EN

KINETO

Në maj 2021 Kino ARMATA filloi me organizimin e komunitetit të entuziastëve të filmit rreth projektit KINETO, një klub të mendimit kritik i cili ka për qëllim që përmes shfaqjeve filmike të diskutojë mbi çështjet e zhvillimit shoqëror. Të dielet pasdite janë të rezervuara për shfaqjet e klubit, përfshirë filmat e Pasolini, Ozu, Kaufman, Tarkovsky, Lanthimos, Kubrick, etj.

KINETO është projekt i komunitetit ku mund të anëtarësoheni duke plotësuar formën nga poshtë. Anëtarët pastaj njoftohen mbi filmin e planifikuar, si dhe datën dhe orën e shfaqjes. Vetëm anëtarët e regjistruar kanë mundësi të marrin pjesë në shfaqje filmike. Fillimisht Kino ARMATA drejtoi diskursin kuratorial dhe kritik, por gradualisht komuniteti i krijuar filloi të organizojë mënyrën e funksionimit të KINETO.