anglisht / Titrat: Anglisht, frengjisht dhe boshnjakisht / Hyrja: FALAS

Me rastin e Ditës së Mbretit së Belgjikës dhe Festivalit të Filmit Frankofon, Zyra Diplomatike e Belgjikës në Prishtinë ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Kino ARMATA për shfaqjen e filmit "Mbreti i belgëve".

Mbreti Nicolas III është një shpirt i vetmuar që ka ndjenjën e veçantë se po jeton jetën e gabuar. Ai nis një vizitë shtetërore në Stamboll me një regjisor britanik, Duncan Lloyd, i cili është porositur nga Pallati për të xhiruar një dokumentar që synon të lustrojë imazhin mjaft të mërzitshëm të monarkut. Bëhet e ditur se Wallonia, gjysma jugore e Belgjikës, ka shpallur pavarësinë e saj. Mbreti ka qëllim të kthehet menjëherë në shtëpi për të shpëtuar mbretërinë e tij. Dhe për herë të parë, deklaron ai, do ta shkruajë fjalimin e tij vet. Ndërsa mblidhen për t'u larguar, një stuhi diellore godet tokën duke bërë që komunikimet të shemben dhe hapësira ajrore të mbyllet. Nuk ka telefona. Asnjë avion. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, siguria turke hedh poshtë me ftohtësi sugjerimin e Mbretit që të kthehen në shtëpi me rrugë. Por Mbreti nuk ka ndërmend të presë këtë stuhi. Lloyd, duke nuhatur një mundësi me përmasa historike, harton një plan të dyshimtë arratisjeje që përfshin fustane me lule dhe bullgarë që këndojnë.

Kështu fillon odiseja e tyre e fshehtë në të gjithë Ballkanin, një udhëtim që është i ngarkuar me kthesa të gabuara, takime befasuese dhe momente gëzimi kalimtar.

Gjuha: frengjisht, holandisht dhe anglisht. Titrat në anglisht, frengjisht dhe boshnjakisht

Në fund të shfaqjes, të ftuarve do t'u ofrohet një pije (birra të stilit belg!).

17.11.22
18:00
Petite Leçon d'amour (2021)
Week of Francophonie Film

"Petite Leçon d'amour" (2021) / Regjisore: Ève Deboise / Kohëzgjatja: 86 min. / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka kënaqësinë t'ju ftojë në filmin "Petite Leçon D'Amour" të enjten më 17 nëntor në orën 19:00 në Kino Armata me rastin e Festivalit të Filmit të Frankofonisë.

Julie është një grua e re që shëtit qentë në Paris në kohën e saj të lirë. Ndërsa ecën, ajo strehohet në një kafene për t'i shpëtuar një stuhie shiu. Në kafene, ajo gjen një dosje të harruar me një test matematike dhe një letër shqetësuese dashurie të shkruar nga një gjimnaziste drejtuar mësuesit të saj. Julie e shqetësuar fillon një hetim. Ajo ka pak kohë për të parandaluar më të keqen, sepse adoleshentja duket e përgatitur për çdo gjë.

Filmi do të jetë në frëngjisht me titra anglisht.

Për të marrë shijen e parë të kulturës frankofone zvicerane, Ambasada Zvicerane ju fton në një apéro të shijshme përpara shfaqjes së filmit, duke filluar nga ora 18:00 në kinemanë Armata.

 Në këtë frymë: A bientôt !



 

16.11.22
18:30
France (2021)
Week of Francophonie Film

"France" (2021) / Regjisor: Bruno Dumont / Kohëzgjatja: 133 min. / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Filmi France është një film komedi-dramë i vitit 2021, shkruar dhe drejtuar nga Bruno Dumont. Në të luajnë Léa Seydoux, Blanche Gardin, Benjamin Biolay, Emanuele Arioli, Juliane Köhler, Gaëtan Amiel, Jewad Zemmar dhe Marc Bettinelli.

Filmi ndjek jetën e një gazetareje televizive, e kapur në një spirale ngjarjesh që do ta çojnë në rënien e saj. Midis dramës dhe komedisë, Franca kërkon të krahasojë krizën intime dhe publike të një gruaje të re me një portret të Francës bashkëkohore. [2] Filmi pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë më 15 korrik 2021. U publikua në Francë më 25 gusht 2021 nga ARP Selection.

Filmi synohet veçanërisht të jetë një satirë e trajtimit të informacionit nga kanalet televizive. France de Meurs është një gazetare yll në një stacion televiziv privat francez.

Fama e saj, mënyra e saj e konceptimit të raporteve dhe programeve, si dhe një zinxhir ngjarjesh personale, do të shkaktojnë një dyshim total të karrierës së saj në media dhe do ta kthejnë jetën e saj përmbys, përveç përpjekjeve të saj me sulmet e panikut dhe ankthin.

13.11.22
19:00
Fusha e Mëllenjave (2018)
Film

Fusha e Mëllenjave (2018) / Regjisore: Arzana Kraja / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Shqip / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Për të shënuar përvjetorin e humbjes së hershme të regjisores Arzana Kraja si dhe European Arthouse Cinema Day 2022, në ditën e cila hapë Muajin e Filmit Evropian në Kino ARMATA mes 13 nëntor - 10 dhjetor si pjesë e projektit të iniciuar në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit, shfaqet filmi Fusha e Mëllenjave (2018) me regji dhe skenar nga Arzana Kraja.

Syla, një ish i burgosur politik i torturuar nga Kosova, e kupton se idealizmi i tij politik i shkatërron jetën. Pas njëzet viteve të jetës së përditshme në Londër, ai kthehet në shtëpi për t'u ballafaquar me të kaluarën e tij të trazuar.

Shfaqja e filmit organizohet në partneritet me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

09.11.22
20:00
MAKTH (Ballkanik) / PREMIERË
VideoMuzikë

MAKTH (Ballkanik)
nga Luan Durmishi

Ky projekt vjen pas 3 vitesh punë intensive, duke e bërë një shtrirje në kohë, nisur nga viti 1132 (referuar muzikës bizantine shqiptare), e deri tek variacionet e shtresimet kohore e kulturore që muzika moderne e sotme i bartë me vete. Me një mbështetje tejet profesionale vizuale, projekti në fjalë përçon angazhimin social e kulturor kolektiv, i cili edhe mbetet si qëllim në vete i vet projektit Makth.

“Mbreti i Zi shpërfaqet i veshur nën ziftin e kostumit mondan që vërvitet, rënkon, shpërtrupërohet e dekodohet, brenda madhështisë së tij, e kundrejt të bëmave të veta”.

(MAKTH)

MUZIKA: 
teksti, vokalet bizantine shqiptare & vokali kryesor - Luan Durmishi
producent muzikor / inçizim, miksim, masterizim - Tomor Kuçi
kompozitore e linjës kryesore vokale të veprës & bazës ritmike - Irena Popović
obo & tupana - Albin Abazi
kitarë, inçizim & asistim në produksion - Dren Suldashi

VIDEO:
koncepti - Luan Durmishi, Ilir Hasanaj
skenari, regjia, montazha - Ilir Hasanaj
kinematografia - Samir Karahoda
montazha - Ardmax
storyboard - Arvan Berisha
asistent i kameres - Jetmir Zenelaj, Ardmax
kostumet - Flutura Dedinja
skenografi, skulpturat - Rigon Begolli
grim - Violeta Janjeva
pajisje - Ikonë Studio
mbreti i zi, shpirti i zi - Luan Durmishi
udhëtarja / mbretnesha - Kanina Arifi
udhëtari - Apollon Arifi
vallëtarja e zezë - Agnes Nokshiqi
vallëtari i zi - Don Shala

04.11.22
16:00
Prishtina Music Conference 2022
MuzikëKonferencë

PMC II / 4-5 nëntor 2022

Kemi filluar një mision. Të zhvillojmë këndvështrime të reja mbi diversitetin e procesit të mendimit në lidhje me zhvillimin e muzikës.

Të zgjerojmë mendjen kolektive në tregun e muzikës urbane në Kosovë, rajon dhe botë. Të arrijmë të respektojmë tingullin dhe ta trajtojmë atë siç e meriton.

Që kjo të japë fryte, teksa ndërtojmë shtyllat për një të ardhme të ndritur me PMC-në, dëshirojmë t'i kujtojmë audiencës tonë një bllok ndërtimi shumë të rëndësishëm për ndërmarrjen tonë, nga e cila presim këtë ndryshim të rëndësishëm.

Konsistenca. Konsistencë në qasje. Konsistencë në arritje. Konsistente në sjellje. Me përvojën e një edicioni të parë të suksesshëm nën brezin tonë, të kombinuara me disa përmirësime kryesore që vijnë nga reagimet e marra nga të ftuarit, folësit dhe panelistët tanë, ne jemi të kënaqur dhe shumë të emocionuar t'ju informojmë se PMC do të kthehet për edicionin e dytë në nëntor të vitit 2022.

Konferenca do të ketë të njëjtin format si vitin e kaluar, me prezantime, panel diskutime, ekspozita, seminare dhe performanca.

22.10.22
19:00
Mafia dhe Domatet e Kuqe (2014)
Film

Mafia dhe Domatet e Kuqe (2014) / Regjisor: Giulio Manfredonia / Length: 100 min. / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me Ambasadën e Italisë në Kosovë në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve italian para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Javës së Gjuhës Italiane në Botë, në Kino ARMATA do të shfaqet filmi "Mafia dhe Domatet e Kuqe" (2014), me regji të Giulio Manfredonia. Filmi do të shfaqet në gjuhën italiane me titra anglisht dhe hyrja është falas.

Filippo ka vite që merret me aktivitete antimafia në jug të Italisë, por e ka bërë këtë nga karrigia e zyrës së tij shumë larg në veri. Kur një kooperative nga Pulia i jepet një fermë e vogël që u konfiskua nga bosi i pamëshirshëm i mafias Sansone, ata nuk arrijnë të vazhdojnë për shkak të bojkoteve të vazhdueshme të mafias dhe Filippo detyrohet të përfshihet aktivisht në terren. I frikësuar, i shqetësuar dhe burokratik pa shpresë, ai nuk do ta ketë të lehtë. Por ai është frymëzuar falë guximit dhe pasionit të anëtarëve të ndryshëm të kësaj kooperativë.

12.10.22
19:00
Music Klip Vol. 10 / Orbis Rexha
VideoMuzikë

Music Klip Vol. 10

Kino ARMATA vazhdon me serinë e eventeve ku do të shfaqen klipet muzikore (music videos) nga artistë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, si pjesë e një konteksti vizuel ose tematik. Eventet janë të përmuajshme; epizoda e qershorit është e kuruar nga Orbis Rexha, jurist dhe aktivist. Do të keni mundësi të dëgjoni dhe shikoni klipe nga incizimet shtëpiake kryesisht të këngëve shqipe, si Qamili i Vogël, Ismet Peja, etj.

10.10.22
20:00
Po ia thyej zemrën vetes
Manifesta 14 VideoKoncertMuzikë

Performanca “Po ia thyej zemrën vetes” nga Leart Rama është pjesë e ndërhyrjes artistike të SEKHMET “DASHURIA është DASHURI është DASHURI”, e zhvilluar në kuadër të Manifesta 14. Performanca është një reflektim multimedial, prej shumë zërash, rreth asaj se çka i bën bashkë njerëzit dhe rreth kuptimit të njëmendtë të barazisë e dashurisë.

PO IA THYEJ ZEMRËN VETES
Jetoj, marr frymë
E shkatërroj veten dhe ty…
Humnera që kurrë nuk ka me m’lanë me këqyrë nalt’
Dielli çelë e perëndon…përgjithmonë, mbase
por unë, unë s’e shoh kurrë dritën.
Në mesin e atyre, që duken si krejt si unë
mundohem me drejtu gishta,
me e qitë jashtë fajin.
Gishtat kthehen drejt meje…

“Po ia thyej zemrën vetes” është performancë audio-vizuale nga Leart Rama, përmes së cilës dhunshëm shtjellohet trishtimi, histeria dhe mpirja. Është thellim në peshën e turpit dhe vetëshkatërrimit dhe përshpëritjeve të qeta: “Çkado që je, faji është i yti”.

“Po ia thyej zemrën vetes” fillimisht u krijua gjatë rezidencës artistike të Ramës, Q21 Wien dhe u performua në vitin 2019, me mbështetjen e CEL Kosovë dhe Youth artivists for change.

Posteri nga: Gëzim Ramizi (Xaxi)

09.10.22
21:00
Performancë nga Lukas Rehm
REDO Prishtina VideoLibër

E Diel, 9 Tetor / 21:00
Performancë nga Lukas Rehm (Lybes Dimem) me rastin e lansimit te 333 (botuar nga Building Fictions, dizajnuar nga Tatjana Stürmer dhe Rudy Guedj)

09.10.22
17:00
REDO Prishtina Dita III
REDO Prishtina LigjeratëGraphic Design

REDO është një ngjarje tre-ditore në lëvizje që bashkon dizajnerë nga e gjithë bota për të krijuar një diskutim rreth çështjeve aktuale brenda praktikës së dizajnit grafik. Përmes një sërë bisedash, ngjarjesh muzikore, librash dhe shëtitjeve nëpër qytet, REDO ofron një mundësi për dizajnerët që të mblidhen së bashku në dhe rreth qytetit të Prishtinës.

E Diel, 9 Tetor / 17:00–19:00
Elisa van Joolen (NL/IT)
Atelier Brenda (BE)

08.10.22
17:00
REDO Prishtina Dita II
REDO Prishtina LigjeratëGraphic Design

REDO është një ngjarje tre-ditore në lëvizje që bashkon dizajnerë nga e gjithë bota për të krijuar një diskutim rreth çështjeve aktuale brenda praktikës së dizajnit grafik. Përmes një sërë bisedash, ngjarjesh muzikore, librash dhe shëtitjeve nëpër qytet, REDO ofron një mundësi për dizajnerët që të mblidhen së bashku në dhe rreth qytetit të Prishtinës.

E Shtunë, 8 Tetor / 17:00–19:00
Jonathan Castro Alejos (PE)
Laurenz Brunner (CH)

07.10.22
20:00
REDO Prishtina Dita I
REDO Prishtina LigjeratëGraphic Design

REDO është një ngjarje tre-ditore në lëvizje që bashkon dizajnerë nga e gjithë bota për të krijuar një diskutim rreth çështjeve aktuale brenda praktikës së dizajnit grafik. Përmes një sërë bisedash, ngjarjesh muzikore, librash dhe shëtitjeve nëpër qytet, REDO ofron një mundësi për dizajnerët që të mblidhen së bashku në dhe rreth qytetit të Prishtinës.

E Shtunë, 7 Tetor / 20:00–22:00
Shirana Shahbazi (CH/DE/IRN) & Manuel Krebs (CH)
Estonian Academy of Arts (EE) & Åbäke (UK)

04.10.22
19:00
Anna Thew (UK) SHOWCASE
Manifesta 14 LigjeratëFilm

SHOWCASE
Anna Thew (UK)
Përgjegjësitë Institucionale dhe Artistike të Krijimit të Filmit Eksperimental

4 tetor, 18:00 – 22:00
Filma nga Thew dhe punëtori mbi historinë e filmave eksperimentalë

5 tetor, 18:00 – 22:00
Filma nga Thew dhe bisedë mbi traditën e filmbërësve të Londrës Co-Op dhe rrjetit ndërkombëtar të filmit eksperimental

6 tetor, 18:00 – 22:00
Filma nga kineastët e ftuar dhe leksione/debate/performancë rreth perspektivave të reja në zhanër

Shfaqjet e filmave të Anna Thew janë pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA-s, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Felix Kubin, Jean-François Pauvros & Jean-Marc George Montera dhe Sylva. Four Ways from Sundown mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille.

