EN

2023

07.02.23
19:00
Samsara (2011) / Part or Apart from Nature
FilmDiskutim

Samsara (2011) / Regjisor: Ron Fricke / Kohëzgjatja: 102 min. / Gjuha: Nuk ka / Titra: Nuk ka / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA dhe DYVÓ prezantojnë serinë e bashkëpunimeve të përmuajshme mbi temën e ndryshimit klimatik dhe ambientit. Çdo muaj do të shfaqen filma që trajtojnë relacionet tona me natyrën, kafshët, mjedisin dhe temat si ndotja plastike dhe ndryshimi klimatik të përcjellura me diskutime dhe reflektime pas shfaqjes së filmit.

Bashkëpunimin e parë e hapim me filmin “Samsara” të regjisorit Ron Fricke, një film poetik mbi jetën industriale që është bërë pjesë e jona e pashmangshme.

Sa jemi të vetëdijshëm për mënyrën si jetojmë, por sa jemi të vetëdijshëm për mënyrën se si konsumojmë si shoqëri? A jemi pjesë e natyrës apo e shohim atë si diçka të ndarë prej nesh të cilën ne mund ta shfrytëzojmë? A janë shprehitë tona të ndryshueshme dhe a mund ta evitojmë bashkë një ngjarje që ndryshe ka mundësi të jetë katastrofale për tokën? Shpresojmë se ky film na frymëzon drejt një ndërgjegjësimi të ri për ambientin rreth nesh.

I filmuar në njëzet e pesë vende gjatë një periudhe pesëvjeçare dhe i vlerësuar për pamjet dhe muzikën e tij magjepsëse, ky film kap si të lodhshmen, ashtu edhe të mrekullueshmen dhe thellësitë më të mëdha të shpirtit njerëzor.

03.02.23
19:00
Return of the Kung Fu Dragon (1976) / Trash Trilogy
Film

Return of the Kung Fu Dragon (1976) / Regjisor: Chick Lim Yu / Kohëzgjatja: 84 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Trash trilogjinë e mbyllim me Return of the Kung Fu Dragon, film tajvanez i vitit 1976 me regji të Chick Lim Yu. Në ishullin idilik Phoenix në detin jugor kinez qyteti i artë bëhet vendlindje e llojit të ri të kung fu. Së shpejti një tiran keqbërës kërcënon paqen dhe harmoninë e këtij qyteti dikur krenar. Gjeneratat rriten dhe princi trim, princesha guximtare dhe një xhuxh me fuqi të jashtëzakonshme bëhen bashkë për ta kthyer mbretërinë njerëzve të saj derisa ata luftojnë me tiranin.

02.02.23
19:00
First Spaceship on Venus (1960) / Trash Trilogy
Film

First Spaceship on Venus (1960) / Regjisor: Kurt Maetzig / Kohëzgjatja: 79 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

First Spaceship on Venus është film fantastiko-shkencor polako/gjerman i vitit 1960, i bazuar në romanin e vitit 1951 The Astronauts nga Stanisław Lem. 

Pasi gjindet një incizues fluturimi antik i cili ka ardhur nga fluturakja, si duket nga Venera, një anije kozmike lëshohet në orbitë. Ekuipazhi zbulon civilizimin e vdekur të Venerës i cili ka ndërtuar një pajisje e cila don ta shaktërroj jetën në Tokë para invazionit. Para se të mund ta ekzekutojnë planin e tyre, ata zhduken në luftën nukleare globale.

01.02.23
19:00
Attack from Space (1964) / Trash Trilogy
Film

Attack from Space (1964) / Regjisor: Teruo Ishii / Kohëzgjatja: 76 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Trilogjinë e trash filmave e fillojmë me Attack from Space (1964), filmin i cili flet për superheroin Starman i cili dërgohet në planetin Emerald për ta mbrojtur tokën nga jashtëtokësorët armiqësor të Galaksisë Sapphire. Sapphire-ët e kidnapojnë Dr. Yamanaka dhe e shtyejnë të përdor fluturaken e tij kundër Tokës. 

Attack from Space ishte montuar për televizionin amerikan nga filmat #5 dhe #6 të serisë japoneze të filmave të shkurtë Super Giant, gjithashtu në regji të Teruo Ishii.

