Muaji janar na bëri bashkë rreth filmave që kanë nxitur diskutime, debate, komentime nga më të ndryshmet. Kineto, si gjithëherë, me filmin në qendër nuk
Pse Kinematografia e jo Kinemaja?
Pse aparati e jo produkti? A ja vlen të vihet theksi kaq shumë mbi procesin e filmbërjes, kur ai, jo domosdoshmërisht - ose hiç - e reflekton informimin final të një vepre artistike. Mbase, përdorimi i termit Kinematografi bëhet për t'i dhënë hapësirë dhe peshë aktit të të pamurit, kognicionit, ndjenjës: marrëdhënies mes syrit, imazhit dhe si i japim kuptim asaj që shohim, përmes asaj që kapë kamera. Kur mendojmë kështu, fjala Kinematografi tingëllon më fuqishëm dhe bëhet edhe më e afërt sepse e përkthen filmin si zhvillim e jo vepër të mbyllur, diçka që nuk i dihet haku kurrë plotësisht. Operohet nga një dorë. Interpretohet nga një sy dhe pastaj nga një tjetër. Duket sikur termi Kinematografi e lejon filmin të frymojë si proces i vazhdueshëm krijues, i cili nuk mbaron por fillon në ekranin e madh. Na afron me filmin, filmbërjen si tërësi që kërkon vëmendje, sy dhe duar të durueshme; një zanat që vazhdimisht zbulon mënyra të reja të kapjes së tregimeve duke pasë guxim t'u jap rëndesi të gjitha proceseve dhe profesionistëve që e ndërtojnë atë.
Blerta Haziraj
Pse Kinemaja e jo Kinematografia?
Spjegimi është shumë i thjeshtë: kinematografia është vetëm nj aspekt i filmbërjes. Andaj, është term i gabuar kur i referohemi filmit apo kinemasë si tërësu. Në gjuhën angleze, cinematography do të thotë aspekti vizual i filmit dhe për këtë arsye ka edhe çmim Oskar që ipet pikërisht për këtë kategori, që i ndahet kinematografit apo dreitorit të fotografisë. Për shembull, Dante Spinotti ka bërë punë mjeshtërore në kinematografi në filmin 'Manhunter'. Në vend se të themi kinematografia italiane, duhet të themi kinemaja italiane apo filmi italian. Po ashtu, në vend se të themi kinematografia e David Lynch, duhet të themi filmografia e David Lynch.
Lumi Haliti