RRETH ANNA THEW

Lindur në Sheffield në vitin 1947. Ka studiuar FA Pikturë në Chelsea School of Art, Londër, poashtu gjuhën italiane dhe gjermane në Universitetin e Mançesterit dhe në Universitetin Perugia, Itali. Filloi të bënte filma në vitin 1980, duke punuar në formate me një ekran të vetëm dhe të zgjeruar me shumë ekrane, instalim dhe performancë, me çmime prodhimi nga Këshilli i Arteve, Instituti Britanik i Filmit dhe Channel 4, dhe sponsorizim nga Kodak.

Puna e Anna Thew është shfaqur gjerësisht në festivalet ndërkombëtare të filmit, duke përfshirë Berlinin, Edinburgun, Londrën, Nju Jorkun, Sydney, Locarno dhe Montreal; në galeritë duke përfshirë Galerinë Serpentine dhe Tate, Londër dhe Center Georges Pompidou, Paris, dhe në programet e turneut në MB, Francë, Gjermani, Australi, Holandë, Brazil dhe SHBA. Shfaqjet retrospektive dhe të veprave me një dhe me shumë ekrane përfshijnë BROKEN PIECES, Zagreb dhe Dubrovnik, 2002, ANNA THEW MULTI-PROJECTIONS, Villa Capriglio, Torino 2000, LUX, Londër, 1999, Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Videos së Re, Split, Kroaci 1997 dhe Akademie der Künste, Düsseldorf 1995.

Ajo ka kuruar në mënyrë të pavarur programe të filmave dhe videove të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj, duke përfshirë 291 Gallery, Londër, 2001, LUX Cinema 1999, Riverside Studios (Free Radicals) 1998, FLUX në Milch Gallery, 1996, FLUX at the Min, Londër 1994 dhe turne gjerman në New British Film & Video sponsorizuar nga British Council Leipzig. Mësimi përfshin Goldsmiths, Central Saint Martins. Aktualisht po programon serinë Art in Cinema në Kolegjin e Artit Chelsea.

Filmat e Thew dhe performancat e saj kombinojnë subjektivitete queer me hetime strukturore-formaliste dhe partiturat muzikore me aktivizmin social. Gjatë ekspozitës së saj në Kino ARMATA, Thew do të flasë për aspektet organizative dhe shpërndarëse të krijimit të filmave eksperimentalë, duke përfshirë aspektet gjinore dhe klasore të këtyre praktikave, si dhe do të shfaqë filma të saj dhe të kineastëve të tjerë të lidhur me LFMC, duke u fokusuar tek gratë dhe regjisorët queer.

29.09.22
19:00
No Border (2005-2008) / Les Eclats (2011) / Four Ways from Sundown
Manifesta 14Four Ways from Sundown FilmDokumentarDiskutim

SYLVAIN GEORGE SHOWCASE

NO BORDER (Aspettavo Che Scendesse La Sera), Super 8. Bardh e zi. 23 min. NOIR PRODUCTION 2005-2008

Paris, qytet i hapur. Përkujtimet e marramendjes. Rrënojat. Erërat. Baticat. Emigrantët e rinj irakianë, afganë, iranianë enden rrugëve midis kuzhinave dhe kampeve. Rrjedhimisht, ata vënë në krizë rendin e gjërave dhe shoqërinë borgjeze. Ndodh një emancipim, thellësisht melankolik, elegjiak: duke ripërcaktuar konceptin e revolucionit me një koncept të ri të historisë.

LES ECLATS (2011), 84 min.
THE OUTBURSTS (My face, my revolt, my name)

DOKUMENTARI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR, FESTIVAL I FILMIT TORINO 2011

Fragmente zërash, të qeshura dhe tërbimi; rrëmbime fjalësh, imazhesh dhe kujtese; fjalët afër dhe larg, nga dje, nga sot; fryma e erës, gjesti i diellit në perëndim të diellit, reflektimet e gjakut të kuq; bastisjet e policisë, luftëtarët e kortezheve, gjykata e padrejtësisë.
Për një hartë të dhunës së ushtruar mbi emigrantët, përsëritjen e kolonializmit dhe papranueshmërinë e "botës ashtu siç është".

FOUR WAYS FROM SUNDOWN

Shfaqjet e filmave të Sylvain George janë pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA-s, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Felix Kubin, Jean-François Pauvros & Jean-Marc Thew Montera dhe Anna. Four Ways from Sundown mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille.

28.09.22
19:00
Nuit Obscure (2022) / Four Ways from Sundown
Manifesta 14Four Ways from Sundown FilmDokumentar

SYLVAIN GEORGE SHOWCASE

NUIT OBSCURE (2022)
Nuit obscure – Feuillets sauvages (Les brûlants, les obstinés), 265 min, Festivali i Filmit në Locarno 2022

Melilla, një enklavë spanjolle në Marok, është një kufi tokësor midis kontinentit afrikan dhe Evropës. Një zonë neutrale` ku mund të lexohen dhe shihen politikat evropiane të migracionit, sfidat dhe pasojat e tyre. Një vend drejt të cilit bashkohen, nga Maroku, "ata që digjen", "harragas", të mitur dhe të rinj, të etur për të arritur në Evropë. Ata nuk kanë asgjë për të humbur, por duan të jetojnë deri në fund.

FOUR WAYS FROM SUNDOWN

Shfaqjet e filmave të Sylvain George janë pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Felix Kubin, Jean-François Pauvros & Jean-Marc Thew Montera dhe Anna. Four Ways from Sundown mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille.

27.09.22
19:00
Joli Mai (2017) / L’implossible – Pages Arrachees (2009) / Four Ways from Sundown
Manifesta 14Four Ways from Sundown FilmDokumentarDiskutim

SYLVAIN GEORGE SHOWCASE

JOLI MAI (2017)
Pretty May (Those who have killed less than a hundred times, throw the first stone at me).
Video. E zezë dhe e bardhë. Noir Production. 8 min.
Në përfundim të demonstratës së 1 majit 2016, policia përdor forcën.

L'IMPOSSIBLE - PAGES ARRACHEES (2009)
THE IMPOSSIBLE – PEACES OF FURY
(Songs from the protests)

I vendosur nën kujdesin e Rimbaud, Lautréamont, Dostoievski dhe Benjamin, të xhazit dhe punk-ut, ky film përpiqet të dëshmojë për politikat e padrejta që i japin formë kohës sonë, për karakterin "djallëzor" të disa jetëve politike apo trupave të zinj (emigrantët/imigrantët, punëtorët, të papunët, studentët, etj.). Filmi vepron si pakicë, një stazë kritike e realiteteve mitike dhe të shumicës; dhe punon në trup çështjen e revoltës dhe kryengritjes: vërshimi, disidentifikimi, rikonfigurimi i pavendosur... i pamundur.

Filmi është i ndarë në pesë pjesë:

1. THE WOOD OF SHIPS (I burn properly!)
2009, Super 8, Bardh e zi dhe me ngjyra, 15 min. prod: Noir Production.

Calais, qytet i shkretë. Bardhësia e borës që mbulon qytetin. Hijet e zeza dhe tutelare, kryqi dhe kambanorja, që dominojnë atë. Zjarret e kuqe flakë që e mbështjellin dhe e djegin. Figurat dhe fytyrat e njerëzve që kthehen nga larg. Emigrantët. Të dëbuarit. Variacion në peizazhet e kalcinuara dhe infernale dhe jetët politike: trupat e zinj

2. BALLAD FOR CHILDREN (We won’t kill you any more than if you were a corpse)
2009, Super 8, Ngjyra, 26 min, prod: Noir Production.

Calais, qytet i shkretë. Evokim: Në një pyll të vogël, vritet "xhungla", një i ri që vjen nga larg, nga një Lindje e Mesme në luftë. Ishte në dhjetor 2008. Dhe është një botë e tërë, politike, që jep shpirt, kujt do t'i japim shpirt. Lutja: Kalon një i ri që vjen nga larg. Dhe fjalët, gjurmët dhe mbijetesat e tij, si një këngë, vijnë nga më larg: nga humnerat, nga deti dhe shkretëtira, nga harresa, nga skajet e pafundme. Kalon një i ri që vjen nga larg, si një Orfe i ri, politik, i zi dhe rebel. Një i ri i pamundur që asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë tani…

3. ARMED AGAINST JUSTICE (Burn! Burn! Burn!)
2009, video, bardh e zi dhe me ngjyra, 29 min, prod: Noir Production

Parisi. Demonstrata e 19 marsit 2009. Nëpunës civilë, studentë, emigrantë të pasigurt, pa dokumente, të papunë, pensionistë, godasin trotuarin. Derisa digjet, mes inatit dhe zemërimit; dhe zërat shpërndahen duke u shkruar në kohë. Derisa shteti të shtypë, dhunshëm dhe arbitrarisht; dhe trupat e pafajshëm dënohen.

4. THE TIME OF THE ASSASINS (Fire Music)
2009, video, bardh e zi dhe me ngjyra, 17 min, prod: Noir Production

Paris. Demonstrata e 1 majit 2009. Ndjekje, përsëritje e gjestit kryengritës: “Paqe në kasolle, Luftë në kështjella”. Pas disa shekujsh, Hôtel de Ville në Paris u pushtua përsëri dhe Këshilli i Parisit u riinvestua nga një asamble revolucionare. Thirrje: Komuna e Parisit. Evokimi: njerëzit që vijnë. Këtu është koha, ejani përsëri …

5. YOU WILL REMAIN HYENA ETC (The book of the damned)
2009, 16mm, Bardh e Zi dhe Ngjyra, 17mn, prod: Noir Production.

Me pjesëmarrjen e Lionel Soukaz dhe Tripak. Si një rreth nga ferri.

Variacion mbi tradhtinë dhe mohimin, pështyrja e renegatit si medalje, "fondet e pensionit" si të bëhen, nga libri "Letra për ata që kaluan nga kollari i Maos në Rotari" nga Guy Hocquenghem dhe filmat e Lionel Soukaz dhe/ose me Guy Hocquenghem.

FOUR WAYS FROM SUNDOWN

Shfaqjet e filmave të Sylvain George janë pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA-s, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Felix Kubin, Jean-François Pauvros & Jean-Marc Thew Montera dhe Anna. Four Ways from Sundown mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille.

17.09.22
19:00
Para së gjithash, çfarë do të ndodhë? (2022)
FilmVideoDiskutim

Para së gjithash, çfarë do të ndodhë? (1922) / Regjisor: Florian Mehmeti Löffler / Length: 31 min. / Gjuha: NUK KA / Titrat: NUK KA / Hyrja: FALAS

“Para së gjithash, çfarë do të ndodhë?” (2022), i xhiruar në Grand-Hotel-Prishtina, ndjekë një komplot jolinear që vë në pikëpyetje marrëdhënien ndërmjet materies konkrete të monumenteve dhe asaj të fizikës kuantike.

Duke kundërshtuar ideologjinë e paraqitur në monumente, atë të një shteti kombëtar të përhershëm, fizika kuantike sfidon nocionin e logjikshëm të materies. Në shkallën më të vogël, e gjithë materia sillet si valë dhe nuk është kurrë e ngurtë. Së pari, duke afektuar shikuesin, e pozicionin veten si materie e qëndrueshme.

“Para së gjithash, çfarë do të ndodhë?” është një film eksperimental ku çdo skenë shpërndan përkohësi të ndryshme brenda dhe përgjatë fushës së hapësirë-kohë-materies. Peizazhet nuk pushojnë kurrë, por rikonfigurohen brenda, shpërndahen dhe kalojnë njëra-tjetrën.

Një fëmijë nget një veturë elektrike nëpër korridoret e Grandit derisa hyn në dhomën e famshme 446, në të cilën Josip Broz Tito banonte gjatë vizitave të tij në Kosovë. Burri që banon në dhomë është disi drithërues* i ngatërruar me fëmijën - megjithëse ai nuk është i pranishëm në sytë e fëmijës, ata lidhen përmes vrimës së zezë gjithnjë në rritje jashtë dritareve.

* ‘Veprim drithërues në distancë’ është mënyra se si Albert Einstein e përshkroi konceptin e ngatërrimit kuantik.

Para së gjithash, çfarë do të ndodhë? nga Florian Mehmeti Löffler
Prodhimi: Katarzë Films
Kinematografia: Leart Rama
Aktorët kryesorë: Redon Kika, Tringa Sefedini
Aktorët dytësorë: Elisa Maxhuni
Montazherë: Leart Rama, Florian Mehmeti Löffler
Kompozitorë: Genc Elezaj, Edmond Krasniqi
Regjistrimi i zërit: Atdhe Behluli
Kolorist: Leart Rama
Efektet vizuele: Florian Mehmeti Löffler
Stilimi: Tringa Sefedini, Florian Mehmeti Löffler
Grimerja: Elisa Maxhuni
Falenderime të veçanta për: Misal Adnan Yıldız, Tringa Sefedini, Leart Rama, Genc Elezaj, Josephine Pryde, Studio Pryde.

RRETH ARTISTIT

Florian Mehmeti Löffler, i lindur në Gjermani në vitin 1995, është një artist pamor i cili jeton dhe punon në Berlin dhe Prishtinë. Ai së fundmi u diplomua në UdK-Berlin në klasën e Josephine Pryde.

Ekspozitat solo përfshijnë: „I - See - You - See - Me - See - You“ Spazio ORR, Brescia, Italy (2020), „I am not turning, I am not turning back.“, Neues Off - Yorck Kinos Berlin (2020). His work has been shown in group exhibitions at Frankfurter Kunstverein, Frankfurt a.M. (2018) fffriedrich, Frankfurt a.M (2017), Museum für Fotografie, Berlin (2018), Babylon, Berlin (2018) EIGEN+ART Lab, Berlin (2019), SPOILER — Aktionsraum Moabit, Berlin (2020).

16.09.22
18:00
Koha e Filmave në Kino ARMATA
Film

Koha e Filmave në Kino ARMATA / organizuar nga SUMMER CULT

-"Sharing” nga Granit Dragaj

-“#Hashtag” nga Lorena Sopi

-“The Long Spring” nga Ermal Duli

-“Vera” nga Hana Bucalija

14.09.22
19:00
Luaneshat e Kodrës (2021)
FilmDiskutim

Luaneshat e Kodrës (2021) / Regjisore: Luana Bajrami / Kohëzgjatja: 82 min. / Gjuha: Shqip / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

SINOPSIS

Diku në Kosovë, në një fshat të vogël të largët, tri të reja shohin ëndrrat dhe ambiciet e tyre duke u ndrydhur. Në kërkimin e tyre për pavarësi, asgjë nuk mund t'i ndalojë: është koha për t'i lënë luaneshat të ulërijnë.

SHËNIM I REGJISORES

“Ti gjithmonë kthehesh këtu, ndërsa ne duam vetëm të ikim”.
Cituar nga një diskutim i shumëfishtë me kushëriren time, pasi kemi pasur kaq shumë debate të tilla, të vendosura në kodrën me pamje nga fshati ynë Pleshinë. 
I drejtohem asaj: ajo nuk më shikon, por shikon në distancë, e shqetësuar. Atëherë kuptova se po prekja një vuajtje të thellë, të përgjithësuar. Ky vend, ky vend - Kosova - që më magjeps, është për të një burg. Me këtë edhe ajo më thoshte se unë isha e lirë.

LUANESHAT E KODRËS është historia e tre mikeshave të reja që u rritën në një fshat ku mbretëron injoranca dhe mërzia dhe që vendosin në kulmin e jetës së tyre të dalin së bashku prej tij. Filmi mbartet nga këto tre figura goditëse që rebelohen kundër padrejtësisë së gjendjes së tyre që nuk e zgjodhën. Ne ndjekim evolucionin e këtyre tre zemrave që na mbajnë me të qeshurat e tyre, me zjarret, me shpresat dhe me lotët e tyre. Nëpërmjet tyre filmi pikturon këtë epokë ku ne pyesim veten, këtë kërkim për veten, për tjetrin, këtë kërkim për të mirën, por mbi të gjitha potencialin e zgjedhjeve. I gjithë filmi është ndërtuar rreth dëshirës së ethshme të emancipimit rinor: këtë tërbim për të thyer lidhjet që banojnë këto tre vajza të reja.

