EN

BRESSON 101 / Java e filmave të Robert Bresson

BRESSON 101 / The week of films by Robert Bresson

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Filmat nga seria ‘BRESSON 101’ me regji të Robert Bresson, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 20–24 janar 2020 dhe përfshijnë:

E hënë, 20 janar, 20:00h
“Les Dames du Bois de Boulogne” (1945), 84 min.

E martë, 21 janar, 20:00h
“Pickpocket” (1959), 75 min.

E mërkurë, 22 janar, 20:00h
“Au Hasard Balthazar” (1966), 95 min.

E enjte, 23 janar, 20:00h
“Lancelot du Lac” (1974), 85 min.

E premte, 24 janar, 20:00h
“L'Argent” (1983), 83 min.

Robert Bresson (1901–1999) ishte ndër filmbërësit më të respektuar francez të të gjitha kohërave; aktorët e tij joprofesionistë, elipset, dhe përdorimi i paktë i muzikës bënë që puna e tij të konsiderohet si paraardhëse e filmit minimalist. Bresson ishte trajnuar si piktor para se të kalonte në film si skenarist, duke prodhuar filmin e shkurtë Public Affairs në vitin 1934. Pasi kaloi më shumë se një vit si i burgosur gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai debutoi me Angels of Sin (1943). Filmi i tij i ardhshëm, Les Dames du Bois de Boulogne (1945), do të ishte i fundit kur ai do të punonte me aktorë profesionistë. Nga Journal d'un cure de campagne (1951) tutje, ai krijoi stil unik minimalist ku gjithëçka pos pjesëve esenciale largoheshin nga filmi (shpesh, detajet kryesore vetëm tregoheshin me fjalë), ku aktorët (ai i quante ‘modelë’) jepnin qëllimisht performanca të zbehta dhe pa emocione. Ky ishte stil i vështirë, sfidues dhe jashtëzakonisht personal, për shkak të cilit filmat e tij nuk gjetën popullaritet të madh (mesatarisht ai prodhonte një film çdo pesë vite), por ai konsiderohet kult regjisor ndër kritikë të cilët e shohin si njërin ndër artistët më të mëdhenj në historinë e kinemasë. Ai u penzionua në vitin 1980, pasi nuk iu financua adaptimi i shumë-përgatitur i Book of Genesis.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.