31.01.23
19:00
2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë
FilmDokumentar

“2+1 dokumentarë mbi arkitekturën moderne në Kosovë” prezanton tre dokumentarë të shkurtër mbi objekte të përzgjedhura të arkitekturës moderne. Qëllimi i realizimit të këtij cikli të dokumentarëve është video-dokumentimi i arkitekturës moderne përmes rrëfimeve personale të shfrytëzuesve të ndërtesave moderniste si dhe shpalosjes së pikëvështrimeve të profesionistëve të arkitekturës mbi vlerat dhe rëndësinë e arkitekturës moderne në Kosovë.

1. Dokumentari i shkurtër "Ngjyrat" mbi ndërtesën e Bankosit, Pejë
2. Dokumentari i shkurtër "Vijat" mbi ndërtesën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
3. Dokumentari i shkurtër "Kupollat" mbi ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë

Pas prezentimit të dokumentarëve do të zhvillohet një diskutim mbi rëndësinë e dokumentimit të trashëgimisë moderne.

27.01.23
19:00
KONCERT: Orkestra Frymore Prizreni
KoncertMuzikë

KONCERT / Orkestra Frymore Prizreni

Musa Piperku, Leonard Deda, Jusuf Gërvalla, Simon Gjoni, Johann Sebastian Bach, Astor Piazzolla, Mark Ronson, Jon Bon Jovi, Pharell Williams 

Dirigjent: Edon RAMADANI 

27.01.2023
E premte, 19:00h
Kino ARMATA

Përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës

26.01.23
19:00
Teenagers from Outer Space (1959) / B-Trilogy
Film

Teenagers from Outer Space (1959) / Regjisor: Tom Graeff / Kohëzgjatja: 86 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e B-filmave fantastiko-shkencor përfundon me Teenagers from Outer Space, film i pavarur amerikan bardh e zi i vitit 1959 i distribuar nga Warner Bros. Filmi është prodhuar, shkruar dhe drejtuar nga Tom Graeff, me David Love, Dawn Bender, Bryan Grant, Harvey B. Dunn, Tom Graeff, dhe King Moody në role kryesore.

Në film, tinejxheri jashtëtokësor Derek largohet nga ekipazhi i tij për të kërkuar jetë të re në tokë, derisa njëri nga kolegët e tij dërgohet për ta vrarë atë, në përpjekje për ta zhdukur njerëzimin dhe populluar Tokën me karavidhe gjigante të quajtura Gargonë.

TRIVIA: Buxheti i filmit ishte aq i vogël sa që produksioni nuk pati mundësi të siguroj ndriçim, prandaj skenat e 'natës' janë xhiruar gjatë ditës.

25.01.23
19:00
Voyage to the Planet of Prehistoric Women (1968) / B-Trilogy
Film

Voyage to the Planet of Prehistoric Women (1968) / Regjisor: Peter Bogdanovich / Kohëzgjatja: 78 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e e B-filmave klasik fantastiko-shkencor vazhdon me Voyage to the Planet of Prehistoric Women, film i vitit 1968 me regji të Peter Bogdanovich, verzion i adaptuar i Voyage to the Prehistoric Planet të Curtis Harrington, i cili është në fakt adaptim i filmit rus Planeta Bur të vitit 1962 nga Pavel Klushantsev.

Astronautët zbarkojnë në Venerë ku ballafaqohen me krijesa të rrezikshme dhe gati se takojnë gratë sexy të Venerës. Astronautët vrasin krijesën e cila adhurohet nga gratë e Venerës, të cilat pastaj përpiqen t'i përdorin fuqitë e tyre për t'i vrarë astronautët, por pa sukses. Më në fund, astronautët lëshojnë planetin dhe roboti i tyre i cili është djegur nga flaka e vullkanit shndërrohet në zot nga gratë e Venerës, të cilat veçse kishin shkatërruar bustin e zotit të tyre të kaluar (zogut).

24.01.23
19:00
Plan 9 from Outer Space (1959) / B-Trilogy
Film

Plan 9 from Outer Space (1957) / Regjisor: Edward D. Wood Jr. / Kohëzgjatja: 79 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e B-filmave fantastiko-shkencor fillon me Plan 9 from Outer Space (titulli origjinal Grave Robbers from Outer Space), film i pavarur amerikan bardh e zi fantastiko-shkencor i vitit 1959, i shkruar, i prodhuar, me regji dhe montazhë nga Ed Wood, me Gregory Walcott, Mona McKinnon, Tor Johnson dhe Vampira (Maila Nurmi) në role kryesore. Filmi gjithashtu krediton si aktor pas vdekjes edhe Bela Lugosi (xhirimi pa zë i aktorit është bërë nga Wood për një film tjetër të pakryer para vdekjes së Lugosi në vitin 1956).