Kjo temë për mua është universale, ndaj doja ta ndaja filmin nga çdo vend. Megjithatë zgjedha ta vendos në Kosovë.

FESTIVALET DHE ÇMIMET

DIRECTORS' FORTNIGHT CANNES
​MELBOURNE INTERNATIONAL FILM FESTIVAL
SARAJEVO FILM FESTIVAL - Zemra e Sarajevës për Aktoren më të mirë
PRISHTINA FILM FESTIVAL - Regjisorja më e mirë dhe Aktorja më e mirë
TORONTO INTERNATIONAL FILM FESTIVAL
​​CALGARY INTERNATIONAL FILM FESTIVAL - Çmimi i Madh i Jurisë
​WARSAW INTERNATIONAL FILM FESTIVAL - FIPRESCI Çmimi i Jurisë
RAINDANCE FILM FESTIVAL - Regjisorja më e mirë dhe Zbulimi më i mirë
STOCKHOLM INTERNATIONAL FILM FESTIVAL - Debyja më e mirë dhe Skenari më i mirë
IMAGE+NATION FILM FESTIVAL - Kinematografia më e mirë dhe Dedikim Nderi - Filmi më i mirë

13.09.22
19:00
Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni (2022)
FilmDiskutim

PËR FILMIN

Thonë se shtëpia është ndjenjë, por ku është shtëpia, kur nuk të lejohet të ndihesh në shtëpi as veç brenda trupit dhe mendjes tënde? Çka është vetja, kur ajo vazhdimisht refuzohet dhe përzuret?

Në shoqëri që bujarisht kultivojnë e mirëmbajnë hapësira ku vetet heteronormative mund të performohen e që janë gati natyrshëm mospranuese ndaj veteve që janë ndryshe nga normalja e pranuar përgjithësisht - pesha e të qenit është shpesh e papërballueshme.

Sidoqoftë, lufta për depërtim është e fuqishme!

“Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” shpalos tregime intime të personave LGBTQ nga Kosova dhe kërkimin e tyre të parreshtur për një vend që u ofron hapësirë për të qenë.

12.09.22
14:00
Bankimi Digjital vs Tradicional
DiskutimKonferencë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizon edicionin e parë të “Green and Digital Week” nga data 12-16 shtator 2022, në Prishtinë.

Green and Digital Week do të hapet me një diskutim ndërmjet kompanive të fintech dhe bankave.

Paneli do të diskutojë se si ndikoi digjitalizimi në industrinë e shërbimeve financiare, çfarë ndryshimesh kanë ndodhur dhe se si këto ndryshime po mbështesin nevojat dhe funksionimin e bizneseve të sektorit privat.

Panelistë:

Mentor Geci - Drejtor i Departamentit për Mbikqyrje Bankare, Banka Qendore e Kosovës

Eriola Bibolli - CEO, Procredit Bank

Anita Kovacic - CEO, Raiffeisen Bank

Ylli Dushi - CEO, OneFor

Alban Nevzati - CEO, Swinto

Valon Budima - CTO, Paysera

09.09.22
21:00
Jean-François Pauvros & Jean-Marc Montera (FR) / Four Ways from Sundown
Manifesta 14 KoncertMuzikë

KONCERT / Jean-François Pauvros & Jean-Marc Montera (FR)

Performanca e Jean-François Pauvros dhe Jean-Marc Montera është pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA-s, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Felix Kubin, Anna Thew dhe Sylvain George. Four Ways from Sundown mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille.

Jean-François Pauvros është një muzikant francez, kitarist elektrik dhe improvizues i muzikës eksperimentale i lindur në 1947 në Hautmont. Ai është anëtar në grupin Mobius me Gaby Bizien dhe Philippe Deschepper. Skauti francez i talenteve Jef Gilson regjistron një disk të parë të Pauvros me Gaby Bizien në dyshe muzika e të cilit është afër British free music. Ai u takua me Siegfried Kessler me të cilin krijuan Phoenix 14 në 1978. Jean-François Pauvros regjistroi në 1985 për disqet e natos Le Grand Amour me kitaristin Arto Lindsay (ish DNA), këngëtarin Ted Milton të grupit Blurt dhe bateristin Terry Day; në 1988 u publikua në të njëjtën label Hamster Attack me bateristin Julian Fenton, këngëtaren Mary Genis dhe saksofonistët Evan Parker dhe Stan Sulzmann ndër të tjerë.

Jean-Marc Montera është një kitarist francez, kryesisht aktiv në skenën muzikore eksperimentale. Përveçse është aktiv si muzikant, ai është edhe drejtor i organizatës GRIM, e cila organizon koncerte, festivale, workshope dhe projekte artistike në rezidencë në Marsejë. Montera është aktiv si performues që nga vitet '70 dhe ka bërë bashkëpunime me artistë si Fred Frith, André Jaume, Barre Phillips, Yves Robert, Loren Mazzacane Connors, Thurston Moore, Lee Ranaldo, Louis Sclavis, Hifiklub, Michel Doneda.

05.09.22
19:00
Negociimi i tregimit: Konstruktet e trashëgimisë si mjete pēr narrativa supreme
LigjeratëDiskutimArkitekturë

Titulli:
"Negociimi i tregimit: Konstruktet e trashëgimisë si mjete pēr narrativa supreme"

Organizuar nga:
Manifesta 14 x Grupi i hulmutimit DFG 277 Identiteti dhe Trashëgimia

Përshkrim:
Grupi Hulumtues "Identiteti dhe Trashëgimia" nga Universitetet e Berlinit, Weimar, Dessau dhe Erfurt është angazhuar me analizën kritike të ndërtimeve të trashëgimisë që nga viti 2016 përmes hulumtimit të rasteve specifike studimore. Ky panel diskutimi do të sjellë në dialog përvojën e tyre brenda konteksteve akademike me punën e vazhdueshme të Manifesta mbi risinifikimin e trashëgimisë së Prishtinës dhe rolin që ka arti bashkëkohor në kundërshtimin e narrativave hegjemoniste. Nëse, sipas fjalëve të Catherine Nichols, shkrimi i historisë nuk duhet t'i lihet më shkencave historike, çfarë roli të ri duhet t'i caktojmë akademisë? Si e sfidojmë historiografinë? Si ta tregojmë historinë ndryshe?

Pjesëmarrësit:
Grupi hulumtues DFG 277 "Identiteti dhe Trashëgimia"
Paul Domela, Shef i Biznesit, Manifesta Biennale
Bekim Ramku, Drejtor i Fondacionit Kosovar të Arkitekturës

01.09.22
19:00
The Little Shop of Horrors (1960)
Film

The Little Shop of Horrors (1960) / Regjisor: Roger Corman / Kohëzgjatja: 72 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

The Little Shop of Horrors është komedi e zezë amerikane e vitit 1960. I shkruar nga Charles B. Griffith, filmi është farsë për asistentin e floristit i cili kultivon bimë të cilat ushqehen me mishin dhe gjakun njerëzor. I prodhuar nën titullin The Passionate People Eater, filmi ka stil origjinal humori, duke kombinuar komedi të zezë me farsë dhe duke përfshirë humor hebrenjësh dhe elemente të truqeve. The Little Shop of Horrors është xhiruar për $28,000, ku enterieret janë xhiruar për dy ditë duke përdorur setin e mbetur nga A Bucket of Blood.

Filmi gradualisht fitoi kult status përmes thashethëmave kur u distribua si B-film bashkë me Black Sunday të Mario Bava dhe më vonë me Last Woman on Earth. Popullariteti i filmit u rritë përmes transmetimeve televizive si dhe prezencës së Jack Nicholson të ri, roli i vogël i të cilit është promovuar mirë në video verzionet e filmit. Filmi ishte bazë për mjuzikllin jashtë Broadway, Little Shop of Horrors, i cili u shndërrua në film të luajtur në vitin 1986 dhe pati riskenim në Broadway në 2003, të cilat gjithashtu rritën interesimin për filmin e vitit 1960.

31.08.22
19:00
A Bucket of Blood (1959)
Film

A Bucket of Blood (1959) / Regjisor: Roger Corman / Kohëzgjatja: 66 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

A Bucket of Blood është komedi e zezë horror e vitit 1959 me regji të Roger Corman. Në rolin kryesor është Dick Miller dhe analizon 'beat' kulturën. Filmi, i prodhuar me buxhet prej $50,000, ishte xhiruar për pesë ditë dhe i ka të gjitha tiparet estetike të 'low-budget' veprave të Corman. I shkruar nga Charles B. Griffith, filmi është satirë e errët dhe komike për një kamarier të ri ekstrovert në një kafene bohemësh i cili njihet si skulptor i spikatur kur rastësisht vret macen e qiradhënëses së tij dhe e mbulon me baltë për t'i fshehur gjurmët. Kur i kërkohet të prodhoj punë të ngjashme, ai bëhet vrasëtar.

A Bucket of Blood ishte i pari prej tri bashkëpunimesh mes Corman dhe Griffith në zhanrin e komedisë, i pasuar nga The Little Shop of Horrors (i cili është xhiruar në setin e njejtë sikur A Bucket of Blood) dhe Creature from the Haunted Sea. Corman nuk ishte sprovuar më parë në këtë zhanër, edhe pse prodhimet e kaluara dhe të ardhshme të Corman në zhanret tjera inkorporojnë elemente komike. Filmi është satirë jo vetëm i vet filmave të Corman por edhe i botës së artit dhe filmave për tinejxher nga vitet 1950. Filmi njihet në shumë qarqe si portretizim i sinqertë dhe jodiskriminues i karakteristikave të 'beat' kulturës, përfshirë artin, vallëzimin dhe mënyrën e jetesës.

30.08.22
19:00
Promovimi i librit 'Fëmijëri të rrëmbyera'
VideoMuzikëDiskutimLibër

“Fëmijëri të rrëmbyera” është libër i rrëfyer nga 10 prindër e familjarë të fëmijëve të vrarë apo të zhdukur në luftë, dhe nga 2 fëmijë të rritur pa prindër si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.

Përmes eksplorimeve të historive gojore, ky vëllim mëton pluralizimin e historisë dhe përfshirjen e përvojave të fëmijëve në luftë në kujtesën kolektive, për të lehtësuar adresimin e heshtjes sistematike dhe përgjithësimet në tregimin për luftën e fundit në Kosovë.

Ngjarja do të hapet me shfaqjen e intervenimit audio-muzikor dedikuar të pagjeturve nga lufta të titulluar ‘The Vanished’ (prodhuar nga forumZFD programi në Kosovë) – me regji të Lum Çitaku, kompozim dhe performim nga Liburn Jupolli, me përcjellje të Arta Jashari në Soprano dhe Edita Pozhegu në recital të poezisë ‘The Vanished’ nga Hans Magnus Enzenberger.

Promovimi i librit do të nis me fjalë hyrëse nga z. Bajram Qerkini, drejtor ekzekutiv i Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe z. Nehari Sharri, Drejtor i forumZFD programi në Kosovë, që do të përcillet me diskutimin në panel të titulluar ‘Fëmijët e Kosovës: Histori të heshtura të luftës’, me panelistë Nora Ahmetaj, Hulumtuese në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë restorative, aktiviste dhe feministe; Dr. Mimoza Shahini, specialiste e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve, dhe ligjëruese ne kolegjin AAB dhe Universitetin e Prishtinës; dhe Korab Krasniqi, forumZFD programi ne Kosovë. Diskutimi do të moderohet nga Dr. Linda Gusia, Sociologe dhe Profesoreshe ne Universitetin e Prishtinës.

Libri ‘Fëmijëri të rrëmbyera’ është realizuar nga forumZFD programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, me mbështetje përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Ambasada Zvicerane në Kosovë.

25.08.22
19:00
Compartiment Tueurs (1965)
Film

Compartiment Tueurs (1965) / Regjisor: Costa-Gavras / Kohëzgjatja: 95 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Gjashtë persona udhëtojnë me tren gjatë natës nga Marseja në Paris. Kur treni mbërrin në destinacionin e tij, një nga pasagjerët, një vajzë, gjendet e vdekur në një shtrat gjumi. Policia e drejtuar nga inspektori Grazzi po heton pesë pasagjerët e tjerë, duke dyshuar se njëri prej tyre ishte përgjegjës. Megjithatë, me shtimin e hetimeve, pasagjerët e tjerë fillojnë të dalin të vdekur. Më pas i takon dy të fundit të mbetur për të zgjidhur çështjen, përpara se të bëhen viktimat e radhës.

Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.

Ky film shfaqet në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.

24.08.22
19:00
L'Aveu (1970)
Film

L'Aveu (1970) / Regjisor: Costa-Gavras / Kohëzgjatja: 140 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Filmi flet për Anton Ludvik, alias Gerard, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë. Ai e kupton se është duke u vëzhguar dhe ndjekur. Një ditë, ai arrestohet dhe futet në burg nga një organizatë që e deklaron veten "mbi partinë në pushtet" dhe futet në izolim për muaj të tërë pa iu thënë arsyeja. Nëpërmjet teknikave të larjes së trurit, duke përfshirë mungesën e gjumit, detyrimin për të ecur përpara dhe mbrapa gjatë gjithë kohës, dhe drogën, atij ngadalë i bëhet presion që të rrëfejë krimet imagjinare dhe tradhtinë dhe ta përsërisë këtë rrëfim në një gjykatë publike. Vite më vonë, ai takon torturuesin e tij tashmë të degraduar, i cili përpiqet të minimizojë rolin e tij në atë kohë.

Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.

Ky film shfaqet në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.

23.08.22
19:00
Z (1969)
Film

Z (1969) / Regjisor: Costa-Gavras / Kohëzgjatja: 125 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Në një vend të sunduar nga një demokraci e brishtë, ku policia dhe ushtria janë të vendosur për të zhdukur të gjitha kërcënimet nga e majta politike, një anëtar i opozitës parlamentare vritet në rrugë menjëherë pasi drejtoi një takim pacifist. Hetimi zyrtar i çështjes i është besuar një gjyqtari të ri, i cili merr dijeni se ky ishte një krim politik i kryer nga dy vrasës me pagesë. Për t'i ngatërruar gjërat më tej, një gazetar ambicioz përdor mjete joortodokse për të grumbulluar prova kundër disa anëtarëve të një partie të ekstremit të djathtë, ndërsa këta nga ana e tyre akuzojnë zyrtarë të lartë të policisë dhe ushtrisë.

Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.

Ky film shfaqet në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.

18.08.22
19:00
Reshat Randobrava MONOGRAFI
MuzikëLibër

18.08. E enjte, 19:00
Kino ARMATA – Prishtinë

Promovimi i librit:
RESHAT RANDOBRAVA
Monografi

Tekst: Dr. Rreze Kryeziu – Breznica
Lektorimi: Drita Nimani
Përkthimi: Mik Randobrava
Dizajni: Zeni Ballazhi
Producent muzikor: Andin Randobrava

Përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Prishtinës

17.08.22
20:00
Dur Gur Mur (2021)
FilmVideo

DUR GUR MUR ndjekë një djalë të vogël teksa endet rreth një stacioni treni të braktisur. Duke përdorur një gjuhë kinematografike surreale dhe jolineare, regjisori Genc Jakupi hulumton raportin mes trashëgimisë së errët dhe kujtesës, duke marrë si pikënisje kujtimet e veta të përjetimit të deportimit në Bllacë gjatë luftës së viteve ‘98-99.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës Heritage Space e cila implementohet nga CHwB Kosova.

