28.02.22
News
Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.
Filmat e Agnès Varda, Louis Malle, Jacques Rivette, François Truffaut dhe autorë tjerë të French New Wave do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore '101' në Kino ARMATA. Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.
Filmat nga seria 'Truffaut Tetralogy', me regji të François Truffaut, do të shfaqen në Kino ARMATA gjatë javës që fillon më 28 shkurt 2022 dhe përfshijnë:
E hënë, 28 shkurt, 19:00h
"Jules et Jim" (1961), 105 min.E martë, 1 mars, 19:00h
Le Dernier métro (1980), 128 min.E mërkurë, 2 mars, 19:00h
"Les Quatre cents coups" (1958), 93 min.E enjte, 3 mars, 19:00h
"Vivement dimanche" (1982), 111 min.
Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
François Truffaut (1932–1984) ishte regjisor, skenarist, aktor dhe kritik filmi francez, i cili u bë figura kryesore e lëvizjes New Wave me filmat e vlerësuar si The 400 Blows dhe Jules and Jim. Filmi i tij i vitit 1973 Day for Night fitoi Oscar për Filmin më të Mirë të Huaj, derisa punët e mëvonshme përfshijnë Small Change, The Last Metro and The Woman Next Door. Veprat pas vdekjes mbi jetën e tij janë dokumentarët François Truffaut: Stolen Portraits (1993) dhe Two in the Wave (2010, i cili gjithashtu tregon profilin e regjisorit Jean-Luc Godard), si dhe biografia Truffaut nga viti 1999.
Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.