Rrëfimi fokusohet në jashtëtokësorët të cilët duan ta ndalin njerëzimin prej krijimit të armës për shkatërrim në masë që mund ta zhdukë universin. Jashtëtokësorët implementojnë "Planin 9", skemë për ringjalljen e të vdekurve në Tokë, të cilëve iu referohen si "vampirë". Duke shkaktuar kaos, jashtëtokësorët shpresojnë se kriza do ta shtyej njerëzimin t'i dëgjoj ata. Nëse jo, jashtëtokësorët do ta shkatërrojnë njerëzimin me armët e të pavdekurve.

Plan 9 from Outer Space u shfaq në televizion pa ndonjë ndikim deri në vitin 1980, kur autorët Harry Medved dhe Michael Medved e cilësuan si "filmi më i keq i prodhuar ndonjëherë" në librin The Golden Turkey Awards. Wood dhe filmi i tij janë shpërblyer pas vdekjes me dy Golden Turkey Awards për Regjisorin më të Keq Ndonjëherë dhe Filmin më të Keq. Ai më vonë është vlerësuar si "epitom i kinemasë aq-e-keqe-sa-që-është-e-mirë" dhe është ngritur në nivel kulti.

20.01.23
19:00
La Chinoise (1967) / Homazh për Jean-Luc Godard
Film

La Chinoise (1967) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 96 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë La Chinoise, film politik francez të vitit 1967 me regji nga Jean-Luc Godard, për një grup aktivistësh maoist në Paris.

La Chinoise është adaptim i romanit Demonët të Fyodor Dostoyevsky nga viti 1872. Në roman, grupi i pesë qytetarëve të pashpresë, secili duke përfaqësuar bindjet dhe personalitetet e ndryshme ideologjike, krijojnë konspiracion për ta rrëzuar regjimin imperial rus përmes fushatës së dhunës së qëndrueshme revolucionare. Filmi është i vendosur në Parisin bashkëkohor dhe ndodhë kryesisht në një banesë të vogël, duke u strukturuar si seri e dialogjeve personale dhe ideologjike duke dramatizuar kontaktet mes pesë studentëve francez—tre meshkujve dhe dy femrave—pjesë të grupit radikal maoist "Aden Arabie Cell" (emër i marrë nga romani Aden, Arabie nga Paul Nizan). FIlmi ka fituar Shpërblimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Venedikut të vitit 1967.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml

19.01.23
19:00
Alphaville (1965) / Homazh për Jean-Luc Godard
Film

Alphaville (1965) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 99 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë Alphaville, film neo-noir fantastiko-shkencor i Valës së Re Franceze nga viti 1965 me regji të Jean-Luc Godard. Në role kryesore janë Eddie Constantine, Anna Karina, Howard Vernon dhe Akim Tamiroff. Filmi e fitoi Ariun e Artë në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 1965.

Alphaville kombinon zhanret e film noir dhe fantastiko-shkencës distopike. Nuk ka pajisje speciale ose aranzhime futuristike; filmi është xhiruar në lokacione të vërteta në Paris, ku rrugët e kryeqytetit shndërrohen në Alphaville, derisa xhamat modernist dhe ndërtesat e betonit (të cilat në vitin 1965 ishin të reja dhe kishin dizajn të çuditshëm arkitektonik) paraqesin enterieret e qytetit. Filmi është vendosur në të ardhmen por personazhet u referohen ngjarjeve të shekullit XX; për shembull, heroi përshkruan veten si veteran i Gadalcanal.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml

18.01.23
19:00
Breathless (1960) / Homazh për Jean-Luc Godard
Film

Breathless (1960) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë Breathless, dramë krimi franceze e vitit 1960 me skenar dhe regji të Jean-Luc Godard. Në role kryesore është Jena-Paul Belmondo si kriminel bredhës i quajtur Michel, dhe Jean Seberg si e dashura e tij amerikane me emrin Patricia. Ky ishte filmi i parë i gjatë i Godard, i cili e bëri Belmondon aktor të njohur.