ÇMIMET
Aktori më i mirë - Filma me metrazh të shkurtër: Ersin Muhaxheri / Ficimad 2022

RRETH GENC JAKUPIT
Genc Jakupi është një aktor shqiptaro-amerikan. Gjatë viteve të adoleshencës, ai u transferua në New York City nga Prishtina e Kosovës dhe vazhdoi pasionin e tij për aktrimin dhe performancën duke u regjistruar në studion e famshme Herbert Berghof. Ndërsa studionte atje, ai u bë pjesë e ansamblit dhe mori pjesë në shumë shfaqje si "Ora amerikane" e Arthur Miller dhe "Lamtumirë e gjatë" e Tennessee Williams. Pas qëndrimit në Nju Jork, ai vazhdoi shkollimin për teatër në Londër, duke ndjekur kurse në Lamda. Më pas, nga viti 2016, ai u regjistrua në Paris Ecole Internationale de Théâtre Jacques Lecoqr. Që nga krijimi i saj, shkolla ka arsimuar shumë aktorë të njohur teatri nga e gjithë bota.

Pas përfundimit dhe diplomimit të programit intensiv 2-vjeçar në Lecoq në vitin 2018, Genci më pas u kthye në Kosovë për të luajtur rolin kryesor të Flamurit në filmin artistik Drita, i cili pati premierën e tij në Festivalin e Filmit të Cyrihut. Projekti i tij i radhës e detyroi atë të shkruante dhe drejtonte një film të shkurtër të quajtur DUR GUR MUR i cili tregon një histori të një djali të ri që udhëtonte nëpër një stacion treni. Filmi pati premierën e tij në festivalin e filmit kosovar Dokufest.

Krahas projekteve të sipërpërmendura, Genci ka pasur paraqitje në filma artistikë për Bleed for This, You Won’t Be Alone, krahas Miles Teller dhe Noomi Rapace përkatësisht. Genci aktualisht jeton dhe punon në Los Angeles.

12.08.22
12:00
Tin Dirdamal Masterclass / The Lost Sound of Future
LigjeratëFilmVideo

TIN DIRDAMAL MASTERCLASS
The Lost Sound of Future

Një masterklasë mbi krijimin e filmave që kërkon të gjejë narrativa të reja larg botës së filmit. Aty ku trillimi takohet me realen, ku filmi dhe jo-filmi bashkohen. Larg formulave, skenarëve, shkollave të filmit dhe ekipeve. Në kërkim të një vendi ku krijimi dhe shkatërrimi ulen në të njëjtën tryezë për të ngrënë. Përdorimi i gabimeve dhe kufizimeve si forcë lëvizëse, dhe mosnjohjes si busull. Kjo masterklasë ka lindur nga një dashuri e thellë dhe një neveri e madhe ndaj kinemasë.

GJUHA
Anglisht

KOHËZGJATJA
4 orë

GRUPI
Nuk ka kufizim pjesëmarrësish. Filmbërësit, jo-filmbërësit, artistët dhe jo-artistët janë të mirëseardhur.

PËR TIN DARDAMAL

I lindur 165 kilometra në jug të kufirit SHBA-Meksikë, regjisor autodidakt dhe artist aksidental. Ai e mat suksesin e filmave të tij me atë se sa nga vetja e braktis gjatë procesit. Gjithashtu autodidakt në psikologji dhe arkitekturë. Ai përdor gabimet dhe kufizimet si forcën e tij lëvizëse, mosnjohjen si busullën e tij.

Ai është një mbështetës i plagjiaturës dhe është një injorant i madh i çështjeve botërore. Ai beson se gënjeshtra mund të jetë një instrument për t'iu qasur së vërtetës. Atij i duhen mesatarisht 5.5555 vjet për të përfunduar një film. Ai di të gjejë ujë nëntokësor, deri vonë nuk kishte lexuar asnjë libër në jetën e tij dhe fle në mënyrë të segmentuar. Ai është i bindur se mund të dokumentojë të ardhmen dhe e ka tentuar këtë shumë herë. Ai është cigan dhe nomad, jeton në vende për 2 deri në 3 vjet me mirëkuptimin se së shpejti do t'i braktisë. Ai ka jetuar për periudha të gjata kohore në Arizona, Bolivi, në veri të Indisë, në veri të Meksikës, në veri të Vietnamit, në perëndim të Turqisë dhe aktualisht në veri të Shqipërisë.

Në moshën 23-vjeçare ai rrëmbeu një aparat fotografik për herë të parë dhe bëri filmin e tij të parë aksidental dhe të metrazhit të gjatë me qëllimin e vetëm për t'ua treguar atë miqve dhe familjes së tij. Ky film fitoi një duzinë çmimesh në festivalet e filmit, duke përfshirë një çmim në Sundance. Deri më tani ka përfunduar 4 filma të metrazhit të gjatë dhe aktualisht është duke punuar në 4 të rinj. Ai është i vetmuar: ai drejton, prodhon, aktron, shkruan, bën kamerë dhe zë, kompozon muzikën, modifikon, korrigjon ngjyrat dhe bën dizajnin e zërit për filmat e tij.

Filmat e tij janë shfaqur dhe vlerësuar në disa nga vendet më të rëndësishme të artit dhe festivalet e filmit në mbarë botën duke përfshirë Bienalen e Venecias, Visions du Reel, IDFA, Jihlava, Punto de Vista, FICUNAM, etj. Ai ka marrë grante nga Instituti Sundance, Instituti i Filmit Tribeca dhe Artistët e Medias Rockefeller. Ai është ftuar për të mentoruar, dhënë seminare dhe masterklasa në UCLA, YALE, NYU, Hunter, UMASS, Union Docs (Brooklyn), DocLab (Hanoi), etj.

Ai përdor emra të ndryshëm, Tin Dirdamal nuk është emri i tij i vërtetë.

11.08.22
19:00
Tin Dirdamal Showcase / Death in Arizona (2014) / Dark Light Voyage (2021)
FilmVideoDokumentar

DEATH IN ARIZONA. Meksikë-Bolivi-Gjermani, 2014. 73 min.

Një dokumentar futurist i dashurisë së humbur dhe një histori e një qytetërimi që po vdes. Një portretizimi autobiografik i një regjisori që kthehet në apartamentin bosh të dashurisë së tij të humbur në kërkim të përgjigjeve.

Filmi më i mirë / Miradas Docs, Canary Islands
Përzgjedhja Zyrtare / Visions du Reel, Nyon Switzerland
Përzgjedhja Zyrtare / Ambulante Film Festival, Mexico
Përzgjedhja Zyrtare / Morelia International Film Festival, Premierë Meksikane-ShBA / Union Docs, Brooklyn ‘16

TRAILER: https://vimeo.com/76232488

DARK LIGHT VOYAGE. Meksikë-Vietnam, 2021. 66 min.

Një anti-tregim budist i një udhëtimi në dritën e errët. Vajza e tij shikoi nga dritarja. Ishte 20 kilometra larg fisit Ruc- një popull që thuhet se ka ushqyer zjarrin që në fillim. Nëse do ta linin zjarrin të shuhej, njerëzimi do të pushonte së ekzistuari. Udhëtimi ishte me tren, nga veriu në jug të Vietnamit, sepse burri nuk mund të qëndronte në një vend. Ai nuk duhej të ishte as këtu as atje për të kuptuar atë gjë që e shqetësonte aq shumë.

Fitues / Jihlava Film Festival
Fitues / L’Alternativa Film Festival, Barcelona
Përzgjedhja Zyrtare / Torino Film Festival
Përzgjedhja Zyrtare / Mar del Plata Film Festival, Argentina Official Selection / Goteborg Film Festival
Përzgjedhja Zyrtare / FICUNAM, Mexico
Përzgjedhja Zyrtare / Dokufest

TRAILER: https://vimeo.com/524045765

29.07.22
21:00
Legowelt (NL) / Ambient Trip Commander
FilmKoncertMuzikë

Katarzë Invites sjell muzikantin elektronik holandez Danny Wolfers i njohur ndryshe si Legowelt për një shfaqje të filmit të tij artistik AMBIENT TRIP COMMANDER në Kino ARMATA më 29 korrik 2022.

AMBIENT TRIP COMMANDER është filmi i parë i animuar me metrazh të gjatë i realizuar nga Legowelt. Animacioni, në të cilin pikturat e Wolfers marrin jetë, është vizatuar me dorë, kornizë për kornizë, duke përdorur bojëra uji të gjalla dhe është arritja e një procesi të mundimshëm që u deshën 18 muaj për t'u realizuar. Me një kohë prej 70 minutash, AMBIENT TRIP COMMANDER prezanton një kolonë zanore të plotë origjinale të bërë nga vetë Wolfers, të cilën ai do ta interpretojë live gjatë shfaqjes në Kino Armata dhe që përmban improvizim në sintetizues. AMBIENT TRIP COMMANDER ofron një udhëtim të thellë dhe vizualisht stimulues në botën fiktive intriguese - dhe nganjëherë, të çuditshme - të Wolfers përmes animacionit dhe zërit.

artwork: TADI

28.07.22
19:00
Exquisite Corpse: Neo_School
Neo_School Film

"Exquisite Corpse: Neo_School" është një film bashkëpunues i realizuar nga studentët e modulit arsimor Neo_School: Experimental & Personal Filmmaking organizuar nga Kino ARMATA midis 1-6 Mars 2022, i frymëzuar nga një lojë me poezi, rrënjët e së cilës mund të gjurmohen në Lëvuzjen Surrealiste/ Dadaiste. Emri "Exquisite Corpse" vjen nga një varg poezie e krijuar duke përdorur këtë teknikë: "The exquisite corpse will drink the young wine."

Exquisite Corpse luhet nga disa njerëz, secili prej të cilëve shkruan një fjalë në një fletë letre, e palos letrën për ta fshehur dhe ia kalon lojtarit tjetër për kontributin e tyre. Në këtë rast, studentët po kontribuojnë me skena të një filmi që ata realizuan, të titulluar Exquisite Corpse: Neo_School.

27.07.22
19:00
Shfaqja e filmave dokumentarë të Neo_School
Neo_School FilmDokumentar

Kino ARMATA ka kënaqësinë t'i shfaqë dymbëdhjetë filma të prodhuar gjatë dy moduleve të Neo_School, shkollës joformale një-mujore për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë. Kandidatët e zgjedhur kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të filmbërjes së dokumentarëve, prej produksionit, hulumtimit, zhvillimit të skenarit, regjisë, montazhit, audios, etj., nga liderët në fushët e filmit dhe hulumtimit. Pas punës intenzive teorike dhe zhvillimit të idesë për film, çdo pjesëmarrës ka prodhuar nga një film të shkurtë dokumentar. Ata u sfiduan personalisht dhe në grup me operimin e kamerave, montazhin e filmit, post-produksionin dhe aspektet tjera të procesit të filmbërjes.

Filmbërësit:
Vlera Azizi
Blend Bytyqi
Redon Kikaj
Auron Myftari
Valmira Rashiti
Nol Sahatçiu
Eranda Bokshi
Blerta Haziraj
Flaka Kokolli
Agnesa Mehanolli
Qendresa Mehmeti
Era Qena

Krijimi i platformës së edukimit Neo_School është vazhdim i logjikshëm i punës së Kino ARMATA në ndërtimin e bazës kreative për krijuesë, artistë, punëtorë kulturor, etj. Me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Kino ARMATA është pajisur me kamera, audio pajisje, njësi montazhi, etj., që u mundësoi të gjithë pjesëmarrësve të Neo_School realizim teknik FALAS të filmit të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo_School ishin liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguron se pjesëmarrësit kanë marrë udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në medium filmik.

Neo_School përkrahet nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna e Prishtinës.

23.07.22
12:00
Jakup Ferri / Monumentaliteti i Përditshmërisë
Libër

PROMOVIM LIBRI / Jakup Ferri / Monumentaliteti i Përditshmërisë

Ejani dhe takoni ekipin e Pavijonit të Kosovës dhe merrni një kopje të librit të Monumentalitetit të Përditshmërisë—ekspozita e sivjetme e Kosovës nga artisti Jakup Ferri në Bienalën e Arit 2022, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakupit si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të presentuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli.

21.07.22
21:00
Felix Kubin (DE) / Four Ways from Sundown
Manifesta 14 KoncertMuzikë

KONCERT: Felix Kubin (DE)

Performanca e Felix Kubin është pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA-s, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Jean-Marc Montera / Jean-François Pauvros, Anna Thew dhe Sylvain George. Four Ways from Sundown mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille.

Felix Kubin është kompozitor, krijues i shfaqjeve radiofonike, interpretues, artist mediatik dhe kurator. Një fëmijë i i epokës së regjistrimit në shtëpi (ai filloi të kompozonte muzikë elektronike me formatin 4-track në moshën 12-vjeçare), aktivitetet e tij përfshijnë muzikën futuriste pop, elektroakustike dhe muzikën e orkestrës së dhomës, artin e radios, performancat e leksioneve dhe shkrimin. Në vitin 1998 ai themeloi kompaninë e tij diskografike Gagarin Records. Gjatë dy dekadave të fundit, ai ka publikuar albume të shumta të formateve të ndryshme konceptuale dhe ka performuar në mbi qindra festivale ndërkombëtare të muzikës bashkëkohore. Artistja franceze e filmit Marie Losier ("Balada e Zanafillës dhe Zonja Jaye") ka xhiruar një dokumentar docu-phantasma rreth tij, i cili u shfaq premierë në festivalin e filmit në Locarno në 2019 dhe është shfaqur në ARTE TV dhe festivalet e filmit në mbarë botën. Felix Kubin pëlqen të lëvizë midis kulturës së lartë dhe të ulët, klubeve dhe sallave të koncerteve, pasi qëllimi i tij kryesor është zhvendosja e konteksteve dhe pritshmërive.

felixkubin.com

17.07.22
19:00
TETRIS Vinyl Promo
VideoMuzikë

Double LP i limituar i muzikës së TETRIS nga Prishtina të cilën e incizuan mes 2009 - 2019 do të promovohet në Kino ARMATA të dielen, më 17 korrik 2022, prej orës 19:00h.

TETRIS ishte grup i artistëve të bazuar në Prishtinë, që krijuan audio ambiente mbi fraza hipnotike të sintave të shumtë dhe basit të thellë. Line-up që ndryshoi tërë kohës nuk hezitoi të manipuloj analogisht gitaret e zhurmshme, piano klasike dhe ritme monotone, duke shtuar ngjyrë performancave të tyre të paparashikueshme dhe (shpesh) eksplozive.

SOUNDCLOUD: https://soundcloud.com/zjtlnj3nhxe9

13.07.22
19:00
L'Argent (1983) / BRESSON 101
Bresson 101 Film

L'Argent (1983) / Regjisor: Robert Bresson / Length: 85 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunimin me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema

Një kartëmonedhë e falsifikuar 500 franga kalon nga personi në person dhe dyqani në dyqan, derisa të bjerë në duart e një të pafajshmi të sinçertë, i cili nuk e sheh atë ashtu siç është në të vërtetë - gjë që do të ketë pasoja shkatërruese në jetën e tij, duke e bërë atë të kthehet në krim dhe vrasje.

Mjeshtri francez Robert Bresson e shtyu përzierjen e tij unike të përsiatjes shpirtërore dhe ashpërsisë formale në një nivel të ri madhështie. Bresson ndërton vizionin e tij të pafalshëm të mëkatit origjinal nga detajet e perceptuara ashpër, duke i rrënjosur personazhet e tij në një botë materiale çnjerëzore që mban çdo shpresë për transcendencë. Filmi është frymëzuar lirshëm nga pjesa e parë e novelës së Leo Tolstoit të botuar pas vdekjes së vitit 1911, Kuponi i Falsifikuar. Ishte filmi i fundit i Bresson-it dhe fitoi çmimin e regjisorit në Festivalin e Filmit në Kanë 1983.

