Neo_School platforma e edukimit në Kino ARMATA është vazhdim i logjikshëm i punës tonë në ndërtimin e bazës kreative për krijuesë, artistë, punëtorë kulturor, etj. Në vitin 2020, me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Kino ARMATA është pajisur me kamera, audio pajisje, njësi montazhi, etj. që I mundësojnë të gjithë pjesëmarrësve të Neo_School realizim teknik FALAS të filmit, audio track ose eseve fotografike të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo_School janë liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguron se pjesëmarrësit do të marrin udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në filmik, zë ose tingull, fotografi ose ndonjë medium tjetër.
Pjesëmarrësit e Neo_School në modulet prej prodhimit të filmave të shkurtë dokumentar dhe tingullit elktronik deri te fotografia dokumentare dhe filmi eksperimental & personal, ndjekin ligjërata mbi mënyrën e krijimit të narracionit dhe zhvillimit të skenarit, hulumtimin dhe aspektin gazetaresk të filmit dokumentar, regjinë, punën me kamerë, montazhin, audio incizimin, si dhe aspektet e ndryshme të produksionit. Gjatë moduleve studentët realizojnë idetë e tyre nën mentorimin e stafit të Kino ARMATA, përfshirë punën e drejtëpërdrejtë në teren me kamera filmike dhe fotografike, audio pajisje, si dhe më vonë në montazh filmik dhe zhvillim të muzikës. Në fund të këtij cikli pesë-javor bëhet prezentimi i filmave dhe ndarja e përvojave nga ky proces.