Breathless është shembull me ndikim i kinemasë së Valës së Re. Ai, së bashku me The 400 Blows të Truffault dhe Hiroshima Mon Amour të Alain Resnais, të dy të prodhuar një vit më herët, solli vëmendje ndërkombëtare mbi stilet e reja të filmbërjes në Francë. Në atë kohë, Breathless tërhoqi vëmendje për stilin e guximshëm vizuel, duke përfshirë përdorimin jokonvencional të montazhës së shpejtë.

Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.

BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml

13.01.23
19:00
The Jazz Singer (1927) / Public Domain 2023
Film

The Jazz Singer (1927) / Regjisor: Alan Crosland / Kohëzgjatja: 89 min. / Gjuha: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë The Jazz Singer, dramë muzikale amerikane me regji të Alan Crosland dhe të prodhuar nga Warner Bros Pictures. ky ishte filmi i parë i gjatë me soundtrack të incizuar dhe sinkronizuar, si dhe këndim dhe të folur të përshtatur (në disa sekuenca të izoluara). Dalja e tij shënoi ngritjen e filmave me zë, me sistemin zë-në-disk të Vitaphone së bashku me gjashtë këngë të performuara nga Al Jolson.

Filmi shtjellon rrëfimin fiksional të Jakie Rabinowitz, një burri të ri i cili refuzon traditat strikte të familjes së tij hebreje. Pas këndimit të këngëve të njohura në kopshtin e birrave, ai dënohet nga babai i tij dhe vendosë të ikë nga shtëpia. Disa vite më vonë, kur e quan veten Jack Robin, ai bëhet këngëtar i talentuar xhazi, duke performuar me fytyrë të zezë. Ai përpiqet të zhvillojë karierë si zbavitës, por ambiciet e tija personale bijnë në konflikt me kërkesat e shtëpisë dhe trashëgimisë së tij.

12.01.23
19:00
The Lodger: A Story of the London Fog (1927) / Public Domain 2023
Film

The Lodger: A Story of the London Fog (1927) / Regjisor: Alfred Hitchcock / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë Lodger: A Story of the London Fog, film britanez pa zë i vitit 1927 me regji të Alfred Hitchcock dhe Marie Ault, Arthur Chesney, June Tripp, Malcolm Keen dhe Ivor Novello në role kryesore. Filmi është i bazuar në romanin Lodger nga Marie Belloc Lowndes të vitit 1913 dhe shfaqjen Who Is He? të bashkëshkruar me Belloc Lowndes. Ngjarja shtjellon ndjekjen e vrasësit serik në Londër të ngjashëm me Jack the Ripper.

Si trilleri i parë i Hitchcock, ky film e bën të njoftur si regjisor. Pas daljes, revista Bioscope shkruan: "Ky film ka mundësi të jetë prodhimi më i mirë britanik ndonjëherë". Këtu Hitchcock bën paraqitjen e parë të tij në film; është i ulur në një redaksi lajmesh, si dhe për një çast paraqitet në turmë njerëzish kur arrestohet aktori kryesor.

11.01.23
19:00
Metropolis (1927) / Public Domain 2023
Film

Metropolis (1927) / Regjisor: Fritz Lang / Kohëzgjatja: 153 min. / Tabelat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë Metropolis, filmin fantastiko-shkecor gjerman me regji nga Fritz Lang dhe skenar nga Thea von Harbou në bashkëpunim me Lang nga romani me të njejtin emër i vitit 1925 të von Harbou. Ky film pa zë konsiderohet si pionier në domenin fantastiko-shkecor, duke qenë njëri ndër filmat e parë të gjatë të këtij zhanri.

I prodhuar në Gjermani gjatë periudhës së Weimar, Metropolis ndodhë në një distopia futuristike urbane dhe ndjekë përpjekjet e Freeder, birit të pasur të ushëheqësit të qytetit, dhe Marias, të bekuares së punëtorëve, për ta zhdukur ndarjen e madhe mes klasave të qytetit të tyre dhe për t'i afruar punëtorët me Joh Fredersen, udhëheqësit të qytetit. Mesazhi i filmit përmbledhet në titrin e fundit: "Ndërmjetësuesi mes kokës dhe dorës duhet të jetë zemra".