12.07.22
19:00
Au Hasard Balthazar (1966) / BRESSON 101
Bresson 101 Film

Au Hasard Balthazar (1966) / Regjisor: Robert Bresson / Length: 95 min. / Gjuha: Frengjisht/ Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunimin me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema

Në një fshat francez pranë Pirenejve, një foshnjë gomar birësohet nga fëmijët e vegjël - Jacques dhe motrat e tij, të cilët jetojnë në një fermë. Ata e pagëzojnë gomarin (dhe e quajnë Balthazar) së bashku me Marien, të dashurën e fëmijërisë së Jacques. Gomari u jepet fermerëve vendas që e ngarkojnë shumë. Vitet kalojnë derisa Balthazar përfshihet në një aksident dhe arratiset, duke gjetur rrugën e kthimit te Marie, e cila tani është një adoleshente.

Balthazar, jeta e të cilit është paralele me atë të rojtarit të tij të parë, Marie, është me të vërtetë një kafshë barrë, duke vuajtur mëkatet e njerëzimit. Por pavarësisht pafuqisë së tij, ai e pranon fatin e tij me fisnikëri. Përmes qasjes jokonvencionale të Bresson-it ndaj kompozicionit, tingullit dhe narrativës, kjo histori e thjeshtë bëhet një shëmbëlltyrë prekëse për pastërtinë dhe transcendencën.

11.07.22
19:00
Pickpocket (1959) / BRESSON 101
Bresson 101 Film

Pickpocket (1959) / Regjisor: Robert Bresson / Length: 75 min. / Gjuha: Frengjisht/ Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunimin me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema

Kjo histori e pakrahasueshme e krimit dhe shpengimit nga mjeshtri francez Robert Bresson ndjek Mishelin, një hajdut xhepash i ri që i kalon ditët duke vjedhur në rrugë, vagonë metroje dhe stacione treni të Parisit. Megjithatë, ndërsa ndjekja e tij kompulsive për emocionin e vjedhjes rritet, po ashtu rritet edhe frika e tij se fati i tij do të përundojë keq.

Pickpocket ishte filmi i parë për të cilin Bresson shkroi një skenar origjinal në vend që ta përshtasë atë nga një tekst ekzistues. Një gur themeli i karrierës së këtij kineasti më thellësisht shpirtëror, Pickpocket është një studim elegant, i përpiktë i njerëzimit me gjithë ligësinë dhe hirin e tij, vepër e një regjisori në kulmin e fuqisë së tij.

09.07.22
19:00
Ligjëratat e KAF 2022 / DITA 3
KAF LigjeratëArkitekturë

Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë mbahet mes korrik – 1 tetor 2022. Në programin e muajit korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentarë, intervenime urbane dhe një ekspozitë.

Ligjëruesit e muajit korrik janë Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Përparim Rama, Kryetari i Prishtinës; Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjeratat janë të hapura për publikun dhe do të mbahen në Kino ARMATA.

9 korrik
19:00 "Who's next, homelessnes, architecture and the cities" Andres Lepik
20:00 "Data dont drive: Mapping Up with Social Justice Movement" Eric Robsky Huntley

08.07.22
19:00
Ligjëratat e KAF 2022 / DITA 2
KAF LigjeratëArkitekturë

Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë mbahet mes korrik – 1 tetor 2022. Në programin e muajit korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentarë, intervenime urbane dhe një ekspozitë.

Ligjëruesit e muajit korrik janë Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Përparim Rama, Kryetari i Prishtinës; Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjeratat janë të hapura për publikun dhe do të mbahen në Kino ARMATA.

8 korrik
19:00 RaumlaborBerlin, Jan Liesegang
20:00 "Post-Pandemic Domesticity" Luca Molinari

07.07.22
19:00
Ligjëratat e KAF 2022 / DITA 1
KAF LigjeratëArkitekturë

Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë mbahet mes korrik – 1 tetor 2022. Në programin e muajit korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentarë, intervenime urbane dhe një ekspozitë.

Ligjëruesit e muajit korrik janë Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Përparim Rama, Kryetari i Prishtinës; Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjeratat janë të hapura për publikun dhe do të mbahen në Kino ARMATA.

7 korrik
19:00 "Planning for Complexity" Joni Baboci
19:45 "Makkah vs Makkah" Hussam Dakkak
20:30 "Vizioni për Prishtinën" Përparim Rama

05.07.22
19:00
The Mole Agent (2020)
FilmDokumentar

The Mole Agent (2020) / Regjisor: Maite Alberdi / Kohëzgjatja: 84 min. / Gjuha: Anglisht, Spanjisht / Titrat: Shqip / Hyrja: FALAS

Kur një familje shqetësohet për mirëqenien e nënës së tyre në një shtëpi të moshuarish, hetuesi privat Romulo punëson Sergion, një burrë 83-vjeçar që bëhet banor i ri – dhe një spiun brenda shtëpisë, i cili lufton të balancojë detyrën e tij me përfshirjen gjithnjë e më shumë në jetën e disa banorëve.

Megjithatë, Sergio është 83 vjeç, jo agjent 007, dhe nuk është një praktikant i lehtë kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe teknikat e spiunazhit. Por ai është një student i mprehtë, duke kërkuar mënyra për të shpërqendruar veten pasi ka humbur së fundmi gruan e tij. Çfarë mund të jetë një shpërqendrim më i mirë se një veprim i fshehtë spiunazhi? Ndërsa mbledh informacione, Sergio afrohet me disa banorë dhe kupton se e vërteta kërcënuese nën sipërfaqe nuk është ajo që dikush kishte menduar.

The mole agent i Maite Alberdi është një kombinim elegant i një dokumentari vëzhgues dhe një filmi spiun, me kamerë të hijshme dhe personazhe të mrekullueshëm të shikimit. Është një meditim unik mbi dhembshurinë dhe vetminë që do të depërtojë në zemrën tuaj dhe nuk do ta lëshojë kurrë.

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

30.06.22
19:00
Citizenfour (2014)
Film

Citizenfour (2014) / Shteti: Shtetet e Bashkuara, Hong Kong / Regjisor: Laura Poitras / Kohëzgjatja: 114 min / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

CITIZENFOUR është një film dokumentar që shpaloset në minutë, duke i dhënë audiencës akses të paprecedentë në takimet e regjisores Laura Poitras dhe gazetarit Glenn Greenwald me Edward Snowden në Hong Kong, teksa ai dorëzon dokumente të klasifikuara që ofrojnë prova masive të thyerjes të paligjshme së privatësisë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA).

Poitras kishte punuar tashmë në një film rreth përgjimit për dy vjet kur Snowden e kontaktoi atë, duke përdorur emrin "CITIZENFOUR", në janar 2013. Ai e kontaktoi atë sepse e dinte që ajo kishte qenë prej kohësh një objektiv i mbikëqyrjes së qeverisë, e ndalur në aeroporte shumë herë dhe kishte refuzuar të frikësohej. Kur Snowden tregon se ai ishte një analist i nivelit të lartë i shtyrë për të ekspozuar mbikëqyrjen masive të amerikanëve nga NSA, Poitras e bindi atë të lejonte filmimin e saj.

Pas katër ditë intervistash, më 9 qershor bëhet publik identiteti i Snowden me kërkesë të tij. Më 21 qershor, qeveria amerikane i kërkon qeverisë së Hong Kongut ekstradimin e Snowden. Snowden arrin të largohet nga Hong Kongu, por pasaporta e tij amerikane i anulohet para se të mund të lidhet me Havanën, duke e bllokuar atë në aeroportin ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë për 40 ditë. Qeveria ruse i jep Snowden azil të përkohshëm për një periudhë prej një viti. Në vitin 2020 Snowden jeton ende në mërgim në Rusi.

CITIZENFOUR ju vendos në dhomën me Poitras, Greenwald dhe Snowden teksa përpiqen të menaxhojnë stuhinë mediatike që shpërtheu jashtë, të detyruar të marrin vendime të shpejta që do të ndikojnë në jetën e tyre dhe të gjithë atyre përreth tyre.

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

29.06.22
19:30
Okarina e Runikut (2021)
DAM Festival FilmDiskutimLibër

DAM FESTIVAL ǀ 24.06. – 03.07.2022

Prishtinë – Republika e Kosovës

OKARINA E RUNIKUT 
Film dokumentar x Diskutim 
Skenari: Seadet Beqiri 
Regjia: Genc Berisha 
Producent: Fatmir Spahiu

MES KËRSHËRISË DHE DASHURISË PËR MUZIKËN 
Promovimi i librit
Në fjalët e Shaqir Hotit: Udhërrëfyes për ndërtimin dhe interpretimin e instrumenteve popullore frymore 
Autore: Rreze Kryeziu - Breznica

22.06.22
17:00
Y Heroes: Premierë
FilmVideo

Bashkohuni me ne për një mbrëmje "SUPER" ndërsa ju prezantojmë me heronjtë më të rinj të Kosovës ... THE Y HEROES.

Ecni në tapetin e kuq, bashkangjituni për një meze të lehtë, vishuni me një super kostum dhe shijoni premierën e episodit të parë të Y Heroes: United in Diversity. Y Heroes është një mini-serial edukativ me episode, i mbështetur nga UNMIK-u dhe i implementuar nga YMCA Kosovë.

Projekti fokusohet në prodhimin dhe lansimin e një programi televiziv mbarëkosovar të udhëhequr nga të rinjtë "Heronjtë e të rinjve" (titulli i shfaqjes: Y-Heroes) i cili do të mbështesë dhe vizualizojë rolin pozitiv të të rinjve në adresimin e çështjeve urgjente të komunitetit dhe stimulojë ata që të ndërmarrin veprime konstruktive drejt bashkëpunimit ndëretnik.

21.06.22
17:00
MKRS / Ndarja e çmimeve në fushën e muzikës
Awards Ceremony

Ftoheni të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e muzikës.

Ngjarja do të mbahet me 21 qershor 2022 në orën 17:00, në Kino Armata, Prishtinë.

20.06.22
19:00
Mbledhësit e Puplave (1967)
FilmDiskutim

Mbledhësit e Puplave (1967) / Shteti: Serbi / Regjisor: Aleksandar Petrovic / Kohëzgjatja: 94min. / Gjuha: Serbe, Rome, Serbo-kroate / Titrat: Shqip / Hyrja: FALAS

KULTI I PUNËS NË JETËN DHE VEPRËN E BEKIM FEHMIUT

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë shfaqjen e filmit "Mbledhësit e Puplave" (1967) në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, përfshirë shfaqjen në Kino ARMATA në Prishtinë.

“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse,” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.

16.06.22
19:00
The Reason I Jump (2020)
Film

The Reason I Jump (2020) / Shteti: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar / Regjisor: Jerry Rothwell / Kohëzgjatja: 82 min / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

Bazuar në librin e Naoki Higashida, një djalë 13-vjeçar autik që nuk flet, ky film gjithëpërfshirës eksploron përvojat e njerëzve autikë në mbarë botën, duke treguar se si ata në spektrin e autizmit jo-verbal përpunojnë të dhënat e tyre mjedisore, të cilat janë të ndryshme për secilin nga personat e prekur.

Regjisori Jerry Rothwell përdor pasazhe të rrëfyera nga libri për të shpjeguar jetën e brendshme të atyre që jetojnë me këtë çrregullim, ndërsa teknikat audio-vizuale përpiqen të përcjellin botën shqisore të autizmit të rëndë. Rothwell gjithashtu ndjek me respekt jetën e përditshme të pesë njerëzve autikë jo-verbalë, filmi i tij lëviz nga Broadstairs në Virxhinia përmes Indisë dhe Sierra Leones, duke treguar se si neurodiversiteti merr forma të ndryshme në kontekste të ndryshme sociale. Të gjitha këto e ndërtojnë një film emocionues dhe të kompletuar që frymëzon dhe edukon, dhe tregon me aftësi se si individët dhe familjet mund të përfitojnë më shumë nga mbështetja e tjerëve dhe nga rregullat politike.

I krijuar në mënyrë të ndjeshme, që provokon mendime dhe në fund të fundit prekëse, The Reason I Jump ofron njohuri rrëfyese për botëkuptimin neurodivers. Rezultati është një dokumentar i fuqishëm që paraqet jetën me sy të freskët.

"Shpresoj se The Reason I Jump mund të inkurajojë një audiencë që të mendojë për autizmin nga brenda, duke njohur mënyra të tjera për të ndjerë botën, herë të bukura dhe herë çorientuese. Shpresoj që filmi t'i çojë audiencën në një udhëtim nëpër mënyra të ndryshme të të parit, duke lënë një ndjenjë të fortë se si bota duhet të ndryshojë për t'u bërë plotësisht gjithëpërfshirëse." - Jerry Rothwell

15.06.22
19:00
Man Bites Dog (1992)
Film

Man Bites Dog (1992) / Regjisorë: Rémy Belvaux, André Bonzel, Benoît Poelvoorde / Kohëzgjatja: 95 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Man Bites Dog është një komedi e zezë belge e vitit 1992, e shkruar, prodhuar dhe drejtuar nga Rémy Belvaux, André Bonzel dhe Benoît Poelvoorde, të cilët janë gjithashtu bashkë-redaktor, kineastë dhe aktorë në film.

Filmi ndjek një ekip kineastësh që përcjellin një vrasës serial, duke regjistruar krimet e tij të tmerrshme për një dokumentar që po prodhojnë. Benoit flet për artin, muzikën, natyrën, shoqërinë dhe jetën, ndërsa vret postierët, pensionistët dhe njerëzit erastësishëm. Ngadalë ai fillon të përfshijë ekipin e kamerës në aktivitetet e tij dhe ata fillojnë të pyesin nëse kjo që po bëjnë është një ide kaq e mirë, veçanërisht kur vrasësi vret një rival dhe vëllai i rivalit dërgon një letër kërcënuese.

"Man Bites Dog" është një reflektim kompleks dhe sfidues mbi dhunën dhe median. Shpesh duke e joshur shikuesin në një ndjenjë të rreme sigurie përmes humorit natyral dhe afërsisë së personazhit kryesor, Benoit. Filmi vret befas të qeshurën e publikut me sekuenca tronditëse të dhunës dhe shthurjes së tmerrshme. Kinematografia e bërë me dorë shton një ton të furishëm ndërsa filmi në bardh e zi është një nënvizim i guximshëm i neverisë morale që po shohim.

Fituesi kontrovers i Çmimit Ndërkombëtar të Kritikës në Festivalin e Filmit në Kanë 1992, Man Bites Dog mahniti audiencën në mbarë botën me imazhet e tij të patundura dhe satirën thumbuese të dhunës mediatike.

Ky film shfaqet në bashkëpunim me Zyren Diplomatike të Belgjikës në Prishtinë.

14.06.22
19:00
Music Klip Vol. 9
Music Klip Video

Kino ARMATA vazhdon me serinë e eventeve ku do të shfaqen klipet muzikore (music videos) nga artistë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, si pjesë e një konteksti vizuel ose tematik. Eventet janë të përmuajshme; epizoda e qershorit është e kuruar nga Hana Zeqa, dizajnere e modës. Do të keni mundësi të dëgjoni dhe shikoni klipe nga artistë si Michele Gondry, M.I.A, Cibo Matto, Romain Gavras, Floria Sigismondi etj.

09.06.22
18:00
Karnivali i K2.0 - DJERSË (DITA 1)
KoncertDiskutim

Diskutimi hapës: PSE DJERSË?

