06.10.21
News
Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e ri me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.
Filmat e Jean-Pierre Melville, François Truffaut, Jean-Luc Godard, etj. do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore ‘101’ në Kino ARMATA. Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
Filmat nga seria ‘Marker 101’, me regji të Chris Marker, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 11-20 tetor 2021 dhe përfshijnë:
E hënë, 11 tetor, 19:00h
“Lettre de Sibérie” (1958), 67 min.E martë, 12 tetor, 19:00h
“La Sixième face du Pentagone” (1967), 27 min.
“La Jetee” (1962), 28 min.E martë, 19 tetor, 19:00h
“Level Five” (1996) / 105 min.E mërkurë, 20 tetor, 19:00h
“Sans soleil” (1982) / 100 min.E hënë, 25 tetor, 19:00h
“Le Fond de l'air est rouge” (1977) / 180 min.
Chris Marker (1921–2012) ishte shkrimtar, fotograf, regjisor dokumentarësh, artist multimedial dhe eseist francez i filmit. Filmat e tij më të njohur janë La Jetée (1962), A Grin Without a Cat (1977) dhe Sans Soleil (1983). Marker është zakonisht i asociuar me Bregun e Majtë të New Wave Francez të viteve 1950 dhe 1960, që përfshinte regjisorë si Alain Resnais, Agnès Varda dhe Jacques Demy. Shoku i tij dhe bashkëpunëtori i kohëpaskohshëm Alain Resnais e quajti “prototip i njeriut të shekullit XXI”. Teoristi i filmit Roy Armes ka thënë për të: “Marker ishte i paklasifikueshëm sepse ishte unik... Kinemaja Franceze ka dramatistë dhe poetë, teknikë dhe autobiografë, por vetëm një eseist të vërtet: Chris Marker”.
Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.