EN

Free Jazz Explosion

Free Jazz Explosion ishte event i dedikuar free-jazz muzikësi i mbajtur në Kino ARMATA në nëntor 2019, i cili ndërtoi dialog drejtë klimaksit kolektiv të kreativitetit dhe komunikimit (ose Pulsit) përmes fuzionit të elementeve muzike të cilat sfidojnë teorinë e përbashkët muzikore. Sikur që free-jazz shpërfilli strukturat harmonike për të gjetur forma të reja në konstruksione poliritmike, Explosion ishte ushtrim 48-orësh për t’i mundësuar vetes dhe audiences të punojnë përtej fushave të verifikuara kognitive. Duke parafrazuar vibrafonistin dhe kompozitorin Gunter Hampel, ai ishte kërkim për momentumin kur më e rëndësishmja ishte kush është më i zhurmshmi në skenë. Eventi përbëhej nga muzika dhe ligjërata e legjendës së improvizimit në free jazz Dror Feiler, free form jazz eksploziv nga Jooklo Duo, muzikë improvizuese nga Brunberg, ligjërata mbi historinë shoqërore të free Jazz nga Sezgin Boynik dhe Taneli Viitahuhta, si dhe shfaqje të kult filmit mbi free jazz të Ron Mann "Imagine the Sound" (1981).