Koha: 18.00–19.00
Të gjithë djersijmë. Por shpesh djersa e punëtorëve shfrytëzohet. Me një ekonomiste të punës, me bashkëthemeluesin e kolektivit të parë të punonjësve të seksit në Ballkan, me një historian dhe një sociolog do të mendojmë për konceptin e punës dhe do ta shtrojmë pyetjen e vështirë: pse djersijmë?
Me: Ardiana Gashi, Borche Manev Bozhinov, Krunoslav Stojaković, Visar Ymeri

Fjalët e thëna: DJERSA JO/THELBËSORE

Koha: 19.00–20.00
Veprat e punëtorëve të kulturës admirohen, vlerësohen, nganjëherë thuajse adhurohen. Por djersa e tyre si punëtorë shpërfillet dhe zhvlerësohet. Për çka djersijnë ata? Bashkohuni me ne teksa na tregojnë me fjalët e tyre.
Me: Arbër Selmani, Eli Krasniqi dhe Agnes Nokshiqi, Elona Beqiraj, Jonida Beqo, Nora Prekazi

Muzikë Live: ME DJERSË

Koha: 20.30–22.00
S’është karnaval në qoftë se nuk ka muzikë dhe ndeja. Ejani dhe djersituni me atmosferën.
Me: Don’t Listen To Your Neighbors

08.06.22
10:00
Varfëria energjetike në Kosovë: Adresimi i nevojave të të prekurve
Diskutim

Qëllimi i adresimit të varfërisë energjetike gjatë Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë është të diskutohen dhe analizohen dimenzionet e ndryshme të varfërisë energjetike në Kosovë: ekonomike, sociale, mjedisore, politikë-bërëse, dhe të jep rekomandime të cilat i adresojnë nevojat e të prekurve nga varfëria energjetike.

07.06.22
19:00
‘48 Piano’ nga Arbër Selmani
Libër

Promovimi i ‘48 piano’ nga Arbër Selmani sot në Kino ARMATA prej 19:00h.

Libri përmban 48 poezi dhe copëza prozë poetike të shkruara nga Arbër Selmani në një periudhë 15 vjeçare. Ky është libri i katërt i Arbër Selmanit (Pse hidhërohet gjyshi, 2005 | Kosova në 14 tregime kulturore 1, 2019 | Kosova në 14 tregime kulturore 2, 2021), i cili për disa vite ka punuar si gazetar në disa media brenda e jashtë Kosovës. Ky është libri më personal dhe intim nga Arbër Selmani, me copëza të cilat zbulojnë disa ngarkesa emocionale të autorit në më shumë se një dekadë.

Libri është botim i Qendrës Multimedia.

Në promovim do të marrin pjesë edhe Rebeka Qena, Maylinda Kasumovic, Arta Jashari, Armend Smajli dhe Pranvera Hoxha.

02.06.22
19:00
Under The Sun (2016)
Film

Under The Sun (2016) / Shteti: Rusia, Korea e Veriut / Regjisor: Vitaly Mansky / Kohëzgjatja: 106 min. / Gjuha: Koreane / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Under The Sun është një film dokumentar rus i vitit 2015 me regji të Vitaly Mansky. Filmi ndjek një vit në jetën e një familjeje në Pyongyang, në Kore të Veriut, ndërsa vajza e tyre Zin-mi përgatitet për t'u bashkuar me Unionin e Fëmijëve Korean në Ditën e Yllit të Shkëlqyer. Koreja e Veriut lejoi vetëm regjisorin Mansky, kineasten Alexandra Ivanova dhe një asistent të zërit të vizitonin vendin. Autoritetet e Koresë së Veriut kundërshtuan shfaqjen e filmit pasi zbuluan se grupi i xhirimit kishte kontrabanduar pamje të pamiratuara. Under the Sun mori vlerësime kryesisht pozitive nga kritikët.

Në fund të xhirimeve të çdo dite, autoritetet rishikonin pamjet dhe fshinin skenat që i konsideronin të papranueshme. Për të kapërcyer këtë censurë dhe për të regjistruar pamje jashtë skenarit, Mansky lejoi që kamerat dixhitale të xhironin gjatë gjithë kohës edhe pasi drejtuesit e Koresë së Veriut bërtitën "Fund".

Ekuipazhi përdori një sistem regjistrimi që regjistroi të gjitha pamjet në dy karta të veçanta memorie. Ekuipazhi i dorëzoi një nga kartat autoriteteve të Koresë së Veriut për inspektim dhe fshehu kopjen tjetër. Sipas producentit Simone Baumann, "Operatorja është shumë e guximshme. Ajo e futi [kartën e kujtesës] në pantallonat e saj kur shkoi në tualet. Njërën prej tyre ua dhanë koreano-veriorëve dhe të dytën e morën me vete." Ekipi i xhirimit më pas i kontrabandoi pamjet jashtë Koresë së Veriut.

“Ashtu si filmat e propagandës naziste dhe sovjetike, “Under the Sun” ofron një vizion të përsosmërisë shoqërore që vjen në kurriz të së vërtetës së rrëmujshme dhe kompleksitetit njerëzor. Edhe pse pa dashje filmi është qesharak gjatë gjithë kohës, evokimi i jetës në një shoqëri totalitare është përfundimisht rrëqethës. Pamja e lumtur që koreano-veriorët përpiqen të paraqesin nënkupton thellësi të pamatshme dhune ndaj shpirtit njerëzor nën sipërfaqen e tij të shndritshme.” – Godfrey Cheshire për Roger Ebert Reviews.

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

01.06.22
18:00
Ndarja e çmimeve në fushën e kinematografisë
Awards Ceremony

Ftoheni të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për kinematografi.


Ngjarja do të mbahet me 01 qershor 2022 (e mërkurë) në orën 18:00, në Kino ARMATA në Prishtinë.

01.06.22
15:00
Programi i filmave të animuar / Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Film

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Ambasadën e Francës në Prishtinë dhe Aleancën Franceze në Prishtinë, Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Kino ARMATA shfaqë programin e filmave të animuar nga databaza filmike e IF (Institut Français). Filmat janë të përshtatshëm për të gjitha moshat (sidomos për parashkollorët dhe nxënësit e klasëve 1-5) dhe janë pa dialog. Shfaqja e filmave është FALAS.

PROGRAMI

Në Kafaz, 6 min
Historia e një takimi: një ari në kafaz që nuk di të këndojë takohet me një zog të vogël që nuk mund të fluturojë, por që mund të këndojë bukur. Miqësia e tyre do të jetë e dobishme për të dy dhe së bashku do të kapërcejnë paaftësitë e tyre.

Lanolin, Natyralisti i Vogël, 7 min.
Një djalë i vogël pesëvjeçar, e gjen veten në praninë e dy iriqëve që fillimisht do t'i tiranizojë, plotësisht i pavetëdijshëm për sadizmin e lojës së tij. Më pas, duke marrë ndërgjegjen për "vlerën" e këtyre dy gjallesave, ai vendos t'u ofrojë atyre dashurinë dhe mbrojtjen e tij kur i gjen të gjuajtur nga një mace…

Kopshti, 7 min.
Një çift zgjohet në një kopsht. Gruaja është e padurueshme për të zgjedhur një peshk, por ai nuk është i pjekur. Duhet pritur.

Çadrat, 12 min.
Në një fshat të largët me shi të pandërprerë, Kyna gjashtëvjeçare i kalon ditët duke luajtur e shkujdesur, e strehuar nën mjekrën ombrellë të Dinit, babait të saj. Një natë, Nana, qeni i tij i dashur, zhduket. Për ta gjetur atë, Kyna do të duhet të përballet me frikën e saj më të madhe, shiun.

Punëtoria, 4 min
Një vajzë e re fut në kaos rutinën e përditshme të gjyshes së saj kur ajo viziton punëtorinë e saj të rrobaqepësisë.

Matilda, 7 min.
Matilda nuk arrin të flejë dhe fillon të luajë me llambën e saj pranë shtratit derisa llamba më në fund digjet. Ajo e gjen veten të zhytur në errësirë! Ajo shpejt e kapërcen frikën e saj dhe, duke përdorur pishtarin e saj, fillon të eksplorojë dhomën e saj në këtë dritë të re dhe zbulon të gjithë magjinë e natës.

Filizi i Vogël, 10 min.
Për të qepur fustane të bukur, një vajzë e re kap modele me lule me një çarçaf magjik. Çdo natë, milingonat lëvizin shtëpinë e saj nga fusha në fushë. Një ditë, një farë i bie në gojë, një kërcell i vogël i del nga barku…

Elefanti dhe Biçikleta, 9 min.
Një elefant jeton në një qytet mes njerëzve dhe punon si pastrues rrugësh. Një ditë, ai sheh një billboard të madh që reklamon një biçikletë. Duket madhësia perfekte për të! Ky është momenti kur jeta e elefantit ndryshon: ai duhet ta marrë këtë biçikletë sado që t'i kushtojë.

31.05.22
18:00
Britannica ELT School "Spelling Bee Competition 2022"
DiskutimCompetition

Me rastin e Ditës së Fëmijëve Britannica ELT School sikur edhe cdo vit tjetër mban garën e germëzimit "Spelling Bee Competition 2022".

Pjesëmarrësit e kësaj gare janë studentët e shkollës Britannica ELT School.

Kjo ngjarje është e hapur për prindërit dhe familjarët e pjesëmarrësve por gjithashtu edhe për të tjerët që dëshirojnë të shikojnë performancën e fëmijëve tanë.

28.05.22
19:30
Nata e filmave queer
FilmDiskutim

Dylberizm në kuadër të Grupit organizativ të Javës së Krenarisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Kino ARMATA, organizojnë natën e filmave queer në Prishtinë.

Pas Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, Netët e filmave queer përmbyllen në Prishtinë në një ngjarje që ka për qëllim të mbledh personat queer dhe aleatët në qytetin e Prishtinës për t’i informuar rreth Javës së Krenarisë 2022 përmes shfaqjes të prodhimeve të regjisorëve të rinj kosovar të cilët trajtojnë tema që ndërlidhen me përjetimet e personave LGBTIQ+ si dhe sfidat që përjetojnë në shoqërinë kosovare.

Filmat e metrazhit të shkurtër që do të shfaqen janë:

“Invisibles” me regji të Ishak Jalimam, Monika Simunac, Nita Zeqiri dhe Petar Antevski

- Të fejuara dhe të lumtura në dashuri, këto dy vajza tregojnë historinë e jetës së tyre të përbashkët si një çift lezbik në Kosovë.

“I fshehur mes jush” me regji të Arbër Topalli

- Udhëtimi i një të riu, në përpjekje për të gjetur veten.

“KosovaTrans” me regji të Albrim Isufi

– Film i shkurtër për një 18 vjeçare transgjinore në Kosovë. Për rrugën, luftën dhe transformimin e saj.

“Përtej ylberit” me regji të Vlera Azizi

- Dokumentar i shkurtër që përqendrohet në ‘drag queens’ që bëjnë jetën në Kosovë dhe luftën kundër jotolerancës së vendosur në kryeqytet.

Shfaqja e filmave do të përcillet me një sesion Q&A në të cilin do të flasim me regjisorët Nita Zeqiri dhe Arbër Topalli mbi prodhimet e tyre dhe mbi lëvizjen LGBTQ+ në Kosovë.

Ngjarja do të mbahet më 28 maj nga ora 19:30 në Kino ARMATA në Prishtinë.

Filmat të cilët do të shfaqen janë siguruar dhe prodhuar nga programet e DokuFest.

27.05.22
19:00
Oedipus Rex (1967)
Pasolini 101 FilmLibërPoezi

Oedipus Rex (1967) / Vendi: Itali / Regjisor: Pier Paolo Pasolini / Kohëzgjatja: 104 min / Gjuha: Italisht / Titra: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

I shpëtuar nga braktisja dhe i rritur nga Mbreti dhe Mbretëresha, Edipi është ende i ndjekur nga një profeci - ai do të vrasë të atin dhe do të martohet me nënën e tij.

26.05.22
19:00
Mamma Roma (1962)
Pasolini 101 Film

Mamma Roma (1962) / Vendi: Itali / Regjisor: Pier Paolo Pasolini / Kohëzgjatja: 110 min / Gjuha: Italisht / Titra: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Anna Magnani në Mamma Roma luan një prostitutë në moshë të mesme që përpiqet të largohet nga e kaluara e saj e ndyrë për hir të djalit të saj. I filmuar në traditën e madhe të neorealizmit italian, MAMMA ROMA ofron një vështrim të palëkundur në luftën për mbijetesë në Italinë e pasluftës dhe nxjerr në pah magjepsjen e përjetshme të regjisorit Pier Paolo Pasolini me të margjinalizuarit dhe të shpronësuarit. Ndonëse i ndaluar pas publikimit të saj në Itali për turpësi, sot MAMMA ROMA mbetet një klasik, duke shfaqur një performancë të fuqishme nga një prej aktoreve më të mëdha të kinemasë dhe duke ofruar një paraqitje të shkurtër të regjisorit më të diskutueshëm të një vendi në procesin e gjetjes së stilit të tij.

25.05.22
19:00
Accattone (1961)
Pasolini 101 Film

Accattone  (1961) / Shteti: Itali / Regjisor: Pier Paolo Pasolini / Kohëzgjatja: 117 min / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

24.05.22
19:30
The Hawks and the Sparrows (1966)
Pasolini 101 FilmDiskutim

The Hawks and Sparrows (1966) / Vendi: Itali / Regjisor: Pier Paolo Pasolini / Kohëzgjatja: 89 min / Gjuha: Italisht / Titra: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

24.05.22
09:45
Green Debate Tournament Finals
Diskutim

Të martën e datës 24 maj 2022, duke filluar në ora 09:45 do të filloj ceremonia e finales së turneut të debatit të organizuar nga Balkan Green Foundation.

Kjo ngjarje është e hapur, dhe ju ftojmë të jeni pjesë e aktivitetit tonë. Finalja do të mbahet në ambientet e KINO Armatës në Prishtinë.

Fazat preliminare të turneut të debatit "Green Debate Tournament" janë mbajt më 21 dhe 22 maj 2022, ndërsa më 24 maj do të mbahet debati final i turneut dhe do të ndahen certifikatat e pjesëmarrjes, arritshmërisë, medaljet, dhuratat për finalistët dhe kupa për fituesit.

Turneu i debatit është mbajtur në formatin e strukturuar të debatit "British Parliamentary", dhe ka pas pjesëmarrës nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Ferizajt, Lipjanit, Pejës, Prishtinës, dhe Mitrovicës së Jugut.

Turneu i debatit "Green Debate Tournament" është mbështetur financiarisht nga UNMIK Kosovo.

20.05.22
16:00
TEDxRITKosovo
LigjeratëDiskutim
18.05.22
11:00
Politikat industriale - Kornizë e mundësive për transformim ekonomik
Diskutim

Diskutim i hapur me studentët e Universitetit të Prishtinës për politikat e reja industriale të Kosovës

17.05.22
19:00
Great Freedom (2021)
Film

Great Freedom (2021) / Vendi: Austri, Gjermani / Regjisor: Sebastian Meise / Kohëzgjatja: 116 min / Gjuha: Gjermanisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet si pjesë e projektit Ditët e Gjuhës Gjermane 2022, në bashkëpunim me Ambasadat e Gjermanisë dhe Austrisë në Prishtinë.

Në Gjermaninë e pasluftës, Hans, një burrë homoseksual, kapet në një cikël të vazhdueshëm të vëzhgimit dhe burgosjes si rezultat i paragrafit 175, një ligj që kriminalizon homoseksualitetin. Pas ‘çlirimit' nga Forcat Aleate në 1945, Hans transferohet drejtpërdrejt nga një kamp përqendrimi në burg për të përfunduar dënimin. Atje, ai zhvillon një lidhje të pazakontë me shokun e tij të qelisë Viktor (Georg Friedrich), i dënuar për vrasje. Ndërsa Hans kthehet në burg vazhdimisht gjatë një periudhe prej tre dekadash, një marrëdhënie që fillon me neveri mes dy shokëve lulëzon në diçka shumë më të bukur.

Fitues i çmimit të jurisë Un Certain Regard në Kanë, dhe i mbështetur nga një performancë e jashtëzakonshme nga Franz Rogowski, Great Freedom i Sebastian Meise është një përshkrim i zjarrtë i dashurisë përballë padrejtësisë. Vendosmëria e regjisorit Meise për të treguar historinë në të gjithë aspektet e njollosura të saj, i jep filmit një fuqi të vërtetë, një portret që krijon tension dhe po ashtu tregim emocional i sfidave të maskulinitetit përballë kufijve të dhunës dhe ndëshkimit.

