EN

NJIHUNI ME MENTORËT E PUNËTORISË SKENA

NJIHUNI ME LIGJËRUESIT DHE MENTORËT E PUNËTORISË SKENA (2-20 MARS, 2026) 

Visar Morina (Mentor udhëheqës), Leart Rama (Mentor teknik), Enis Saraçi (Mentor i montazhës) dhe Kushtrim Haxha (Mbikëqyrës në set) do t'i shoqërojnë pjesëmarrësit përgjatë gjithë procesit krijues, nga ideja fillestare deri te zhvillimi, realizimi dhe prezantimi i skenave, përmes diskutimeve, analizave, mentorimit individual dhe punës praktike dhe grupore. 

Lexoni biografitë dhe angazhimin e tyre në punëtorinë SKENA.

-

MEET THE MENTORS OF SKENA WORKSHOP

VISAR MORINA / MENTOR UDHËHEQËS

Visar Morina ka lindur në Prishtinë dhe jeton e vepron në Këln, Gjermani. Nga viti 2004 deri më 2010 ai studioi film në Academy of Media Arts Cologne, gjatë së cilës periudhë punoi në projekte të ndryshme filmi dhe teatri si asistent regjisor në Schauspiel Köln dhe Volksbühne Berlin, ndër të tjera. Filmi i tij i diplomës DER SCHÜBLING (Death by Suffocation) u vlerësua me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë “Most Surprising International Film of the Year” në Odense International Film Festival në vitin 2010. Filmi i tij i shkurtër Of Dogs and Wallpaper (2013) u përzgjodh në International Short Film Competition në Locarno IFF dhe u nominua për German Short Film Award në vitin 2014. Filmi i tij i parë artistik Babai (2015) pati premierë me jehone të madhe kritike dhe fitoi çmimin Best Director në Karlovy Vary IFF, si dhe Best Director, Best Script dhe Best Actor në FilmFest München, ndër të tjera. Filmi i tij i dytë artistik Exile (2020) pati premierë në Sundance Film Festival, ndërsa premierën botërore në të njëjtin festival e pati edhe filmi i tij i fundit, Shame and Money, për të cilin u vlerësua me çmimin World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic.

LEART RAMA / MENTOR TEKNIK

Leart Rama është regjisor nga Kosova. Praktika e tij filmike fokusohet në ndërtimin e atmosferës, ritmit dhe tensionit emocional, duke e trajtuar filmin si një hapësirë ndjesore ku imazhi dhe koha mbartin kuptimin. Filmat e tij shpesh qëndrojnë në zona paqartësie, duke eksploruar brishtësinë, izolimin dhe konfliktet e brendshme të personazheve. Qasja e tij ndaj filmit është e ndikuar thellë nga mënyra se si dëgjohet një skenë. Dizajni i zërit zë një vend qendror në strukturën narrative të veprave të tij. Përveç punës si regjisor, Leart angazhohet edhe me tingullin si DJ dhe producent, duke e përdorur muzikën si vazhdimësi të të menduarit kinematografik. Kjo lidhje mes filmit dhe zërit përshkon gjithë praktikën e tij artistike. Learti është themelues i Katarzë Films, i label-it dhe kolektivit blissblissbliss, si dhe bashkë-kurator i DokuNights në DokuFest.

ENIS SARAÇI / MENTOR I MONTAZHËS

Enis Saraçi është montazher filmi i pavarur nga Kosova, i lindur në vitin 1992. Ai ka përfunduar studimet e masterit në Montazh në FAMU në Pragë dhe ka përvojë në montimin e filmave fiktivë dhe dokumentarë që nga viti 2014. Me kontributin e tij si montazher, punët e tij kanë rrëmbyer çmime në festivale të mëdha, duke përfshirë Cannes, Sundance, Berlinale dhe Toronto. Filmat e tij të dalluar përfshijnë filmin artistik "Zgjoi", me regji nga Blerta Basholli, fituese e trefishtë në Sundance. Filmi është renditur gjithashtu në listën e ngushtë për nominimin Oscar. Ai ka punuar gjithashtu në filmat e shkurtër të Samir Karahodës "Pa vend" dhe "Rrugës", të dy konkurruent për Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Në njohje të kontributeve të tij, Saraçi u nderua me Çmimin Vjetor të Kinematografisë nga Ministria e Kulturës e Kosovës në vitin 2023.

KUSHTRIM HAXHA / MBIKQYRËS I SETIT

Kushtrim Haxha ka përfunduar studimet për Regji Filmi në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përvojë si Asistent i Parë i Kamerës në disa filma të gjatë dhe të shkurtër artistikë. Përmes kësaj përvoje, ai ka kuptuar mirë se si funksionon procesi i krijimit të një filmi dhe rëndësinë e bashkëpunimit në set.Kjo përvojë e ka ndihmuar të zhvillojë një aftësi të veçantë në fushën e fotografisë dhe ta njohë më mirë kinematografinë, përdorimin e kamerës dhe gjithë procesin e transformimit të një ideje nga skenari në film.

Thirrja vazhdon të jetë e hapur deri me 10 shkurt. Na shkruani për çdo pyetje, sqarim apo informatë shtesë.

APLIKONI KËTU.

-