16.05.22
19:00
Sami, Joe und Ich (2020)
FilmDiskutim

Sami, Joe and I (2020) / Shteti: Zvicër / Regjisori: Karin Heberlein / Kohëzgjatja: 94 min / Gjuha: zvicerane, gjermanisht / Titrat: anglisht / Hyrja: FALAS

Sami, Joe dhe Leyla janë gati. Gati për një verë vërtet epike pas mbarimit të shkollës dhe gati për të dalë dhe për të rrëmbyer pjesën e tyre të jetës. Por ajo që do të vijë është diametralisht e kundërt me pritshmëritë e tyre dhe me përmasa të ndryshme nga ato që parashikonin. Të vendosura të ngrihen për veten e tyre, tre shoqet zbulojnë se sa të drejtë kishte nëna e Lejlas kur u tha atyre: mbani gjithmonë më shumë ëndrra në shpirtin tuaj sesa realiteti mund të shkatërrojë.

Filmi do të jetë në versionin origjinal, me titra në anglisht.

Shfaqja do të pasohet nga një diskutim me temën: “Diaspora në kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vendet gjermanofolëse”, me Astrit Alihajdaraj, aktor dhe regjisor me bazë në Vjenë dhe Ilir Hasanaj, regjisor me bazë në Zvicër.

14.05.22
20:00
Four Pills At Night (2021)
FilmDiskutim

Four Pills at Night (2021) / Shteti: Kosovë / Regjisori: Leart Rama / Kohëzgjatja: 25 min / Gjuha: Shqip / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Shfaqja e parë speciale në Prishtinë e filmit të shkurtër "Four Pills at Night" me regji nga Leart Rama dhe producente Nita Deda.

Pas shfaqjes së filmit do të kemi një bashkëbisedim të shkurtër me regjisorin dhe producenten e filmit

Sinopsisi:

Me një film për të xhiruar në të ardhmen e afërt, një regjisor zhvillon më shumë se një lidhje profesionale me aktorin e tij. Kur ata shkojnë së bashku në një festë, gjërat marrin një kthesë të papritur.

Iluzioni apo e vërtetë, të dy përfundojnë pa përgjigje!

12.05.22
19:00
Andrei Tarkovsky. A Cinema Prayer (2019)
Film

Andrei Tarkovsky. A Cinema Prayer (2019) / Vendi: Itali / Regjisorë: Andrei A.Tarkovsky / Kohëzgjatja: 97 min / Gjuha: Rusisht / Titra: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

Jeta, arti dhe bota e brendshme e mjeshtrit rus Andrei Tarkovsky eksplorohen përmes fjalëve dhe imazheve të vetë regjisorit në këtë tribut të thjeshtë dhe nderues nga djali i regjisorit, Andrei A. Andrei Tarkovsky. A Cinema Prayer përbëhet nga një pasuri e rrallë arkivore ku për herë të parë zbulohen audio inçizime, fotografi, fragmente filmash dhe pamje nga prapaskenat e krijimit të kryeveprave si The Mirror (1974), Ivan’s Childhood (1962), Andrey Rublev (1966), Solaris (1972), Stalker (1979) dhe Nostalghia (1983), duke zbuluar se si u zhvilluan dhe u realizuan këta filma. Shumica e materialeve vijnë nga arkivat e apartamentit të mëparshëm të Tarkovskit, sot pjesë e Institutit Ndërkombëtar Andrey Tarkovsky i cili menaxhohet nga Andrey A. Tarkovsky.

Dokumentari na dërgon në një udhëtim shpirtëror ku Andrey Tarkovsky flet për kujtimet e tij të para, mendimet e tij për kinemanë, diskuton rëndësinë e fesë dhe spiritualitetit, si dhe artistët që e frymëzuan atë si Shekspiri, Bach dhe Tolstoi. Përmes regjistrimeve të rralla ne jemi afër mendimeve thellësisht personale të regjisorit për tema si ekzistenca, vdekja, feja dhe arti.

11.05.22
19:00
Ars Electronica Animation Festival 2021 on Tour
Film

Festivali i Animacionit Ars Electronica 2021 në turne në Kino ARMATA është një bashkëpunim me Ars Electronica dhe Ministrinë Federale Austriake të Punëve të Jashtme

Ars Electronica është një platformë që punon në kryqëzimin e artit, teknologjisë dhe shoqërisë përmes organizimit të ekspozitave, programeve arsimore dhe projekteve kërkimore të fokusuara në të ardhmen e shoqërive tona. E themeluar në vitin 1979 në Linz si një festival ku është zgjeruar që atëherë  duke përfshirë një laborator dhe një muze kushtuar studimit dhe promovimit të arteve mediatike dhe kulturës dixhitale.

Bazuar në kategorinë e animacionit kompjuterik të konkursit ndërkombëtar Prix Ars Electronica, botët pikturale të animuara kanë qenë një gur themeli i festivalit të artit mediatik Ars Electronica dhe që atëherë janë diskutuar dhe prezantuar në forma të ndryshme. Që nga viti 2005, Festivali i Animacionit Ars Electronica ka sjellë së bashku një program të shumëanshëm në kryqëzimet e animacionit, artit dhe teknologjisë.

Festivali i Animacionit Ars Electronica 2021 në Tour shfaq një përzgjedhje të filmave të shquar të paraqitur në kategorinë e Animacionit Kompjuterik Prix Ars Electronica 2021. Ky turne u realizua në bashkëpunim dhe me falënderime të veçanta për Ministrinë Federale Austriake për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme.

10.05.22
19:00
Music Klip Vol. 8
Music Klip VideoMuzikë

Kino ARMATA vazhdon me serinë e eventeve ku do të shfaqen klipet muzikore (music videos) nga artistë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, si pjesë e një konteksti vizuel ose tematik. Eventet janë të përmuajshme; epizoda e majit është e kuruar nga Brilant Pireva, artist multidisciplinar. Do të keni mundësi të dëgjoni dhe shikoni klipe nga artistë si Massive Attack, Tyler the Creator, The Streets, David Lynch, etj.

07.05.22
20:00
Frisson live performance screening at Kino ARMATA
VideoKoncertMuzikë

Frisson do të rikthehet me këtë NGJARJE EKSKLUZIVE!

Ne jemi duke shfaqur "Vetja". Performancë live e regjistruar më 05 Mars 2021 në Kino ARMATA.

Ky event është një mundësi për të gjithë ju që nuk kishit mundësi të ndiqnit vetë koncertin për shkak të kufizimeve të COVID në atë kohë.

Mblidhni miqtë tuaj dhe bashkohuni me ne në këtë ngjarje të veçantë!

05.05.22
19:00
Unfixed Place, Ambiguous Time / Vigan Nimani
Ekspozitë

Ekspozitë multidisciplinare në tri pjesë, e kuruar nga Seda Yildiz.

Lokacione të ndryshme në Prishtinë: Kino ARMATA, Grand Hotel Prishtina, studio e artistit

Bisedë e hapur me artistin dhe kuratoren në studion e artistit

Vend i pafiksuar, Koha e paqartë shpaloset si tre pjesë të veçanta ekspozite dhe fokusohet në praktikën shumë shtresore artistike te Vigan Nimanit (l. 1981, Prishtinë). Është një mënyrë prezantimi në të cilën shikuesit ftohen të shëtisin midis disa pikave urbane te qytetit gjatë tre ditëve, të përfshira me piktura, muzikë, vizatime dhe fotografi.

I shkolluar si piktor, Vigan Nimani luante në grupin muzikor të muzikës improvizative dhe eksperimentale Tetris, punon si punëtor kulturor në Kino ARMATA dhe drejton një restorant (një zgjerim në studion e tij, duke ekspozuar disa nga pikturat e tij). Që në vitet 2000, ai ka qenë një figurë aktive në formim skena lokale e artit dhe kulturës në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, i cili është zhvilluar nga eksperimentimi dhe vetë-organizimit të banorëve. Lidhja e ngushtë e Nimanit me vendlindjen e tij bëhet e dukshme në artin e tij. Kjo ekspozitë multidisiplinare, për herën e parë, mbledh piktura, vizatime, tinguj dhe fotografi për të marrë një vështrim më të gjerë në praktikën e artistit nga fillimi i viteve 2010 deri më sot.

Zgjedhja e vendeve do të ndihmojë gjithashtu për të zbuluar fokusin tematik te ekspozitës; nocioni i kohës kujtesa kulturore. Kino ARMATA, një ish-kinema në "Shtëpia e Ushtrisë Jugosllave", e cila ishte përdoret më vonë si seli e Kombeve të Bashkuara, do organizojnë një performancë audiovizive. I rrethuar nga pikturat e Nimanit do të ket edhe muzikë live pa e nda publikun nga skena. Grand Hotel Prishtina, një pikë arkitekturore moderniste në të cilen do të ekspozohen

piktura të vogla në dru dhe sipërfaqe tjera. Studio e artistit në qytetin e vjetër do të jetë vendi i takimit për të zhvilluar një bisedë dhe shqyrtoni nga afër modus operandì të tij.

Vigan Nimani (l. 1981, Prishtinë) është artist pamor, muzikant dhe punëtor kulturor me seli në Prishtinë, Kosovë. Kryesisht duke punuar me pikturë, vizatim dhe fotografisë Praktika e Nimanit merret me nocionin e kujtesës dhe të kaluarës nga një këndvështrim jonostalgjik, progresiv. Puna e tij, që zhvillohet përmes fragmentimeve dhe abstraksionit, fton shikuesi të angazhohet në mënyrë aktive në procesin e kuptimbërjes të së kaluarës, në të tashmën.

Seda Yildiz (l. 1989, Stamboll) është një kuratore dhe shkrimtare e artit e pavarur dhe e bazuar në Hamburg. Praktika e saj është frymëzuar nga të menduarit nëpër disiplina duke përfshirë artin, muzikën, dizajnin, letërsinë, kinemanë dhe aktivizmin. Ajo është veçanërisht e interesuar për të marrë pjesë në procese të orientuara, të hapura dhe projekte eksperimentale të cilat nxisin bashkëpunimin dhe shkëmbimin dhe synon të arrijë një audiencë më të gjerë.

29.04.22
19:30
Gjendja punëtore dhe organizimi sindikal në Kosovë
FilmDiskutim

Për 23 vjet ideologjia neoliberale ka formësuar rrënjësisht shoqërinë kosovare. Struktura ekonomike ka ndryshuar nga prodhimi në ekonomi të shërbimit, nga puna me kontrata të përjetshme në ekonomi të “tezgës” e cila karakterizohet me punëtorë/e pa punë të sigurt, pa kontrata afatgjate dhe me të ardhura të pasigurta, më së miri e mëshiruar tek punëtorë/e të vetëpunësuar dhe kontraktime të jashtme, ndërkohë që përkrahja dhe shërbimet sociale janë pothuajse joekzistente. Kjo ideologji ka ndryshuar po ashtu edhe strukturat sociale, normat, kulturën, për t’u reflektuar edhe në organizimin politik.

Kësisoji, në luftë për mbijetesë në këtë realitet socio-ekonomik, punëtoret e punëtorët detyrohen të pranojnë punë me kushte çdo here e më të pafavorshme, e deri tek më të rrezikshmet, duke mos e bërë befasues faktin që në shtatë vitet e fundit rreth 100 punëtorë kanë vdekur dhe mbi 750 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës. Sidomos gratë punëtore, që në një anë iu mohohet kompensimi bazik për punët e shtëpisë, në punë private ballafaqohen me eksploatim sistematik, pagesë më të ulët dhe ngacmime e abuzime seksuale. Përderisa mendja thirret në logjikën që këto kushte i detyrojnë punëtorë e punëtore të marrin veprime të përbashkëta kundër këtij eksploatimi, ne shohim vetëm veprime individuale dhe rrallëherë organizime të mirëfillta kolektive. Sindikatat në anën tjetër tregohen impotente dhe të papërshtatshme për të funksionuar si pikë mobilizuese e klasës punëtore.

Ky diskutim do të japë një pasqyrë mbi gjendjen e punëtorëve dhe punëtoreve në Kosovë karshi realitetit neoliberal, mungesën e mobilizimit dhe organizmit të tyre, si dhe nevojën e organizimit të klasës punëtore në strukturat e reja dhe radikale të rezistencës anti-kapitaliste. Diskutimi do të reflektojë mbi organizimin e gjinizuar të punës në kontekst global dhe atë lokal, pabarazitë e shumëfishta mbi të cilat ushqehet dhe mirëmbahet ky sistem dhe do të ofrojë një shqyrtim kritik mbi organizimin sindikal në Kosovë.

Paneli për diskutim përbëhet nga:
- Lirika Demiri - sociologe, 
- Mirishahe Syla - Hulumtuese dhe aktiviste politike 
- Delegat i Grupit Anarko-Sindikalist i Prishtinës 
Moderimi: Orbis Rexha.

Diskutimit do ti paraprijë dokumentari i shkurtër “Occupy, Resist, Produce” i cili flet mbi okupinin e fabrikës Vio.Me në Selanik nga ana e punëtorëve si dhe rezistencën e tyre për ta mbajtur në kontrollë.

Përshkrimi i dokumentarit:
Vio.Me. në Selanik të Greqisë një kohë prodhonte ngjitës, izolator dhe materiale tjera kimike për nevoja të ndërtimtarisë. Në vitin 2010, gjatë krizës ekonomike, punëtorët kolektivisht largohen nga puna dhe kompania fillon shitjen e aseteve të saja. Në Korrik 2011, punëtorët vendosin të marrin fabrikën në duar të tyre duke e okupuar. Në vitin 2013 punëtorët e Vio.Me krijojnë kolektivin e tyre dhe fillojnë prodhimin e produkteve organike të pastrimit në mënyrë autonome, mirëpo në krahasim nga kooperativat tradicionale, këta të fundit nuk e konsiderojnë fabrikën si pronë të tyre, por si të mirë kolektive që duhet t’i shërbejë komunitetit.

Regjisorë dhe producentë: Dario Azzellini dhe Oliver Ressler
Kamera: Thomas Parb dhe Rudolf Gottsberger
Zërimi: Thanasis Apostolidis, Oliver Ressler
Montazhier: Dario Azzellini and Oliver Ressler
Miksimi i zërit: Rudolf Gottsberger 

28.04.22
20:30
Il Grido (1957)
Antonioni 101 Film

Il Grido (1957) / Shteti: Itali / Regjisor: Michelangelo Antonioni / Kohëzgjatja: 116min. / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

28.04.22
16:30
Show & Tell: The Superstars Of Our Future
Diskutim

Ceremonia përmbyllese e kampanjës #VAJZATNËTIK22
Kjo ceremoni do të përcjellet nga disa prezantime dhe punime të nxënsve te shkollave fillore dhe në fund me muzikë dhe koktej rasti.



 

27.04.22
20:30
Il Deserto Rosso (1964)
Antonioni 101 Film

Il Deserto Rosso (1964) / Shteti: Itali, Francë / Regjisor: Michelangelo Antonioni / Kohëzgjatja: 120 min. / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

26.04.22
20:30
La Notte (1961)
Antonioni 101 Film

La Notte (1961) / Shteti: Itali / Regjisor: Michelangelo Antonioni / Kohëzgjatja: 122min. / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

25.04.22
20:30
L'Avventura (1960)
Antonioni 101 Film

L’avventura (1960) / Shteti: Itali / Regjisor: Michelangelo Antonioni / Kohëzgjatja: 144min. / Gjuha: Italisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS

23.04.22
14:00
Record Store Day 2022 at Kino ARMATA
Muzikë

Kino ARMATA vazhdon traditën e shënimit të Record Store Day, eventit i cili mbahet dy herë në vit prej 2008 (në njërën shtunë të prillit dhe çdo Black Friday në nëntor) me qëllim të festimit të kulturës së mbledhjes së pllakave të gramofonit (vinyls) dhe përkrahjes së dyqaneve të pavarura që shesin ato (fatkeqësisht te ne ka shumë pak të tilla).

Eventi do të jetë gjithëditor duke filluar nga 14:00h dhe do të mbahet brenda/jashtë hapësirës së Kino ARMATA; i ftojmë të gjithë ata që kanë pllaka t'i sjellin ashtu që t'i lëshojmë, shkëmbejmë, shesim ose edhe falim njëri-tjetrit.

VINYL IS FOREVER!

22.04.22
21:00
"Vallja" nga Agim Berisha / Album Promo
KoncertMuzikë

"Vallja" është albumi i dytë i Agim 'Bass' Berisha, muzikë instrumentale e llojit etno jazz, fusion dhe funk.

Instrumentistët:
Agim Berisha - bas kitarë
Visar Kuçi - violinë dhe kitarë
Dukagjin 'Dugi' Muhaxheri - saksofon
Muha Veseli - kitarë
Besim Gashi 'Babuka' - tupana 

20.04.22
19:00
Friday (1995)
Film

Friday (1995) / Shteti: Shtetet e Bashkuara / Regjisor: F. Gary Gray / Kohëzgjatja: 91 min. / Gjuha: Anglisht, Spanjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Është e premte dhe Craig Jones (Ice Cube) sapo është pushuar nga puna për vjedhjen e kutive të kartonit. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, qiraja është ende pa paguar, ai urren të dashurën e tij mbizotëruese, Joi (Paula Jai Parker) dhe shoku i tij më i mirë, Smokey (Chris Tucker), i detyrohet para shitësit lokal të drogës -- dhe kjo është e gjitha para drekës.

Ndërsa orët kalojnë, Jones dhe Smokey përjetojnë gamën e jetës urbane, të kompletuar me përdorues të drogës, të shtëna me armë zjarri dhe pastorë seksualë, të gjitha këto në një të premte të vetme, të pabesueshme.

Friday shënoi debutimin si skenarist të reperit-aktorit Ice Cube (së bashku me DJ Pooh) dhe debutimin artistik regjisorial të F.Gary Grey, i cili më parë kishte punuar vetëm në videoklipe. Gjatë zhvillimit të filmit, Ice Cube dhe DJ Pooh shprehën pakënaqësi në lidhje me portretizimin e getos në film, me filma të tillë si Boyz n the Hood (gjithashtu me protagonist Ice Cube) dhe Colors që e portretizojnë geton si të dhunshëm dhe kërcënues. Ice Cube dhe DJ Pooh mendonin se këta filma nuk portretizonin tablonë e plotë të të jetuarit në geto, duke përjashtuar një element më të lehtë dhe zbavitës, me Ice Cube që më vonë tha, "Ne argëtoheshim në geto. Ne kalonim kohëra shumë të mira në geto."

Si rezultat, ata donin ta kundërshtonin këtë, duke u mbështetur në përvojat personale kur krijonin personazhet dhe pikat e skenarit. Përgatitjet për filmin filluan pasi dyshja ishin në gjendje të siguronin fonde nga New Line Cinema, e cila dha financa në këmbim të një komediani me përvojë në një nga rolet kryesore; Ice Cube dhe DJ Pooh vendosën shpejt për Tucker gjatë casting-ut.

Filmi ishte gjithashtu një sukses komercial, duke fituar 27 milionë dollarë në mbarë botën. Më pas fitoi një ndjekje të madhe kulti, duke frymëzuar meme në internet dhe referenca të pop-kulturës. Filmi lançoi një ekskluzivitet mediatik me vazhdimet e Next Friday (2000) dhe Friday After Next (2002), të cilat gjithashtu kanë fituar një ndjekje kult pavarësisht nga kritikat e tyre negative.

19.04.22
20:30
Honeyland (2019)
Film

Honeyland (2019) / Shteti: Maqedonia e Veriut / Regjisorë: Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska / Kohëzgjatja: 85 min. / Gjuha: Turqisht / Titra: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

Thellë brenda një rajoni të izoluar malor të Ballkanit jeton Hatidze Muratova dhe nëna e saj e sëmurë, në një fshat pa rrugë, rrymë dhe ujë të pijshëm. Ajo është e fundita mes shumë kultivuesve të bletëve të egra, që jeton prej mjaltës së paktë të cilën e nxjerrë dhe shet në qytetin më të afërt - gati katër orë ecje prej vendbanimit të saj. Ekzistenca e thjeshtë e Hatidzes trazohet me ardhjen e familjes shëtitëse, me makinat e tyre të zhurmshme, shtatë fëmijë të rrëmujshëm dhe kope bagëtish. Hatidze me optimizëm mirëpret premtimin për ndryshim, por nuk shkon shumë kohë deri në fillmin e konfliktit i cili shpërfaqë tensionin fundamental mes natyrës dhe njerëzimit, harmonisë dhe kaosit, eksloatimit dhe qëndrueshmërisë.

Film debutues nga dokumentuesit Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, Honeyland është punuar si një ep i ekranizuar por duke ndërtuar bashkëveprim intim mes filmbërësve dhe subjektit. Me sens të befasueshëm humori, ky është portret i vështirë por i butë i balansit delikat mes njeriut dhe natyrës, një segment i jetës e cila është në zhdukje, dhe testament i paharrueshëm i qëndrueshmërisë së kësaj gruaje të jashtëzakonshme.

Honeyland ka fituar shpërblime të shumta në festivale evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara. Ishte filmi i vetëm që fitoi tri shpërblime të ndryshme në Festivalin e Filmit në Sundance 2019. Ishte i nominuar për Filmin më të Mirë të Huaj si kandidat nga Maqedonia e Veriut, si dhe për Filmin më të Mirë Dokumentar në garën për Oscar 2020, duke u bërë dokumentari i parë në histori që pranoi nominime në të dyja kategoritë.

14.04.22
17:00
Promovimi i librit "Prishtinë, Muza Ime"
Libër

Kur një pandemi në vitin 2020 i erdhi botës si mysafire e shëmtuar, libraria “Dukagjini”, bashkë me Komunën e Prishtinës dhe me organizatën “ETEA”, u kërkuan qytetarëve të Prishtinës që të aktivizohen e të bëhen pjesë e aktiviteteve socio-kulturore e, në veçanti, t’i shkruajnë qytetit të tyre.

Nga kjo iniciativë e përbashkët e kërkesë për të shkruar, ne morëm një përgjigje fantastike nga qytetarët e Prishtinës, ku brenda afatit të përcaktuar ne pranuam qindra tregime e poezi për qytetin tonë që pastaj i përmblodhëm e i jetësuam në një libër të përjetimeve me emrin: “Prishtinë, muza ime!” 

Pra, libri është i mbushur me tregime, të cilat janë përzgjedhur nga një juri profesionale dhe shkrimet e përzgjedhura tashmë janë botuar. 

SINOPSIS 

Arbër Selmani - pjesë e jurisë 

“Prishtinës asnjë fjalë nuk i vjen e gënjeshtërt. Nuk ka mashtrime, as ndjenjat nuk manipulohen kur i shkruhet Prishtinës, kur shkruhet për Prishtinën. Prishtinës i mungon një lum, e prapë se prapë ajo është vet lumi i madh i plotnuar me dashuri, me lëvizje njerëzish, me blerim, me perëndime e agime, me trafik dinamik, me parqe e trungje që me buzëqeshje përqafojnë çdo kontakt me njeriun. Sepse Prishtina dhe njeriu i saj ka kohë që jetojnë në simbiozë, nuk gjallërojnë pa njëra tjetrën, se Prishtina secilin e secilën e kthen në shkrimtar, në poet, në tregimtar, në qepës fjalësh e vargjesh.

13.04.22
19:00
Exquisite Corpse: Neo_School
Neo_School Film

“Exquisite Corpse: Neo_School"

TUTOR

Rouzbeh Rashidi

STUDENTËT/ARTISTËT

Kaltrina Berisha

Likana Cana

Laureta Hajrullahu

Kushtrim Haxha

Lulzim Hoti

Bhavini Joshi

Drilon Kurti

Panot Mahmutaj

Era Ramoja

Toska Salihu

Dita Shaqiri

Oresti Zeneli

Donart Zymberi

"Exquisite Corpse: Neo_School" është një film bashkëpunues i realizuar nga studentë të modulit arsimor Neo_School: Experimental & Personal Filmmaking organizuar nga Kino ARMATA midis 1-6 Mars 2022, i frymëzuar nga një lojë me poezi, rrënjët e së cilës mund të gjurmohen në Surrealist/ Lëvizja Dadaiste. Emri "Exquisite Corpse" vjen nga një varg poezie e krijuar duke përdorur këtë teknikë: "The exquisite corpse will drink the young wine".

Exquisite Corpse luhet nga disa njerëz, secili prej të cilëve shkruan një fjalë në një fletë letre, e palos letrën për ta fshehur dhe ia kalon lojtarit tjetër për kontributin e tyre. Në këtë rast, studentët po kontribuojnë me skena të një filmi që ata realizuan, të titulluar me vend kufoma e hollë: Neo_School.

11.04.22
19:00
Notturno (2020)
Film

Notturno (2020) / Shteti: Itali, Gjermani, Francë / Regjisor: Gianfranco Rosi / Kohëzgjatja: 100 min / Gjuha: Arabisht, Kurde /Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

Një grup ushtaresh femra shfaqen duke qëndruar si roje, duke pastruar ndërtesat bosh dhe duke pushuar në kazermat e tyre. Një burrë në një varkë të vogël gjuan për shpend uji teksa dëgjohet zhurma e mitralozëve në distancë. Në një spital psikiatrik, një grupi pacientësh u jepen skenarë për t'i mësuar përmendësh për një shfaqje për gjendjen aktuale të atdheut të tyre dhe tregohen duke provuar pjesët e tyre. Në një shkollë, si një formë terapie, fëmijët vizatojnë piktura grafike të mizorive të luftës dhe i përshkruajnë përvojat e tyre te mësuesi.

I xhiruar gjatë tre viteve midis Sirisë, Irakut, Kurdistanit dhe Libanit, Notturno ndjek njerëz të ndryshëm nga zona pranë zonave të luftës në Lindjen e Mesme, të cilët po përpiqen të rifillojnë jetën e tyre të përditshme. Filmi përcjell Lindjen e Mesme teksa del nga terrori i ISIS-it, por duke mbetur i plagosur nga ndërhyrja e fuqive perëndimore që kishin premtuar kaq shumë.

Metoda e vëzhgimit të regjisorit italiano-amerikan Gianfranco Rosi e lejon atë të krijojë lidhje poetike përtej kufijve; një stërvitje ushtarake që zhvillohet në agim përballet me një grup nënash të pikëlluara që enden në një burg të zbrazët në një procesion të rregullt.

Filmi në një mënyrë poetike tregon atë që kanë të përbashkët të gjithë njerëzit që jetojnë në zonat e luftës: vetminë, tjetërsimin dhe traumën e të mbijetuarëve. Skenat më të fuqishme të filmit janë ato që tregojnë një terapist që punon me fëmijë që kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar tortura nga duart e Isis: ata e tregojnë këtë në vizatimet e tyre.

Notturno pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venedik në shtator 2020. Ai u përzgjodh si kandidaturë italiane për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në ndarjen e 93-të të Academy Awards. 

Gianfranco Rosi është një regjisor italiano-amerikan i filmit dokumentar. Filmi i tij i vitit 2013 Sacro GRA fitoi Luanin e Artë në Festivalin e 70-të të Filmit në Venecia, ndërsa filmi i tij i vitit 2016 Zjarri në Det fitoi Ariun e Artë në Festivalin e 66-të të Filmit në Berlin.

10.04.22
16:00
Promovim i dokumentarit “Okarina e Runikut"
Libër

Promovimi i dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së kantautorit, instrumentistit dhe krijuesit të instrumenteve muzikore, Shaqir Hoti. 

08.04.22
15:00
TER TALKS - Academy
KoncertDiskutim

Në kuadër të eventit “TER Talks” do të shënojmë 8 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Gjatë eventit do të jenë prezent mysafirë nga sfera politike dhe shoqëria civile, si dhe do të preken temat në lidhje me pozitën e Romëve dhe identitetit kulturor të ketij komuniteti në Kosovë.

Në fund te ketij eventi do të performojë bendi i njohur muzikor “Jimmy Band” dhe do të ketë koktej rasti!

07.04.22
19:00
For Sama (2019)
Film

For Sama (2019) / Shteti: Siri, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar / Regjisorë: Waad Al-Kateab, Edward Watts / Kohëzgjatja: 100 min / Gjuha: Arabisht, Anglisht / Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

Për Sama është një rrëfim në vetën e parë që tregon saktësisht se çfarë do të thotë të jetosh në mes të një zone lufte aktive. E thënë drejtpërdrejt nga një perspektivë femërore, filmi gjithashtu ofron një këndvështrim që rrallë shihet në filma rreth konfliktit. Filmi është prodhuar dhe shkruar nga vetë protagonistja, Waad Al-Kateab, e cila po ashtu bëri regjinë e filmit bashkë me Edward Watts. Filmi fokusohet në udhëtimin e Waad Al-Kateab si gazetare dhe rebele në kryengritjen siriane.

Kur ajo fillimisht fillon të filmojë pa qëllim konfliktin e vazhdueshëm të vendit të saj që rritet vazhdimisht në dhunë dhe kompleksitet, al-Kateab është një studente optimiste, 26-vjeçare e armatosur me asgjë tjetër veçse një celular në Universitetin e Aleppos, duke studiuar për të fituar një diplomë biznesi në 2012. Por ndërsa shpresa ia la vendin kaosit, shkatërrimit dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi dhe aleatët e tij, opsionet filluan të dobësohen; revolucioni dukej si një fantazi e largët. E megjithatë, në vend që të largohej si shumë, al-Kateab vendosi të qëndronte pas dhe të luftonte për të ardhmen më të mirë në të cilën ajo besonte.

Kjo është Siria në vitin 2016, me regjimin e Asadit, i mbështetur nga forcat ajrore ruse, duke goditur pa dallim Alepon, duke goditur shtëpi dhe spitale. Waad u zhvendos këtu si studente disa vite më parë, plot shpresë për ndryshim. "Për një kohë kaq të gjatë ne ishim të sigurt se do të fitonim," deklaron ajo, një besim i ndarë nga kolegët aktivistë të kapur në pamjet e celularit të Waad-it.

Kamera e saj kap histori të pabesueshme humbjeje, të qeshurash dhe mbijetese teksa Waad lufton me një zgjedhje të pamundur – nëse do të largohej ose jo nga qyteti për të mbrojtur jetën e vajzës së saj, kur largimi do të thotë të braktisë luftën për liri për të cilën ajo tashmë ka sakrifikuar kaq shumë.

Për Sama bëri histori kur u nominua në katër kategori në çmimet BAFTA, duke e bërë atë dokumentarin më të nominuar ndonjëherë. Filmi u nominua për Çmimin e Akademisë për Filmin më të Mirë Dokumentar në 92th Academy Awards. FOR SAMA u nderua me Çmimin L'Œil d'Or për dokumentarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë 2019.

05.04.22
19:00
Music Klip Vol. 7
Music Klip VideoMuzikë

Kino ARMATA vazhdon me serinë e eventeve ku do të shfaqen klipet muzikore (music videos) nga artistë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, si pjesë e një konteksti vizuel ose tematik. Eventet janë të përmuajshme; epizoda e prillit është e kuruar nga Tesa Kabashi. Do të keni mundësi të dëgjoni dhe shikoni klipe nga artistë si Beck, Janet Jackson, King Krule, Gary Numan, Busta Rhymes, PetShopBoys, etj.